17.Me ne fund!

623 52 29
                                    

Aiden u largua nga ai vend..Vrapoi.Vrapoi pa e kthyer koken pas.Pa menduar nese dikush ishte pas tij a nese po e ndiqnin.Tanime nuk i interesonte asgje.Donte vetem te shijonte perqafimin e nenes se tij dhe te shihte te motren.Rruga dukej e pafundme.Eci dhe ca dhe pa parkun me te afert me lagjen e tij.Fatmiresisht ishte ne rrugen e duhur.

Aty buze detit,ulur ne nje nga stolat e drunjte ishte nje vajze.Ai ngriti koken dhe syte iu perplasen me ngjyren kafe te syve te saj.Nje shikim lutes,me syte qe i lotonin e me nje zemer te lenduar.Dallohej ne tiparet e saj qe ishte e lodhur.Ajo nuk foli e as Aiden nuk gjeti mundesi per t'u shprehur.Pas pak castesh ajo u hodh ne krahet e tij duke e shtrenguar fort e duke mbeshtjellur duart ne kraharorin e tij.Aiden iu bashkua perqafimit duke marre fryme thelle e duke e afruar me prane vetes.Lotet ne syte e saj shperthyen si nje ujevare edhe me rrjedhshem.

"Kaloi,kaloi.."-iu drejtua Aiden.E sigurisht ishte Hajdi.Kjo e fundit vazhdonte te perjetonte 'makthin' e asaj loje te shpifur qe dikush shume i rendesishem i kishte bere.

"Qaj,qetesohu!"-mundohej Aiden ta ngushellonte.Ajo tashme e kishte lirine,por serisht u dorezua ne krahet e Aidenit,ne perqafimin e tij.

"Ecim?"-i pershperiti lehte ne vesh,"Mbaroi gjithcka"-perfundoi Aiden e te dy ecen per tek shtepia e Aidenit.Hajdi mbante doren mbeshtetur ne krahun e Aidenit dhe koken ne shpatullat e tij.

"Me fal Aiden!"-tha ajo pa e pare ne sy,por me nje gjysme zeri te lodhur.

"Shh mbaroi tani!"-ndonese ato fjale i kishin mbetur ne mendje,serisht ne nje gjendje te tille te Hajdit ai nuk do te hakmerrej a ta lendonte me shume.Mberriten te shtepia e tij,ku te gjithe u ngriten ne kembe dhe vrapuan drejt tyre.E tanime lotet shperthyen edhe me shume nga te gjithe,por fatmiresisht ishin lot gezimi.Ishte nje ndjesi teper qetesuese te shihje familjen e njerezit e tu me te dashur te ishin aty per ty me dite e nete te tera pa gjume,duke pritur se ne nje moment a ne nje tjeter femijet e tyre do ktheheshin.

"Me ne fund!"-bertiti Kevin dhe u hodh ne krahet e Hajdit,"Ti hutaqe na bere merak"-tha me shaka.E pas perqafimeve brenda familjes Aiden dhe Hajdi duhet te takonin edhe familjet e njeri-tjetrit.Hajdi ishte njohur paksa me te emen dhe motren e Aidenit e ndersa ky i fundit si kishte pare asnjehere prinderit e Hajdit.

"Gezohem qe je mire djalosh!"-tha zoti Klajd,nderkohe e mori me mend qe ai ishte i ati i Hajdit.

"Bije e bukur!"-tha e ema e Aidenit dhe e perqafoi Hajdin fort,"Me vjen shume keq e dashur!U bera merak per ty qe atehere qe na e tregove historine e jo me kur ndodhi vertet"-tha zonja me miresjellje.E sigurisht nga ato fjalet e embla te nenave edhe zonja Ada i dha doren Aidenit.

Pas pak castesh te gjithe hyne ne shtepine e Aidenit.Diskutimet si "Kush ju rrembeu?Si u sollen me ju?" i lane per me vone.E vetmja gje qe kishte rendesi ishte qe ata ishin kthyer dhe ishin mire.Aiden u nderrua e beri nje dush e nderkohe Lidia ndihmoi Hajdin me veshje te pastra.

