Ne jete na ndodh te bejme gabime.Gabime te cilat nuk falen a gabime te cilat e dime qe s'duhen,por qe serisht i bejme.Gabojme.Harrojme.Pendohemi a ndoshta na pelqen te gabojme.Ka raste kur je ne nje pjese te jetes qe je shkaterruar,je dobesuar e je lodhur,je gati-gati e rrenuar.Nga njera ane zemra po te thyhet copa-copa e nga ana tjeter ke deshira,endrra,deshiron te ndjesh kenaqesi.Ndodhesh ne nje situate te tille qe s'do te doje te ishe ne kete periudhe te jete,por ndonjehere shpirti ashtu si trupi ka nevoje per perkujdesje.Thone ndonjehere se te gjitha keto i sheron dashuria.E mbase dashuria ndonjehere eshte vete gabimi.
"Je mire?"-iu drejtua teksa e pa gjysme te zhveshur mbeshtetur ne krevat,me kembet e perthyera e duart qe mbulonin fytyren.Dukeshin fare mire lotet si ujevare qe rridhnin nga fytyra e saj,por ne syte ngjyre kafe nuk shfaqej asnje shenje pendimi.
"Po"-pohoi pa e ngritur koken.
"Me shiko pak,"-dhe ai i ngriti paksa koken duke e bere qe ta shihte ne sy,"Te lutem mos qaj! Nuk doja te te merzisja"-perfundoi.
"Nuk eshte faji yt"-iu drejtua ajo dhe kaloi shikimin ne anen tjeter.
"Kjo ishte gabim,por..."-e ne ate moment kur keto fjale dolen nga goja e tij ajo ktheu serisht shikimin dhe iu hodh ne krahe duke e perqafuar fort.
"Faleminderit"-iu drejtua ndonese kishin bere nje gabim.
**Flashback**
Ora ishte rreth 9 e mbremjes dhe te dyja familjet po rrinin ne oborrin e shtepise se Aidenit per te pritur lajme nga policia.Situata ishte bere teper alarmante pasi kishin kaluar shume dite.Ndonese ishin te lodhur,te merzitur e teper te shqetesuar per femijet e tyre,dy familjet nuk e kishin humbur asnjehere shpresen se ata do ktheheshin.
Nga ana tjeter Lidia,me ndihmen e Xhorxhit po pergatisnin ca lengje frutash per te gjithe.I duheshin energji per ta mbajtur veten ne kembe e sigurisht ca vitamina do i benin mire gjithkujt.
"Cili eshte fruti yt i preferuar?"-pyeti Xhorxh Lidian.
"Portokalli...luleshtrydhja.Keto le te themi qe nuk i ndaj"-e ne ate moment Xhorxh mori nje luleshtrydhe e hengri.
"Ti djale!"-iu kthye Lidia me nje shikim vdekjeprures.
"Aaa pse the luleshtrydhe ti? Me fal se degjova"-e duke u mundua te bente shaka,Xhorxhi arrinte ta bente te lumtur Lidian.Ne njefare menyre e bente te harrohej disi nga gjendja ne te cilen ndodheshin.
"Po yti?"-pyeti Lidia me nje buzeqeshje te ngrohte e miqesore.
"Do me besoje nese thoja portokalli dhe luleshtrydhja?"-qeshi Xhorxh.
"Jo"-ia ktheu Lidia me te qeshur.E ashtu duke biseduar si dy te panjohur qe me kalimin e oreve po miqesoheshin me njeri-tjetrin,Xhorxh dhe Lidia bene ca lengje frutash teper te mira.
"Si thua sikur te te qeras me nje leng frutash?"-pyeti Xhorxhi Lidian,kur kjo e fundit po mbante nje tabaka te madhe me shume gota te mbushura plot.
"C'do te thuash? Ja ku jane!"-i tha ajo.
"Dalim si heren e kaluar? Te marresh pak ajer dhe pse jo te me flasesh me shume per veten"-i tha Xhorxh,teksa nuk lejoi qe Lidia ti kthehej me nje pergjigje te prere,"Fundja une duhet ta njoh personin me te cilen po kerkoj Hajdin apo jo?"-perfundoi me te qeshur.
"Mire.Me prit te coj keto"-i tha Lidia dhe te dy dolen ne oborr te te tjeret.
"Merrni nga nje leng frutash.Jane me shije te ndryshme,pasi nuk e dija c'preferonit"-tha Lidia dhe vendosi tabakane ne tavoline qe te gjithe te merrnin nga nje.
"Faleminderit e dashur! U lodhe dhe ti"-i tha e ema e Hajdit.
"Rrofsh bija ime!"-iu drejtua e ema e saj. Lidia ia beri me shenje qe po dilte pak ketej rrotull dhe qe nuk vonohej.
Tek dera ishte Xhorxh dhe sapo u pane,u larguan menjehere.
"Nuk vonohemi shume ne rregull?"-tha Lidia.
"Jo,te jap fjalen"-i tha Xhorxhi dhe ecen drejt nje klubi.
"Qenka bosh.."-tha ajo e habitur.
"Jemi me rehat besoj"-i tha ai dhe te dy hyne brenda.
"Xhorxh a kthehemi me mire? Nena do behet merak.."-foli e shqetesuar.
"Qetesohu Lidia! Do pime dicka dhe do ikim.Te premtoj qe nuk do vonohemi dhe nuk do te ta kujtoj me biseden per Aidenin" E keshtu ndodhi ne njefare menyre.I sollen dy lengje frutash,por me pak si shume alkool brenda.
"Te pelqen?"-e pyeti ai.
"Eshte alkoolike apo jo?"-tha Lidia,"Me pelqenka"-e pas kesaj pine edhe nje gote tjeter.Edhe nje tjeter.Sic e ka alkooli,atmosfera u ndez pak.
Lidia e perqafoi Xhorxhin e ndersa ky i fundit e afroi ne kraharorin e tij.Ne nje moment ishin shume afer dhe syte e tyre u perplasen.Kete ndjesi Xhorxhi se kishte perjetuar qe kur ishte ndare nga Hajdi.Ata u afruan e ca me njeri-tjetrin dhe buzet e tyre u bashkuan.Ndonese kishin pire,pija nuk i kishte zene dhe ishin te vetdijeshem per veprimet e tyre.Por sigurisht nje lodhje te vogel e shkaktonte pija sa per ta transmetuar zjarrin e alkoolit ne trupat e tyre.
"Je e sigurt?"-e pyeti Xhorxhi.Lidia e puthi edhe njehere Xhorxhin.Nuk e kishte perjetuar asnjehere me pare kete ndjesi.Ishte puthja e saj.Puthjet e saj te para...nata e saj e pare.
Ne ate klubin e nates,ne ate ambjentin e mbyllur qe rastesisht dy te panjohur ishin vetem,nisi nje lloj kenaqesi dhe nje dashurie qe zgjati ca.Ata bene dashuri se bashku.
**End of flashback**
"Doja,por.."-fliste Lidia me lot ne sy,"Me vret fakti qe vellai im eshte ne rrezik e ndersa une.."-Xhorxhi e mori prane vetes qe ta qetesonte,por ajo nuk pushonte se qari.
Nje gabim e ne te njejten kohe nje kenaqesi.A te ishte edhe ai personi i gabuar?
ESTÁS LEYENDO
Ngaterrese Mafiozesh✔️
RomanceHajdi feston ditelindjen e saj te 20-te nen shoqerine e nje bastisje mafiozesh.Nje ngaterrese e vogel perplas dy njerez te ndryshem duke nisur nje histori shume te bukur dashurie. Cover by : LauritHyseni ❤️