Aiden po bente xhiro dhe nderkohe kishte ne dore nje sanduic te shijshem.Ishte lodhur gjithe diten ne oficine,por ia kishte vlejtur.Kishte marre nje shume te majme nga nje makine luksoze qe rregulloi e me ate rast qerasi veten.Vendosi te shetiste pak e kur te kthehej te blente ca ushqime edhe per motren edhe per nenen e tij.Eci drejt detit dhe u ul tek nje stol perballe tij.Ishte nje pamje e mrekullueshme,pasi ishte edhe casti i perendimit te diellit.
"Mundem?"-pyeti nje ze dhe u ul prane tij.Aiden ktheu koken.Ishte Hajdi.Ajo ishte fokusuar drejt detit dhe nuk po e shihte ne sy.Ndenji pak dhe me pas iu drejtua :
"Nuk dua as une te jem e arratisur,por..."
"Hajdi me fal! Une nuk te njoh,as nuk e di historine tende.Ndoshta eshte e vertete kjo bastisja e mafias.."
"Ndoshta? Aiden ti kujton se une kam deshire t'ia mbath nga shtepia ime,nga familja ime.."-dhe Hajdi ben te ngrihet.Aiden e kap nga dora dhe i kerkon te ulet.
"Ne rregull.Te kerkoj falje.Thjesht nuk di c'te them"
"Mund te rri dhe sot te oficina jote?"-pyeti Hajdi.
"Nuk kam pune sot.Mund te vish te shtepia ...mos me keqkupto! Nena ime do te te mirepres.Kam dhe motren,por nuk do ndodhe gje.Te ndihmoj sa per sot"-i dha nje buzeqeshje Aiden.
"Faleminderit"-tha Hajdi.
"Do pak?"-i drejtoi Aiden sanduicin Hajdit.
•••
Ishte mbremje.Ishte shume vone rreth 1 e gjysme e nates.Aiden dhe Hajdi ndodheshin ne ballkonin e shtepise se Aidenit.Nje cep i vogel qe nuk zente asnje mace,por qe i mjaftonte sa per tu ulur ne borduren qe mbante ballkonin.Ne duar kishin birra ne njeren dore dhe cigare ne tjetren.Ate mbremje kishin vendosur ti rrefenin njeri-tjetrit historite e tyre.Nuk dihej se sa do te zgjaste perndjekja e mafias e as se kur do kthehej ne shtepi.Por per Hajdin vetem Aiden ishte shpetimi.Aiden mund ta strehonte per pak kohe.Mbase gjerat do rregulloheshin...
"Pra ti je vajza e pasanikut me te famshem te tekstileve?"-pyeti Aiden.
"Nuk e di c'pershtypje jep ai ne bote,por per mua eshte njeriu me i drejte qe kam njohur.Ndonese perfshirja e mafias ne jeten time e cenoi disi kete drejtesi,serisht une kam bindjen brenda vetes,qe babai im eshte po ai njeriu qe njoh une.Eshte i zoti ne pune.Tekstilet e kompanise qe ai drejton jane teper te famshme dhe gjithmone kane korrur sukses"
"Edhe im ate ishte i drejte.Madje ndonjehere me shume sec duhet.E kuptonte qe ai sinqeriteti,ajo besnikeria ndonjehere e lendonin,por serisht nuk hiqte dore nga e tija.E di? Kishte dashur gjithmone te drejtonte nje kompani makinash,por fati asnjehere nuk ishte ne anen e tij.U be usta,me beri dhe mua usta"-tregonte Aiden.
"Ku eshte tani?"-pyeti Hajdi,nderkohe qe Aidenit i doli nje lot.E fshiu menjehere per te mos e prishur atmosferen.Hajdit i erdhi keq per pyetjen qe beri.
"E di? Baballaret jane heronjte tane.Ne nje menyre a ne nje tjerer,ne nje vend apo ne nje tjeter ata serisht arrijne te na lumturojne.Une e di qe babai yt po na sheh tani dhe me vjen pak turp"-beri sikur uli koken nga turpi Hajdi.E beri te qeshte Aidenin,ndonese prekej sa here fliste per babain.
"Bab mos u bej merak fare! Hajdi eshte vajze e mire,"-tha e me pas filloi te ulte tonin e zerit,"Eshte pak e cmendur,pasi flet me kufomat,por shpresoj qe te sherohet"-dhe Hajdi e pickoi ne krahe.Shikimet e te rinjve u perplasen.U afruan edhe me shume dhe tanime ishin kaq prane.Zemrat rrihnin fort.
"Ajaa"-ngriti pak zerin Hajdi.Cigarja qe kishte ne dore po binte dalengadale dhe po i digjte doren.Aiden la birrat dhe hodhi cigaret.I kapi doren Hajdit dhe po mundohej ta frynte paksa per ta qetesuar.Nuk e kishte vene rene,por ishte djegur disi.
"Po mar pak akull dhe nje lecke.Me prit"-tha Aiden dhe hyri brenda drejt kuzhines.
Kur u kthye Hajdi nuk ishte ne ballkon.Filloi ta kerkonte.U shqetesua pak pasi nuk e gjeti ne asnje vend.Me pas ajo doli nga banjo e dhomes.
"Hajdi mire je?"-pyeti ai.
"Kam frike,Aiden.Edhe sa do vazhdoj ky makth?"-tha Hajdi dhe lotet i rodhen ujevare.Kishte lare fytyren me uje te ftohte per tu kthjelluar pak,por ajo serisht nuk ndihej mire.
Aiden i fashoi doren dhe e ndihmoi te shtrihej.Mbylli deren e ballkonit,i dha nje cercaf te holle dhe beri te ikte.
"Aiden"-tha Hajdi dhe Aiden u kthye nga ajo.
"Me thuaj"-tha ai.
"Mund te rrish ketu? Kam frike vertet"-i tha ajo.Aiden beri si beri dhe ate nate shtroi batanije e cercafe ne toke.Dhoma ishte e vogel e nuk kishte shume hapesire,por ate nate do flinte aty.
"Aiden"-tha Hajdi serisht.
"Me thuaj"-tha Aiden.
"Faleminderit"-perfundoi Hajdi dhe Aiden fiku driten.
YOU ARE READING
Ngaterrese Mafiozesh✔️
RomanceHajdi feston ditelindjen e saj te 20-te nen shoqerine e nje bastisje mafiozesh.Nje ngaterrese e vogel perplas dy njerez te ndryshem duke nisur nje histori shume te bukur dashurie. Cover by : LauritHyseni ❤️