28.Me dha kete per ty!

571 45 43
                                    

"Dashuria s'eshte per frikacaket.Ata qe nuk luftojne per dashurine,s'jane te dashuruar.As qe e dine c'domethene te te rrahe zemra per dike.Ajo c'ka ndjejne eshte frike.I largojne njerezit qe duan nga frika per te mos i humbur.E cfare mendojne se bejne,luajne nje loje femijesh? S'u ve faj! Femijet jane frikacake" Ishin fjali te librit qe po lexonte Hajdi,e ulur ne pragun e dritares se dhomes duke mbajtur lotet qe binin pa pushim.I lexoi ato rreshta furishem per ti kaluar e ndoshta per te perhumbur mes tyre,por i ndjeu aq shume sa cdo fjali i shpoi zemren tej per tej.

"Mjaft!"-mbylli librin dhe e hodhi mbi krevat me force.Mbuloi fytyren me duart,por si ndaloi dot lotet.

Kishin kaluar disa ore,qe kur u perball me Aidenin.Kjo varavingo sa te Xhorxh sa te Aiden e kishte shkaterruar.Kishte dashur ti kuptonte qe te dy e mbase te zbulonte c'kuptim kishte ai mllef mes tyre.Ne fund kishte rezultuar duke mos kuptuar as veten e saj.Tani po qante.Po shtrengonte zemren,por ajo ngordhalaqe nuk ndalonte se rrahuri.

Doli para pasqyres dhe pa veten.Nuk ishte me ajo Hajdi e dikurshme.Jeta e kishte perballur shume here.Me frike,me lot...ishte kthyer pikerisht si ata femijet e librit.Fshiu lotet edhe pse vazhdonin te binin.U ul perballe pasqyres dhe hapi sirtarin e pare.Pa nje sere tualetesh shumengjyreshe,buzekuq,palete,lapsa,rimel dhe i nxorri te gjitha mbi tavoline.Me nje laps buzesh ngjyre nude beri nje hark ne pjesen e siperme te gojes e nje poshte.Ne menyre simetrike arriti te bente nje ndryshim ne buzet e saja duke i shtuar dhe nje shkelqyes.Vuri rimel nen hijen e syve te saj ngjyre kafe,qe ishin te lagur,por qe me rimelin ndoshta dhimbja do mbulohej.Hodhi nje parfum me arome trendafili dhe shpurpuriti paksa floket.

U ngrit dhe pa edhe njehere veten.Nuk ishte nje fytyre hakmarrese nga ata qe jemi mesuar te shohim.Ajo s'ishte nga ata vajza qe e marrin forcen nga makeupi qe vendosin ne fytyre.Hajdi ne njefare menyre u mundua ti tregonte vetes qe i duheshin edhe pak kohe per ta qetesuar veten.I duheshin edhe ca dite per te marre fryme lirisht e per ti kushtuar rendesi vetes.Nuk ndryshoi asgje as ne karakter e as ne sjellje.Nuk do hakmerrej ndaj askend,thjesht do fshinte per pak kohe nga kujtesa gjithe kete ngaterrese mafiozesh a ndoshta ngaterrese ndjenjash.

Mori nje cante te shkurter ngjyre kafe me nje zinxhir te gjate dhe e vendosi ne qafe.Celularin e la mbi komodine dhe doli ne verande per te kerkuar nje pale atlete te zeza vans qe shume i kishte te preferuara.Beri te dilte e ne deren kryesore perballet me Kevin.

"Kev"-tha ajo me nje buzeqeshje te embel.

"Kukull! Sa e bukur dukesh"-dhe shoku i saj e ngushte e rrotulloi per te vene ne dukje bukurine e saj.

"Xhentili im i preferuar si gjithmone"-ia ktheu Hajdi.

"Per ku,sheqerke?"-pyeti Kevi.

"Do shetisja.Se di ku"-tha ajo.

"Mund te te shoqeroi?"-dhe Hajdit i qeshi buza.Pse jo fundja? Kevi ishte shoku i saj me i mire dhe te kalonte kohe me te s'do ti duhej te fliste as per mafian,as per Xhorxhin,as per Aidenin e per asgje.Do i rikthehej koheve qe aq i kishin munguar duke kaluar kohe me shokun e saj me te ngushte.

"Jam e gjitha e jota"-tha Hajdi me te qeshur dhe i hodhi krahun.

"Te pa Nina,te vrau!"-u hodh Kevi e me pas vuri doren te buzet si te kishte thene dicka qe s'duhej pa dashur.

"Hehe! Nina ee? E dija qe ju femije te llastuar kishin dicka.Mire mire se do flasim!"-ngacmoi Hajdi.Keshtu ecen drejt stacionit te autobuzit.Vendosen te shkojne ne nje park lojrash.E ndoshta koecidence e ndoshta fat,Kevi sygjeroi te 'luanin' si dy femije te vegjel ne parkun ku ajo kishte njohur Aidenin.Ra ne nje moment qetesie,por buzeqeshja iu kthye serisht prej Kevit.

Si fillim hipen ne nje rrotulluese,nje autobuz lodrash ku ne qender ishte nje timon e sado ta rrotulloje,rrotulloheshin dhe Hajdi me Kevin.Kaluan tek lisharset,tek ca rreshkitese.U kenaqen duke provuar gati te gjitha lojerat,ku mund te hipnin e s'do shkaktonin asnje problem.Luajten edhe me ca femije qe iu bashkuan parkut.Ky argetimi u realizua per rreth 1 ore,ku e mbyllen me nje pambuk sheqeri dhe u ulen ne nje nga stolat per te ngrene.

"Uhh c'fiskukture!"-tha Hajdi duke marre fryme me veshtirese nga lodhja.

"Ngordhalaqe! Me kaq u lodhe ti?"-nderkohe Kevin mundohej te shfryhej me me veshtiresi.

"Ti po ti! Atleti madh"-u tall ajo.U freskuan me uje dhe u embelsuan me pambuket e sheqerit.

"Hajd,"-tha Kevi pasi rrekelleu nje gllenke uje,"U kenaqem vertet shume.Me kishte munguar kukull!"

"Edhe ti mua vella!"-tha ajo dhe mbeshteti koken ne supin e tij si te perkedhelej nje femije i vogel.

"Ne fakt mendova se do takoje Xhorxhin..Kur po vija per te ty e takova rruges"-e po kerkonte dicka ne xhep,"Shpresoj te mos me kete rene!"-u shpreh ai.

"Cfare?"-pyeti Hajdi,"Jo s'do e takoja sot"-tha e entuziazmi u ul disi.

"Me dha kete per ty.Do te takonte me vone me tha.Kishte ca pune e kjo gjeja s'pret derisa te mbaroj une"-i tha Kevi,"Mu duk disi e cuditshme,por se kam lexuar.."-perfundoi ai me pas.Hajdi e mori letren ne dore,por nje ndjesi e brendshme i thoshte te mos e lexonte.Te pakten nje here te vetme te mos frikesohej nga ajo c'shkruhej brenda nje letre.Ose me mire ta griste e ta hidhte ne det.Por...

Ah Xhorxh! E ne mendje i erdhen shume kujtime.Nje dashuri e pare,jo pak..



Siper jan Xhorxh dhe Hajdi❤️Prisni dhe disa pjese per fundin💋💋ju kam xhan❤️

Ngaterrese Mafiozesh✔️Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin