"U lodhe?"-i shkruajti Hajdi Aidenit.Ishte pasdite e kishin me ore te tera,qe shkruanin.Ndonese Aiden i kthente mesazhet paksa me vonese per shkak se ishte i zene ne pune,serisht kishin folur shume.
"Pak po"-tha ai.E ne ate moment e la telefonin ne toke sa te rregullonte nje pjese poshte nje makine.Nderkohe Hajdi e la te shkruajturin dhe vendosi ta telefonoj.Te degjuarit zerin e dikujt tjeter ishte nje ndjesi teper pozitive.Dukej sikur zeri i Hajdit pasqyronte nje qetesi shpirti nepermjet valeve,te pakten per Aidenin keshtu ishte.
Pastroi paksa duart ne kominoshet tanime te bera pis dhe mori telefonin duke vazhduar edhe punen.
"Hajd"-foli ai.
"Aiden u lodha duke shkruar"-qeshi ajo,"Ne fakt doja te te flisja per dicka e mendoj se eshte me mire te ta them me ze"-ktheu qendrimin ne serioz.Aiden la leven qe kishte ne dore dhe doli nga poshte makines ku ishte futur.U ul ne nje nga fucite prej hekuri,qe i perdorte si karrige dhe po e degjonte me vemendje.
"Me thuaj"-tha Aiden.
"E ke parasysh historine qe te kam treguar ne fillim?"-e ne ate moment memoria u kthye ne ca kujtime.Ne ca momente kur kishin qene prane njeri-tjetrit teper te qeshur e te gezuar,perpara se e gjithe kjo ngaterrese t'i shqetesonte.
"Historine? Per babin? Dashurine?Kenga?"-e pyeti ai.Kishin folur per shume gjera e ndoshta ishte e veshtire te saktesoje se per cilen behej fjale.
"Dashurine e pare"-tha Hajdi dhe keto fjale ngjallen shume ndjenja per Aidenin.Ndoshta ajo vertet ndjente te njejten gje si ai.Ose ose thjesht do vazhdonte ti tregonte momente te tjera rreth historise se saj.Ne ate moment Aiden u emocionua pak.Rrallehere ndodh tek djemte e aq me teper tek nje djale qe s'kishte dashuruar me pare.
"Xhorxhi..ai ka qene dashuria ime e pare.Ta kam thene dhe.."-Hajdi po ndihej disi ne siklet per t'ia shpjeguar historine atij.
"Po?"-tha Aiden me ton preres,por ne te njejten kohe si ti thonte te vazhdonte pa problem.
"Une e takova ate sot.Qe kur mbaroi kjo historia e mafias ka qene gati cdo dite te shtepia ime bashke miqte e mi.E si te thuash ka qene nje mbeshtetje e madhe per mua.."-ndonese Hajdi nuk e kuptonte disa prej fjaleve qe thoshte i vinin Aidenit si thike ne zemer.Megjithate po duronte.Po i bente balle si burre qe eshte.Burrat nuk perulen,nuk dorezohen,nuk qajne...
"Por une nuk e di.Supozohej qe duhet te vdisja nga lumturia.Ndoshta eshte edhe nga gjendja qe kam kaluar,por ..vertet se di!"
"C'te ka thene ai?"-e pyeti Aiden me nje force te madhe duke mbajtur emocionet te ngurta.
"Me ka perqafuar.Eshte sjelle me mua sic sillej kur .."-dhe Aiden nuk e lejoi ta perfundonte duke kaluar sa nga njera pyetje ne tjetren,ndonese pesha e pyetjeve qe kalonte sa vinte e behej me e madhe.
"Te ka thene se do te kthehet me ty ? Se te do? E te tjera?"
"Xhorxhi? Jo,por..."
"Po ti c'ndjen per te ?"-Aiden nuk ndalej.Emocionet e mbanin lidhur,por serisht nuk mundej.
