Epilog💓

902 53 66
                                    


Pas disa javesh...

"Lidia eja me ndihmo!"-thirri e ema nga kuzhina.Lidia mberriti tek ajo pas pak castesh.Kuzhina ishte kthyer ne nje panair te madh ushqimesh.Mamaja e Aidenit kishte pergatitur lloje te ndryshme embelsirash per nje dite te vecante.E sigurisht,kur behej fjale per femijet e saj ajo bente 10 lloje ushqimesh,pa u lodhur.Ishte nje dite e vecante,nga ato te rrethuarat ne kalendar,pasi Aiden festonte ditelindjen e tij te 23-te.Pra,ne shtepine e tyre kishte feste.E nderkohe Lidia po ndihmonte te emen.

"Miremengjes!"-u zgjua Aiden i pergjumur,por syte iu hapen menjehere kur pa embelsirat dhe ndjeu aromen e mire te tyre.

"Gezuar ditelindjen zemra ime!"-dhe e ema e perqafoi fort,ndonese para disa oresh e kishin uruar duke bere ritualin e ores 12.

"Faleminderit mbretereshe!"-tha Aiden dhe i dhuroi edhe ai nje perqafim nenes se tij.

"Nese mbaruat me perqafimet,filloni te shtroni tavolinen"-u ndje Lidia 'xheloze'.Aiden dhe e ema qeshen.Oret e tjera kaluan duke drekuar dhe duke qeshur nen shoqerine e njeri-tjetrit.Mes tyre ishte edhe xha Tani,qe sigurisht ishte i familjes.

"Gezuar more bir! Uroje ta kesh jeten sic ke zemren"-uroji xha Tani teksa ngreu nje dolli per Aidenin.

"Faleminderit!"-tha Aiden.Provuan shume embelsira nga e ema e Aidenit,ndane dhuratat per kete te funditE keshtu ishte krijuar nje atmosfere e kendshme.Shtepia ishte dekoruar nga Lidia me tullumbace e shirita me ngjyra.

Ne nje moment teksa te gjithe po hanin,troket dera.

"Aiden ngrihu! Mbase ka ardhur ndonje dhurate.."-foli Lidia me nje te qeshur ne fytyre.Aiden eci drejt deres.Teksa pa personin qe qendronte pas saj,buzeqeshi.Ishte Hajdi,bashke me nje kuti dhurate ne dore.

"Hej! Me thane se ketu jeton djali i ditelindjes"-tha duke buzeqeshur,"Ti je apo jo?" Aiden qeshi dhe e ftoi brenda.

"Para se te hyme brenda,doja te thoja dicka"-tha ajo dhe Aiden nuk e nderpreu.Hajdi u afrua tek ai dhe e perqafoi fort.Buzeqeshjet e te dyve shoqeruan ate perqafim te ngrohte.

"Ti me pate thene se vetem une e kam celsin e zemres tende.Doja te dija nese..."-tha ajo,por u step paksa.

"Po?"-tha Aiden ne pritje te pergjigjes se saj.

"A eshte ende keshtu?"-tha e lumtur.Aiden bertiti i lumtur dhe e mori ne krahe duke e rrotulluar.

"Zoooot!"-tha i lumtur dhe terhoqi vemendjen e njerezve brenda shtepise.Lumturia e tij dallohej me kilometra larg.Te gjithe dolen tek dera,por kur pane Hajdi qeshen.

"Na trembe mor bir!"-tha xha Tani,por arriti te kuptonte te gjithe situaten.Teksa Aiden dhe Hajdi rrinin krahe per krahe me njeri-tjetrin perballe tyre xha Tani iu drejtua :

"A kjo eshte ajo vajza per te cilen nuk flije,te iku oreksi..."-tha ai dhe zeri filloi te zbehej si te kishte nxjerre nje sekret.

"Eh rini rini!"-tha e ema e Aidenit teksa fshiu ca lot gezimi qe i dolen,"Ejani brenda tani!"-tha me pas.

"Me falendero!"-iu drejtua Lidia Aidenit.Ky i fundit i goditi ne koke dhe qeshi.

"Surrat u bere ti!"-i tha Aiden.Moter e vella,bashke me Hajdin ecen drejt kuzhines,ku shtuan dhe nje pjate per kete te fundit.Dreka vazhdoi me gjate.Familjaret filluan te ngacmonin Aidenin per femijeren e tij,qe Hajdi te qeshte.

