"Pra Kevi je i sigurte qe se ke pare me Hajdin?"-pyeti e ema e shqetesuar shokun e ngushte te Hajdit.
"Jo,zonje.Ajo shkoi ne dhomen e saj per tu nderruar,por nuk u kthye.Se pashe kur u kthye"-ia ktheu ai.Kishin ore te tera qe kerkonin kudo per Hajdin.Ishte ngritur ne kembe e gjithe shoqeria e larte.E ema e Hajdit ishte ne merak per te bijen qe ishte zhdukur papritur nga ditelindja e saj.
Ne nje moment i ati i Hajdit kthehet ne shtepi.Ishte ne nje udhetim pune per dy dite dhe nuk ia kishte idene me te vogel se c'mund te kishte ndodhur.Nderkohe qe ai hyri ne deren e oborrit e ema filloi ti hakerrehej duke bertitur.
"Ku je ti i pafytyre? Si mund te na e beje ne kete? Vajzes sone?Mua?Familjes sone? He?"-dhe e kapi nga kemisha.
"Ada qetesohu! C'ka ndodhur e dashur?"-ia ktheu ai qetesisht.Me pas veshtroi perreth.Gjendja ishte katastrofe.Zbukurimet e ditelindjes e gjithcka tjeter ishin kthyer ne nje kaos te vertete.Ne oborr ishin edhe grupi i shokeve te ngushte te Hajdit te cilin njk kishin vene gjume ne sy asnje sekonde.I ishin gjendur prane te emes se Hajdit e do vazhdonin ta benin derisa Hajdi te kthehej.Sigurisht qe edhe ata ishin ne merak per shoqen e tyre.
"C'ka ndodhur femije?"-iu drejtua te rinjve.
"Hajdi eshte zhdukur"-ia ktheu Karla.
"Eshte zhdukur?"-perseriti i ati dhe pa me habi nga e ema e Hajdit.
"Po,zoti Klajd.Eshte zhdukur,pasi shtepine tone e bastisi mafia.Per c'arsye? Sepse ti u kishte borxhe atyre.Ajo ndoshta ia ka mbathur a ndoshta tani eshte ne duart e atyre njerezve te poshter me te zeza.Une nuk e di ku eshte vajza ime dhe ti je fajtor per kete"-iu drejtua ashper zonja Ada.
"Ada c'po thua? Cfare mafie? Une kisha nje udhetim pune ti e di.Isha ne Ankara.Nuk kam lidhje me asnje mafie..C'po thua keshtu? Hajdi ku eshte?"-e ndersa zonja Ada nisi te bertiste e te qante duke i thene te njejtat fjale te atit te Hajdit,ky i fundit e perqafoi.Nuk e dinte as ai se si te reagonte.Ndonese kishte hequr dore nga shume bashkepunime ne kompanine e tij,ai asnjehere nuk kishte bere ujdi me njeri a te kishte marre para borxh.Ndihej fajtor pasi e gjithe kjo histori ndonese dukej budallallek,i perplasej atij.
"Keni lajmeruar rojat? Sherbyesit? Kane dale ta kerkojne?"-u alarmua i ati i Hajdit.
"Po te gjithe jane vene ne gadishmeri.Nuk e perfshime policine qe kjo situate mos te perkeqesohej..Klajd e dua vajzen time ne shtepi!"-qante e ema ne krahet e burrit te saj.Ai e mori dalengadale dhe te dy hyne ne shtepi.Nderkohe grupi i shokeve kerkonte ende me telefonata,me shok pas shokesh a ndoshta edhe me te aferm te tyre.
Hajdi nga ana tjeter gjendej ne ate lagjen periferike.Ende shihte perreth ate vend ndryshe nga ata qe ishte mesuar.Ishte teper e lodhur ndonese kishte fjetur.Donte shume te kthehej ne shtepi dhe i gjithe ky show te mbaronte.Eci dhe pak dhe pa nje park.U ul ne nje nga stolat aty dhe po mendohej.Sa te cuditshme ishin gjerat qe kishte kaluar.Dje kishte ditelindjen duke festuar ne shtepine e saj e ndersa sot nuk e dinte ku ishte.
Teksa shihte parkun e femijet syte i zune burrat me te zeza.U frikesua ne fillim,por beri si beri dhe u largua pa rene ne sy.U fut ne nje cep dhe priti sa ata te iknin.Kur u kthye nga pas pa dike dhe u tremb.
"Jojoo!"-bertiti.Ishte Aiden.
"Te ndoqen serisht?"-pyeti ai me te qeshur.
"Po"-tha ajo shkurt e trembur.
"Do vish prap te ofiçina?"-e pyeti Aiden serisht me tallje.
"Jo pa merak.Nuk te shqetesoj me.Mbase gjej ndonje oficine tjeter.Shume faleminderit"-tha ajo e merzitur dhe u largua.E si priste ajo? Aiden ta besonte qe ate po e ndiqte mafia kur as ajo vete s'po e besonte dot? Kishte frike.Shume frike.Kujtonte fjalet qe ata thane.Hajdi...babai...borxhe.U ul serisht ne stolin e parkut dhe nisi te qante.Po tani ku do shkonte? Te gjente nje tjeter oficine valle?
P/S:Pjeset me mafia skane ardhur ende pasi ne qender te librit eshte me shume romanca,komedia.E thashe e ne fillim qe ndoshta do ju zhgenjej e sdo jete nga ata librat me mafia qe jeni meuar te lexoni,por ky eshte libri im,stili im.Uroj te me mbeshtesni deri ne fund :)
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Ngaterrese Mafiozesh✔️
RomantizmHajdi feston ditelindjen e saj te 20-te nen shoqerine e nje bastisje mafiozesh.Nje ngaterrese e vogel perplas dy njerez te ndryshem duke nisur nje histori shume te bukur dashurie. Cover by : LauritHyseni ❤️