18.Do vi te oficina!

612 52 19
                                    

"Miremengjes!"-foli Hajdi duke u mbushur me fryme me ajrin e lehte te atij mengjesi heret.Ende s'kishte dale dielli plotesisht,por ajo kishte dale ne oborr.Aty jashte ishte ulur dhe Aiden.Ai gjithashtu kishte dale per te marre ajer.

"Miremengjes Hajd!"-ia ktheu ai e nderkohe Hajdi u ulen ne karrigen perbri.

"Mire je?"-pyeti ajo dhe i dha nje nga dy kafe qe mbante ne dore.

"Mire.Ti si je? Fjete mire?"-ia ktheu ai.

"Mire,u qetesova shume.Te dhemb plaga?"-pyeti serisht.

"E kam mire"-pohoi me koke,"Por nena ime s'duhet ta dije"-tha me pas dhe ktheu goten me kafe.Ndenjen dhe per pak derisa lindi dielli.Dalengadale po zgjoheshin te gjithe.Bene nje mengjes te mrekullueshem.Tavolina ishte mbushur me njerez te ndryshem,qe kishin pak qe njiheshin,por qe per aq kohe ishin bere si nje familje e madhe.Ishte nje panorame e gezueshme dhe plot e hareshme.Pas disa oresh Hajdi dhe familja e saj duhet te ktheheshin ne shtepi.

"Faleminderit shume per te gjitha!"-foli zonj Ada.E nderkohe u takuan te gjithe me njeri-tjetrin.

"Aiden faleminderit!"-tha Hajdi dhe i kapi doren,"Te ishte dikush tjeter,do ia kishte mbathur qe ne fillim"-shtoi e buzeqeshur,nderkohe qe shume fytyra po shihnin dy te rinjte,"Takohemi ndonje dite.Do vi te oficina.."-qeshen. Keshtu u larguan.Dukej si ne syte e tyre lexohej malli per njeri-tjetrin.Ndonese situata nuk ishte ajo e favorshmja per te njohur dike,serisht ato u mesuan me njeri-tjetrin.

Aiden mbeti serisht me familjen e tij e tanime nuk i interesonte asgje tjeter.Ishte teper i lumtur,qe pas shume ditesh pjese e nje torture qesharake tani do kthehej ne oficinen e tij.

E ndersa Hajdi u kthye ne shtepine e saj,ndjeu nje ndjesi qe i kishte munguar prej kohesh.Aroma e shtepise,njerezit perreth e ngrohtesia qe te falte ai vend ishin gjithcka qe e plotesonin Hajdin.Me ne fund ishte e lire.Ndonese nga dritarja gjigande e dhomes pasqyrohej nje oborr i shkaterruar,ende i parregulluar nga ditelindja e saj,i shoqeruar nga ca kujtime.Megjithate ajo vendosi te vazhdonte jeten duke e fshire ate pike loti qe i rrodhi nga syte kafe.Mori fryme thelle dhe buzeqeshi.

Hapi garderoben gjigande dhe zgjodhi nje fustan me lule shumengjyreshe per shtepi.Beri nje dush te ngrohte dhe veshi fustanin.Teksa fshinte floket e zinj,shihte perreth te ashtuquajturen 'mbreterine' e saj.I kishte munguar vertet shume.La peshqirin ne cepin e krevatit dhe u hodh siper tij.U ndje e relaksuar dhe teper e lumtur.Hapi dhe mbylli syte disa here per te kuptuar nese ishte ne enderr apo jo.E nderkohe qe shijonte dhomen e saj prej princeshe,dikush troket.

"Hyr!"-tha ajo,por nuk i hapi syte.Nje turme e madhe njerzish iu bashkuan asaj dhe u hodhen ne shtrat.Ishin shoket e saj me te ngushte.Kevin,Nina,Karla,Andrea dhe Leo.

"Te cmendur! Do e prishni"-tha Hajdi teksa ndjeu peshen mbi krevat.

"Rrushee na mungove shume!"-foli Karla,e embla e grupit dhe e puthi fort Hajdin ne faqe.

"Kot dhe kjo.Robi ia mbath ndonje dite tjeter,po jo per ditelindje"-u tall Kevi.

"Ndoshta s'kishte paguar torten e prandaj.."-shtoi Leo.Te qeshurat e batutat mes grupit tanime ishin rikthyer.

"Hajd na trego! Te lenduan?"-foli Kevi.

"Kev flasim njehere tjeter...c'plan kemi sot?"-u hodh Hajdi entuziaste per te nderruar biseden tipike qe duhet te fliste me te gjithe.

"Une them...bouling!"-u hodh Andrea e ne ate moment Nina rroki doren me te per ta mbeshtetur.

"Duuh! Jo po futboll cuna"-iu drejtua Hajdi aspak entuziaste kete here.

"Bouling moj! Do jemi bashke ne"-e mbeshteti Andrea duke i shkelur syrin.

Grupi u shpernda per t'u bere gati,pasi ne darke i priste nje duel i fuqishem bouling.

Nderkohe qe Hajdi po kerkonte per nje bluze,syte i pane nje qese me rroba.Ishin rrobat qe kishte mbajtur veshur per dite te tera.U kujtua qe brenda tyre kishte nje leter.Ne xhepin e pasem doli nje shenim.Ishte numri i Aidenit.Ky i fundit ia dha Hajdit nese ajo do kishte deshire te fshihej perseri ne oficinen e tij.

Vendosi ti shkruaj ne whatsapp.Edhe pse do te dukej si nje e paduruar sepse kishin vetem ca ore pa u pare,ajo serisht vendosi ti shkruante.

"Hey Aiden!"-tha shkurt dhe la telefonin ne komodine sa te behej gati.

Nga ana tjeter Aiden ishte nje oficinen e tij duke punuar.Do i duhej te punonte me ore te tera sepse kishte disa dite qe s'kishte punuar dhe makinat ishin shtuar.Telefoni tingelloi ne xhepin e kominosheve te kuqe te punes.Pastroi paksa duart tanime te bera super pis dhe nxorri telefonin.Ishte nje numer i panjohur.Hapi whatsappin dhe pa fotografine.Ishte vajza qe flet me kufomat.Vuri nje buzeqeshje ne fytyre dhe nuk i ktheu per momentin pergjigje.

"Flasim me shume neser.Naten"-shkroi serisht ajo dhe Aiden i ktheu vetem nje emoji me buzeqeshje.

"Hajd gati je ?"-thirri Nina me Karlen,nderkohe qe po shkonin drejt dhomes se Hajdit.Teksa hyne,pane Hajdin e qeshur.

"Ke ngacmon ti vajze?"-dhe te treja qeshen.

"Kemi nje surprize per ty..."-thirri Leo bashke me Andrea dhe Kevin teksa hyne edhe ata ne dhome.Hajdi u step paksa,pasi surprizat keto kohe nuk kishin qene edhe aq te bukura.

"Ckemi Hajd!"-foli nje ze.Nje ze i munguar per te cilin kishte pasur nevoje me shume kete periudhe.U afrua tek ai dhe e pa ne sy.

"Xhorxh!"-tha ajo e lumtur.

Ngaterrese Mafiozesh✔️Où les histoires vivent. Découvrez maintenant