"Duam t'ju falenderojme,qe na keni lene te qendrojme ketu derisa Hajdi te kthehej.Jeni vertete njerez te mire e te sjellshem.Jam e bindur qe nese do kishte qene dikush tjeter ne vendin tuaj,s'do na pranonin ne nje situate te tille.."-tha zoti Klajdi.

"Hajdi eshte shume vajze e mire.Besoj se edhe ju do vepronit njesoj"-tha e ema e Aidenit,"Qendroni dhe sot ketu! Te cmallemi njehere e mire me te dy"-tha serisht ajo,por familja e Hajdi u ndje ne siklet.

"Po une do vi t'ju vizitoj prap"-iu drejtua Hajdi e qeshur.

"Te kam perzemer,bije.Por te lutem mos ma prish sot"-tha ajo e Hajdi pohoi me koke.Keshtu Lidia dhe Hajdi ndihmuan dy mamate per gatimin,tavolinen e cdo gje tjeter.

Ne nje moment Hajdi u spostua menjane per te folur me Aidenin.Ky i fundit ishte ne dhomen e tij duke u nderruar.Dera ishte pak e hapur e s'dukej nese kishte njeri brenda.Hajdi hapi deren e pa Aidenin pa bluze.Qendroi nje moment e hutuar nga format e tij trupore,por me pas u skuq pasi Aiden u kthye nga ajo.Vendosi doren perpara fytyres e turperuar dhe priti sa veshi bluzen.

"U vesha,u vesha!"-qeshi.

"Mund te hyj?"-foli Hajdi.

"Ke ca qe ke hyre mendoj.."-qeshi serisht Aiden.Hajdi mbylli deren dhe ndenji perballe Aidenit.

"Si te liruan?"-pyeti ajo tanime pa te qeshura.

"U perballa serisht me te.Ashtu si heren e pare dhe..."-ngurroi si fillim te pergjigjej,por me pas shtoi : "Me tha se te donte shume.Ti je shume e rendesishme per te.S'duhet te kisha qene prane teje..."-me fjaline e fundit mori pak fryme.Hajdi iu pergjigj menjehere :

"Aiden c'po thua? Ti s'ke lidhje me historine"

"E gjitha ishte nje loje,nje shaka.Nese une s'do kisha qene prane teje nuk do zgjaste kaq shume ajo 'torture' e asnjeri prej nesh s'do perjetonte keto gjera"-e ne ate moment Hajdi u ndje ne faj.

"Nuk doja te betohem!"-tha ajo e ca lot i rrodhen nga syte kafe,"As une vete nuk arrija dot ta besoja e ta pranoja kete historine e mafias,por ne fund edhe ti u lendove.Edhe familja jote u shqetesua"

"Per plaget e mia mos u ..."-Hajdi u kujtua se Aiden kishte vertete plage.Ate me te madhen e kishte ne krahe te djathte te barkut.Ajo nuk nguroi dhe i ngriti bluzen per t'ia pare.

"Te dhemb shume?"-tha e shqetesuar.

"Do me kaloje,mos u bej merak"-tha Aiden dhe i preku fytyren bute.

"Aiden me fal! As nuk e di se kush eshte ai e as se di se cfare shakaje e shemtuar ishte kjo"-tha ajo serisht.

"Koha do ti sheroje te gjitha plaget,zonjusha qe flet me kufomat"-tha me nje buzeqeshje miqesore ne fytyre Aiden per te ngushelluar disi Hajdin me nje nga shakate e tyre.I dhuroi nje perqafim tjeter nga ato te ngrohtet qe Aiden dinte aq mire t'ia sheronte zemren Hajdit.Ne dhome ne ate moment futet Lidia e cila 'kap ne flagrance' dy te rinjte.

"Nese keni mbaruar me perqafimet vella i dashur..ta marr pak zonjushen per te shtruar tavolinen?"-ngacmoi Lidia.Hajdi dhe Aiden pane nga njeri-tjetri dhe qeshen.

Ngaterrese Mafiozesh✔️Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora