19.Kthim ne shtepi!

574 49 17
                                    

"Hajd,ti je nje thesar..."-nisi te shkruante,por lotet nuk e lejuan te vazhdonte.Grisi fleten dhe u ngrit nga karrigia.

                                 ******

Nje diell i kendshem kishte deportuar ne xhamin gjigand te dritares se dhomes se Hajdit.Kishte pasqyruar drite ne gjithe dhomen e saj prej nje princeshe,qe nga perdet roze te lehte e deri tek tavolina e saj e studimit ngjitur me deren.Kishte nje dhome goxha te madhe,te mbushur me postera,fotografi,ne mure e ngjyrosur me lule,flutura e zemra si te kishte provuar doren nje femije i vogel.Kishte nje dritare te madhe,pertej se ciles mund te shihje kopshtin e punuar dhe gjigand te shtepise se saj e madje edhe rrugen edhe gjithe qytetit.Kishte nje tavoline studimi te mbushur me stilolapsa me pupla,shumengjyresh,nje makineri printimi,te cilen e kishte si mjet pune dhe nje dollap ngjyre bojeqielli,kombinuar me tapetin.Ne dollapin e saj mund te gjeje mbi 20 fustane,kepuce,atlete e rroba pafund te cilat prinderit e saj ia kishin blere cdo here qe ajo kishte pasur deshire.Epo me fjale te tjera kjo ishte mbreteria e saj,ndonese ishte thjesht nje princeshe.Megjithate ajo gjithmone ishte e kenaqur pasi ishte princesha e babit.

Ky i fundit hyri me ngadale ne dhomen e Hajdit dhe u ul prane saj ne shtrat.Ajo po flinte dhe nuk donte ta zgjonte.I perkedheli lehte floket.E ku kishte ndjesi me te bukur ne bote se perkedhelje e babit sapo je zgjuar? E sigurisht ajo ishte zgjuar,por donte ta shijonte perkedheljen deri ne fund si nje enderr e bukur.

"Miremengjes babi!"-tha duke e bere zerin si te pergjumur.

"E di qe nuk po flije,capkene e vogel"-ia ktheu ai.I dhuruan nje perqafim te ngrohte njeri-tjetrit si babe e bije.

"Ndoshta do pak kohe sa te hapesh syte,por bije...cfare ndodhi? Cfare ishte ajo historia e mafias?" Hajdi nuk donte ta perzinte te atin ne nje histori,qe kishte te bente me te.Fundja mafiozi ne fjale nuk ishte nje person,qe kishte bere nje ujdi me te atin.

"Ba historia qe thane kur erdhen per te me kerkuar nuk ishte e vertete.Sigurisht qe nuk do e besoja per asgje ne bote qe heroi im i preferuar te kishte bere nje marreveshje e per kete te vinte ne rrezik familjen e tij.Ishte thjesht nje kercenim,nje justifikim i momentin sa per te trembur disi ata qe kisha ftuar ne ditelindje dhe mua personalisht"-e ne ate moment u ngrit nga krevati per te bere sikur gjente ca rroba per tu nderruar per te nderruar bisede.E si te vazhdonte ti thoshte qe mafiozi ishte dike shume i rendesishem per te,por ne te njejten kohe s'dinte se kush ishte?

"Je me mire tani,bije?"-foli i ati pa dashur t'i prekte plage te historise,qe dukeshin fare mire qe nuk donte ti kujtonte.

"Po ba"-tha ajo e qeshur.Me pas te dy zbriten ne kopesht per te ngrene mengjes.Ishte serisht nje ambjent familjar shume i kendshem.Kesaj here i verteti.Hajdi kishte ne krahe mamane e saj,te atin,miqte te cilet kishin ardhur qe ne mengjes.Ishte nje panorame e ngrohte dhe e bukur familjare.E sigurisht surpriza e nje nate me pare,ku Hajdi me ne fund takoi Xhorxhin vazhdoi edhe nje dite me pas.Ai erdhi i paftuar,por per Hajdin do te thoshte shume.

"Miremengjesi!"-foli miqesisht Xhorxh.

"Miremengjes bir!"-ia ktheu zonja Ada,ndonese zoti Klajd kishte te njejtin qendrim serioz ndaj tij,"Ke ngrene?"-e pyeti ajo.

"Te them te drejten jo.Nese s'iu bezdis.."-tha ai dhe zoti Klajd i beri me shenje te ulej,por ne nje menyre te ftohte.U ul prane Hajdit dhe kjo e fundit e ndihmoi me sherbimin.Ishte nje mengjes i bollshem me fruta,krepa,lengje,kafe,biskota,buke te thekura e shume gjera te tjera.Perpos pjatave qe kalonin sa ne njeren dore ne tjetren,ne nje tavoline te madhe si ajo e tyre perplaseshin edhe shikimet.E sidomos ai i Hajdit me Xhorxhin.Ky i fundit e shihte plot embelsi,me nje buzeqeshje te kendshme dhe feminore.

"Dalim?"-tha idene ai drejtuar grupit te te rinjve,nderkohe qe hoqi shikimin nga Hajdi per te mos i rene ne sy zotit Klajd.

"Bouling serisht?"-tha Kevin dhe me nje shenje duarsh djemte u kuptuan mes tyre.Pas pak castesh grupi i shokeve u mblodhen tek salla e boulingut,ku ndane skuadrat.Kevi,Leo,Andrea ne nje skuader dhe Hajdi,Xhorxh,Nina dhe Karla ne tjetren.Xhorxh zgjodhi te sfidonte djemte me te treja vajzat dhe ne fund fituan vertet.

"Si eshte e mundur?"-tha Kevi.

"Hajdi shpjegoja pak si eshte te jesh profesionist"-iu drejtua Xhorxhi.

"Hmm.."-beri Hajdi sikur mendohej e ne fund dha nje te qeshur.Kjo situate komike u shoqerua me nje perqafim nga Xhorxhi drejt Hajdit.

Ngaterrese Mafiozesh✔️Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora