15.Hajd..

659 49 26
                                    

Loja ishte bere e bezdisshme.Kjo ngaterrese mafiozesh sa behej edhe me e lodhshme sa dukej si e pafundme.

Nga njera ane ishte djaloshi misterioz i cili kishte arritur kulmin e nervave dhe te mendimit.Per te, afrimiteti mes Aidenit dhe Hajdit ishte nje gje qe bente qe gjerat te dilnin jashte kontrollit.Nuk arrinte as e mendonte. Aiden prishi gjithcka dhe duhej te duronte e pak qe plani i tij te mos shkonte dem.

Nga ana tjeter ishte Aiden i cili ende se kuptonte se c'lidhje kishte ai me kete histori.Megjithate ai asnjehere nuk e kishte lene Hajdin te mendonte qe ishte vetem. .Here-here e kishte perqafuar.

E ne fund te ketij trekendeshi ishte Hajdi.Ajo ishte teper e merzitur.Ishte e lodhur nga gjithe kjo marrezi.Ishte viktima e kesaj loje.Lutej, qante cdo dite e ne fund merrte vetem nje perqafim nga Aiden, por jo lirine. nje ambienti te mbyllur qe sa vinte behej edhe me mbytes.Hapesira ishte e gjere, por ajri mungonte.Kishte dite qe s'kishte ngrene.Kishte pire vetem uje me pika nje gote qe kerkoi ne fillim.

"Te lutem! Me nxirr qe ketu .." - tha me zerin e holle e te pafuqishem.

"Hajd qetesohu!" - foli Aiden si zakonisht dhe u ngrit per ta perqafuar.Hajdi u distancua.

"Aiden u lodha! U merzita! I dua perqafimet e tua.E dua gjithe kete mbeshtetjen tende, por ne fund fare me shume dua lirine.Dua te iki te prinderit e mi dhe te shoqeria ime.Dua te festoj serisht ditelindjen time a cfaredo feste tjeter me ta.Dua te shijoj perqafimet e mamit tim, ngrohtesine e babit dhe mires2ine e shokeve e shoqeve te mia..Me fal Aiden, por une s'mundem me "-e kjo deklarate beri qe Aiden te dorezohej.Te linte pas Gjithcka dhe te shihte me vemendje Hajdin.E pa me nje shikim teper zhgenjyes dhe nuk shtoi asnje shkronje me teper.U ul ne toke aty ku rrinin perbri murit dhe hodhi veshtrimin kuturu. si ta kishte ai fajin.

"E dashur," - tha djaloshi mafioz.Hajdi me lot ne sy po priste vendimin e tij.

"Do te nxjerr qe ketu, por ..." - dhe ne ate moment ra nje qetesi.Epo fundja e merrnin me mend se c'kusht do vinte ai.Aiden pa ne sy Hajdin e anasjelltas.Situata ishte bere edhe me tensionuese. Hajdi tanime ndihej ne faj e paksa e frikesuar, pasi mendoi se 'deklarata' e saj ishte fillimi i nje rreziku tjeter.

"Aid .." - nisi te fliste Hajdi, por ne ate moment burrat me te zeza e moren prej krahu.Ajo u kthye te shihte dhe ca lot i rodhen ne fytyre.Ishin shenja pendese.Aiden e kishte kthyer koken ne anen tjeter per te mos e pare, ndonese edhe ai po qante.Ne ate moment Hajdi donte te bertiste, ti lutej Aidenit e ti kerkonte falje, por s'mundi te thoshte asnje fjale.

Pas disa oresh ...

Pas disa oresh Hajdi e gjeti veten ne nje zyre imobiliare.E njejta panorame qe pa edhe Aiden.Per Hajdin ishte e panjohur, ndonese mafiozi kishte pohuar se e njihte kete te fundit.Nuk ishte e lidhur.Ishte ulur ne nje karrige e nuk kishte ndermend te levizte.Donte te perballej me djaloshin bjond.Perballe kishte nje karrige rrotulluese te kthyer me shpine nga ajo,por nga xhami nuk pasqyrohej pamja e askujt ulur aty.Hajdi po shihte pamjen perreth.Kishte ajer, hapesire.Ishte nje vend i mbushur me libra, foto shtepish, vendesh te ndryshme.Mbi tavoline gjeti nje regjistrues zeri.Pa gjithandej dhe nuk kishte kamera.Mundi ta merrte dhe klikoi ne butonin play.

"Hajd.."Ishte zeri i modifikuar i mafiozit.Kishte zgjedhur te mos perballej me te,por ti regjistronte asaj nje mesazh.

"Nuk doja te ndodhte keshtu.."-e ne ate moment Hajdi po reagonte ndryshe.Po e degjonte pa e share a pa i bertitur.Vazhdonte te ishte e habitur si diten e pare.

"Ke per te ngrene.Librat nese do te shtysh kohen.Do takohemi shume shpejt...me fal!"-e ne ate moment keto fjale i erdhen si nje thike ne zemer.E gjithe kjo qe kish kaluar ishte nje loje.Ai ishte vertet nje person i njohur,qe e donte Hajdin,por serisht kjo e fundit se pranonte dot gjithe kete marrezi.Mafia.Rrembime.Larg familjes se saj.Aiden...Per kete te fundit nuk mendoi.Ndoshta ai e dinte.Ndoshta edhe Aiden ishte tallur me te.E vetmja gje qe bente ishte qe qante nga inati e jo nga merzia.Perse gjithe ky presion,kjo dhimbje per nje loje te shemtuar? Perse ishte e gjithe kjo?Perse asaj?

Ngaterrese Mafiozesh✔️Where stories live. Discover now