"Nuk e di.Ndjej..Aiden se di.Do doja shume te te ktheja nje pergjigje,por nuk e di" Ne ate moment u step duke nderruar biseden.Ndoshta kishte zgjedhur personin e gabuar per ti shprehur pikerisht kete gje.E ndjente e po ashtu e vinte re ne pergjigjet e Aidenit.
"Aiden.."-foli ajo me pas,por ky i fundit vendosi te mos e vazhdonte me kete bisede.Epo ndoshta ishte e vertete.Te shkruash me dike eshte me e thjeshte se ti degjosh zerin a ta shohesh ne sy.Ne shkrim te gjithe jane shkrimtare e poete te talentuar ,po kur vjen puna tek leximi i syve e levizja e buzeve,tingujt nuk arrin te lidhen me njeri-tjetrin as per te leshuar nje pasthirrme.Zemra dridhet,lotet bien,por buzet...zeri nuk del.
"Hajd te shkruaj une se me erdhen njerez ne oficine"-tha duke e mbyllur telefonin.Fshiu pak ca lot qe i kishin rene e vendosi te mos e preke me telefonin te pakten per ca ore,sa te perhumbej diku me pune.
Hyri serisht poshte makines duke u marre me ca pajisje makinash.Me ore te tera punoi e nuk ndjeu lodhje fizike.Rreth ores 4 pasdite nje burre hyn ne oficinen e tij.Nje ze i njohur therret :"Aiden bir!" Ky i fundit del me shpejtesi nga makina e sheh burrin perballe.Ishte Xha Tani,nje mik i ngushte i babit te tij te ndjere,por qe per Aidenin ka qene gjithmone nje baba i dyte.
"Xhaxha!"-u hodh ne krahet e tij ne nje perqafim teper te munguar.
"Biri im! Si je? Cfare ben? E more paksa veten? Mbeta teper ne merak kur mora vesh se c'ndodhi.Lidia mistrecja s'me tregoi kur erdhi ate dite"
"Mire jam,xhaxha.E madhja kaloi.Si je ti? Si shkon? Lodhesh? Merzitesh?"
E nderkohe te dy u ulen ne fucite prej hekuri.Aiden i sherbeu kafe dhe nisen te bisedonin.
"Ke ngrene gje bir?"-pyeti xha Tani.
"Pak.S'kam shume uri"-ia ktheu Aiden.
"Gjume? Ke fjetur mire keto dite?"-vazhdoi me pyetjet.
"Mire te themi.Kam qene disi ne siklet.Ndonjehere ftohte e ndonjehere vape..Ti si ke qene?" Pa e vene re syte e xha Tanit ishin ngulur ne fundit e kraharorit te Aidenit ku ishte plaga.Ndonese s'kishte ndjere gje,plaga kishte depertuar gjak nga lodhja e teper e dukej mbi kominoshet.
"Ke ngrene pica?"-pyeti xha Tani edhe pse e kuptoi situaten.
"Jo?"-tha ai i habitur.
"Je ber me gja...me salce"-dhe i drejtoi gishtin te plaga.
"E kuptoj bir.Por te lutem bej kujdes me plagen.E ke marre nga mafia?"-pyeti ai.Aiden pohoi me koke.
"S'ke fjetur shume,s'ke oreks,plaga te rrjedh,por ti se ndjen...e di c'do te thoshte e gjithe kjo ne kohen time?"
"Cfare?"-pyeti Aiden.
"Mos! Paske rene ne dashuri!"-tha xha Tani e te dy qeshen.Ndonese kishin diference moshe ata bene nje bisede rreth dashurise si dy shoke.Aiden i tregoi xha Tanit per Hajdin e ndjenjat qe kishte per te.
YOU ARE READING
Ngaterrese Mafiozesh✔️
RomanceHajdi feston ditelindjen e saj te 20-te nen shoqerine e nje bastisje mafiozesh.Nje ngaterrese e vogel perplas dy njerez te ndryshem duke nisur nje histori shume te bukur dashurie. Cover by : LauritHyseni ❤️