"Mos e shih keshtu Aidenin ti!"-nisi Lidia e cila sigurisht meritonte te gjitha ato falenderimet qe tha,pasi ishte ajo e cila e ftoi Hajdit.

"Ka qene nje femije shume i prapte"-shtoi ajo me pas.

"Mos bej sikur me ke pare si kam qene.Je me e vogel,zonjushe"-tha Aiden,"Hajd mos e degjo se eshte mashtruse"-dhe moter e vella ngacmonin njeri-tjetrin.Hajdi vetem qeshte.Kaloi nje dite shume te kendshme e plot te qeshura.Nje ditelindje e paharrushme,por qe ende s'kishte mbaruar.

"Mam une do dal pak me Hajdin"-i tha Aiden te emes.E ema e perqafoi fort dhe i tha :

"Me ne fund erdhi dhe kjo dite bir!"-e ca lot i dolen serisht.

"Ti je mbreteresha ime mos e harro!"-tha ai dhe e puthi ne balle.Hajdi nderkohe po vishte kepucet dhe pallton.

"Ti mashtruse! Ndihmoje maman me enet dhe pastro shtepine"-iu drejtua Lidias.

"Do mbaroje kjo ditelindja jote,zoteri i nderuar.Do flasim neser"-tha ajo.

Hajdi dhe Aiden dolen dhe ky i fundit vendosi te shkonin ne nje lokal pak larg.Ecen pak,por lodhja ne ate dite nuk llogaritej.Ata ecnin dore per dore dhe te lumtur.

Mberriten ne nje vend te kendshem me nje panorame malore,nepermjet se ciles e shijoje perendimin e diellit si ceremonine me te bukur ndonjehere.U ulen ne nje vend prane zjarrit.

"Aiden"-nisi te fliste Hajdi.

"Ne fakt Hajd,doja te flisja une i pari"-tha ai,"Faleminderit qe me bere te perjetoj diten me te bukur te jetes sime"-tha dhe i kapi doren Hajdit.

"Aiden,une...nuk erdha sot tek ty se ti kishe ditelindjen apo se Lidia me ftoi.Une erdha tek ti..."-mori fryme thelle e me pas vuri doren e saj mbi te tijen,"Une erdha tek ty sepse zemra ime e ndjeu keshtu.Erdha tek ti sepse mendoj se tanime duhet te behem pjese e asaj zemres se ciles e kam vetem une celsin"-tha e qeshur.Sic qendronin perballe,Aiden u ngrit dhe u ul prane saj.

I rregulloi floket pas veshit dhe u afrua tek ajo.I mbeshtolli fytyren me duar dhe bashkoi buzet e tij me te sajat.Nje puthje e paharrueshme ne nje dite te paharrueshme.

"Te dua Hajd!"-tha ai,"Te dua vajza qe flet me kufomat"

"Edhe une te dua Aiden!"-u shpreh ajo,"Te dua zoti kufome"-dhe i dhuruan edhe nje perqafim njeri-tjetrit nen shoqerine e nje perendimi dielli magjik.

Fund.

Se pari dua te falenderoj te gjithe per mbeshtetjen❤️Faleminderit!💞Ata qe e nisen dhe nuk e vazhduan;ata qe lexuan cdo pjese dhe priten me padurim per te radhes;ata qe votuan,komentuan cdo pjese dhe shprehen deshiren per ta lexuar deri ne fund;ata qe jane ne pritje per mbylljen e historise per ta lexuar te gjithe;ata qe e 'gjykuan' si nje histori mafia dhe u 'zhgenjyen' kur lexuan se nuk ishte si te tjerat;ata qe lexuan cdo fjali e cdo pjese qe shkruajta une duke e vleresuar ate te ashtuquajturin talentin tim;ata qe lexuan cdo histori timen ne 2020 e ne cdo vit tjeter qe prej 2015;ata qe presin me padurim te shkruaj e te postoj serisht;ata qe donin Hajdin,Aidenin,Xhorxhin e te gjithe personazhet;ata qe lexuan dhe pelqyen 'Ngaterrese Mafiozesh'...Faleminderit nga zemra❤️per gjithcka!

Ngaterrese Mafiozesh✔️Where stories live. Discover now