20.Ne krahet e tij..

648 51 11
                                    

Nje diell i kendshem kishte ndricuar gjithe oborrin e shtepise se Aidenit.Ky i fundit ishte ngritur heret me ndjesi te reja e pozitive dhe kishte menduar ti bente gati mengjesin te emes dhe motres se tij.I kishte munguar vertet kjo gje.Kishte bere nje mengjes te bollshem,megjithese nuk kishte arritur te bente byreket e shijshem te nenes se tij.Nena dhe motra u zgjuan dhe te gezuara i hodhen nje sy tavolines.Ne ate moment dy krahe te medhenj te hapur bashkuan nenen dhe motren ne nje perqafim grupi teper te kendshem.Ishte nje perqafim i ngrohte familjar.

"Miremengjesi zonja te bukura!"-foli Aiden me miresjellje dhe i hapi karrigen te dyjave per t'u ulur ne tavoline.

"Miremengjes biri im!"-foli nena e tij dhe e kapi nga faqet.

"Shiko se shume po e ledhaton mama! Une e bej perdite mengjesin e nuk marr kesi lavderimesh"-iu drejtua Lidia me shaka.

"Moj xheloze!"-ia ktheu e ema duke i prekur edhe asaj faqet. Nderkohe te tre u ulen te hanin mengjes.

"T'iu kerkoj leje une?"-foli Aiden dhe beri te ngrihej.Sigurisht pune ne oficine e priste krahehapur.

"Biri im punetor!"-e perkedheli serisht e ema,"Bir!"-tha serisht ajo teksa ai po largohej.

"Ke folur me Hajdin?Mire eshte?"-pyeti e ema.Lidia qeshi duke kujtuar skenen e perqafimit te tyre ne dhomen e Aidenit.Aiden i shkeli syrin.

"Po ma"-tha me nje buzeqeshje te embel per te mos e munduar shume te emen.Eci drejt oficines,ku e priste puna.

Ne fakt ate dite s'kishte shume dhe deri ne dreke do t'i duhej te punonte.Keshtu qe vendosi t'i bente nje vizite Hajdit.Me justifikimin se e ema e tij ishte ne merak,pse jo te kalonte pak kohe me te.Adresen e kishte lene nena mbi mikrovale ne nje shenim te vogel e teksa pergatiste mengjesin.Beri te nisej,por i hodhi nje sy rrobave te punes te bera pluhur.U nis drejt shtepise,ku gjeti ca rroba te mira e te duhura per te shkuar ne nje shtepi pasanikesh.Lidia kishte dale,nena e tij ishte duke thurur ca triko ne dhomen e saj e kaloi pa u dukur.

Mori autobuzin dhe ndaloi tek nje tjeter pjese e qytetit.Dukej si nje bote tjeter,si nje mbreteri e madhe me vila e apartamente.Aidenit i dukej sikur do humbiste nga momenti ne moment.Me ane te shpjegimit te adreses ne detaje,sigurisht per t'ia bere nenes me te lehte rrugen,ai e gjeti lehtesisht shtepine e Hajdit. Mori fryme thelle dhe i ra ziles.Ora ishte rreth 10 e gjysme e ndihej disi ne faj se mos kishte ardhur ne moment te papershtatshem.Pas pak minutash del e ema e Hajdit.

"Aiden djalosh! Mire se erdhe!"-tha e qeshur ajo fhe e ftoi brenda.Ne oborrin gjigand te shtepise se tyre u ndesh me babain e Hajdit.

"Aiden si je?"-pyeti ai me miresjellje dhe i dha doren.

"Mire.Si jeni?"-ia ktheu Aiden.Ky i fundit po shihte perreth.

"Hajdi?"-pyeti e ema si ti lexonte mendjen.Aiden pohoi me koke.

"Ngjitu siper ne dhomen e saj.Besoj se do jete zgjuar.."-tha ajo dhe Aiden ashtu beri.Me veshtiresi arriti te gjente dhomen e Hajdit,pasi hyri gabimisht ne shume dhoma.Nje labirint i madh.

Trokiti lehte ne dere dhe hyri.Pa Hajdin qe po flinte.I vinte keq ta zgjonte.Mbylli lehte deren dhe u afrua tek ajo.Pa nje krijese te pafajshme me nje fytyre engjellore.U ul ngadale prane saj ne shtrat dhe donte ti perkedhelte floket,por nuk e beri.Vetem e pa teksa flinte dhe nuk beri ze.Ne nje moment u degjuan ca renkime te Hajdit dhe ca djerse te ftohta filluan ti lagin ballin.Ai i kapi lehte doren e po ja ferkonte.

Nga ana tjeter Hajdi po enderronte e perjetonte te njejtin makth.Momentin kur burrat me te zeza i lidhen syte fort e nuk e lane te levizte.Ishte ai moment,kur Hajdi po sodiste biblioteken e te ashtuquajturit mafioz per te harruar disi ate c'ka po perjetonte.E pas ketij momenti e gjeti veten ne parkun ku e moren,duke qare.Nje makth i shumeperseritur qe tanime trokiste shpeshhere si nje zinxhir makthesh teksa ajo flinte cdo nate.

"Joo te lutemm!!"-bertiste me te madhe.E ne nje moment filloi te dridhej.Aiden filloi ti fliste lehte.

"Hajd.."-tha me ze te ulet.

"Me leshonii!"-ngriti me shume zerin.Aiden i foli serisht dhe ajo u zgjua.

"Aiden!"-tha me lot ne sy e vazhdonte te dridhej.

"Mire,mire.Kaloi tani zonjushe"-tha embel dhe i fshiu lotet.Hajdi rrethoi krahet e saj ne kraharorin e tij duke e shtrenguar fort ne nje perqafim.

"Hajd"-tha ai.

"Aiden ti ketu?"-tha kur e pa ne sy pa u ndare nga perqafimi.

"Zonjusha qe flet me kufomat"-tha ai i qeshur.Ajo u ngrit e lumtur.

"Aideeen! Je ketu"-bertiti si nje femije i lumtur.

"Qetesohu moj se une jam!"-tha ai.

"S'mund ta besoj me ne fund jemi ne nje ambjent komod.Jemi te lire"-tha ajo.

"Ambjent komod?"-tha Aiden,"Shiko se erdha per te te pershendetur jo per te...ne dhome.."

"Joo ashtu more"-ia ktheu Hajdi me te qeshur. Me ne fund dy te rinjt po kalonin momente te kendshme nen shoqerine e njeri-tjetrit pa u ndikuar nga nje ze i modifikuar a nga ndokush tjeter.Duke vrapuar mes tyre dolen ne ballkonin e dhomes se Hajdit.Ne nje moment Aiden del i pari e Hajdi e shoqeron duke e perqafuar nga pas.Nje buzeqeshje rrezatoi ne fytyrat e te dyve.

Ngaterrese Mafiozesh✔️Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin