8.Djaloshi mafioz

799 54 53
                                    

                                    ***
"Eh sikur ta dije sa me mungon..."-mendoi ndersa fiku cigaren e fundit te paketes.Ktheu me fund goten me uiski dhe i hodhi nje sy panorames pertej xhamit qe zyra e tij pasqyronte.

                                     ***

Hajdi ende dridhej.Dukej sikur ai vendi sa vinte edhe behej me i ftohte.A ndoshta s'ishte vertete i tille.Frika qe e kishte pushtuar i kishte hyre ne palce.E nga ana tjeter Aiden vetem e mbante afer vetes.U mundonte ta mbeshtillte ne krahet e tij per te mos ndjere te ftohte.Po ai vete? Aiden gjithashtu ishte pushtuar nga nje fije zhgenjimi,merzie e ne te njejten kohe frike.Ndonese proverba te ndryshme citojne se djemte nuk qajne,fija ishte aq e holle sa Aiden nga momenti ne moment do te shperthente ne lot.Epo e tille ishte situata.U bene pjese e nje historie qe i frikesoi te dy e qe s'dihej se kur do mbaronte.A do mbaronte ndonjehere valle?

"Aiden.."-tha Hajdi me gjysme zeri.Dukej e keputur dhe syte i hapte ne gjysem.

"Po?"-ia ktheu ai duke e pare ne sy.

"Uje.."-tha Hajdi shkurt pa mundur te fliste me shume.

"Ti idiot! Sill pak uje"-ngriti zerin Aiden.Duhej ta bente.Duhej te shfaqte si  trim e guximtar per te mbrojtur sa Hajdin aq edhe veten.

"Ooo miremengjes vellai Hajdit!"-foli zeri i mafias,"Seriozisht Hajdi s'me ka folur kurre per ty.Mesa shoh qenke pak me i eger se ajo..."-e durimi soset cdo minute e me shume.

"Ajo do uje"-ia ktheu Aiden shkurt pa i dhene rendesi fjaleve te tij.Pas pak castesh burrat me te zeza sollen nje gotez me uje.

"Epo nuk u solle mire! Vetem Hajdi qe u be si nje qengj e meriton te pije uje.."-tha ai,"E ndersa ti.."-ne ate moment burrat me te zeza kapen nga krahet Aidenin dhe bene ta nxirrnin.Nderkohe Hajdi hapi syte dhe filloi te bertiste :

"Aideeeen! Ku dreqin po e coni ate?"-dhe mundohej ta kapte Aidenin,por burrat me te zeza e shtyne.Ajo u ul serisht ne toke e kete here me e dobet.

Aidenin e cuan jashte atij vendi te mbyllur.E sigurisht jo ne nje shpelle e as ne ndonje dhome te fshehte.E cuan ne nje zyre te thjeshte dhe modeste.Dukej si nje agjensi imobiliare,pasi kudo kishte skica shtepish,hapesirash,e vende te ndryshme.E lane te lidhur ne nje karrige e cila ndodhej perballe nje karrigeje rrotulluese te zeze.Nga ana tjeter dallohej portreti i nje djali nga xhami,por Aiden nuk e njihte.Se kishte pare ndonjehere,por serisht nuk trembej.Te jepte pershtypjen e nje djaloshi adoleshent qe kishte deshire te luante,pikerisht si ata djemte qe kishin diskutuar Hajdi dhe Aiden,nga ata llojet qe i ndryshonin te dashurat cdo jave.

Pa kaluar pak djali mafioz u kthye me fytyre nga Aiden.Ishte bjond,me pak mjekerr,i gjate e i mireformuar.Ndonese nje fytyre e kendshme prej femije,kishte nje qendrim burreror.E pa Aidenin me nje veshtrim dyshues.

"Pra ti je vellai i Hajdit?"-foli djaloshi mafioz.Aiden hodhi veshtrimin kuturu per te mos i dhene rendesi ironive e fjaleve gte perseritura qe ai thoshte.

"Me ty po flas"-tha ndersa goditi tavolinen me grusht.Aiden u kthye nga ai me nje fytyre engjellore.

"Jo aq fort se na trembe!"-foli Aiden.Epo mesa duket djaloshi ne fjale kishte nje fiksim me Hajdin e ndoshta edhe me familjen e saj.Tanime Aiden nuk frikesohej.E dinte shume mire qe nuk ishte vellai i Hajdit e sigurisht mafiozi s'kish c'ti bente.Megjithate deshironte ta vazhdonte kete lojen e te fortit a te mosperfilljes ndaj ketij bjondit perballe.

"Kush dreqin je ti?"-pyeti ai me pas,"E perse ishte prane Hajdit?"

"Ne bote jetojne mbi 7 bilion njerez e di?"-iu drejtua Aiden.Duart i kishte te lidhura rreth karriges,nderkohe qe me kembet bente nje levizje instiktive per te sosur durimin e tij.

"Mund te jem edhe nje kalimtar apo jo?"-e ndersa Aiden kthente pergjigje ne te njejtin ton ironik,djaloshi e kuptoi lojen.U ngrit nga karrigia rrotulluese dhe vendosi nje te qeshur ne buze.

"Epo zoti kalimtar e di c'i ndodh njerezve kur i vrasin?"-pyeti ai.Aiden qeshi.

"Po me kercenon gje?"-iu drejtua.

"Jo c'thua? Po bejme nje bisede normale.Fundja jemi dy kalimtare te kesaj botes me 7 bilion njerez apo jo ?"-i tha bjondi.

"Vdesin"-tha Aiden tanime serioz.Epo i erdhi fundi durimit e kjo loje fjalesh sa vinte e behej edhe me qesharake.

"Vdesin? Po mire te gjithe do vdesim nje dite...Se nuk me the,c'doje prane Hajdit?"-e solli serisht biseden ne fillim.

"Kush je ti ? C'pune mund te kete Hajdi me nje njeri si ty?"-ia ktheu Aiden me te njejten monedhe.Kjo kunderpergjigje solli nje inat te madh ne syte e bjondit.U kthye serisht tek karrigia e tij,pasi kishte bere ca ecejake.

"Me thuaj djalosh! Cfare e ke Hajdin?"-i tha ai dhe dy djemte u perplasen me ca shikime te erreta.Aiden se dinte se kush dreqin ishte ai djalosh me fytyre engjellore e me qendrim serioz e ndersa ky i fundit tanime e kishte ne dore te ashtuquajturin 'vellain e Hajdit'.

Ngaterrese Mafiozesh✔️Where stories live. Discover now