27.TE DUA!❤️

630 47 52
                                    

Kishin kaluar 2 dite qe prej festes se ditelindjes se Hajdit.Kjo e fundit s'kishte dal keto dite per ta marr veten nga ajo feste e madhe dhe e gezueshme,qe kaloi.Sigurisht ne njeren nga ditet koha i kishte kaluar duke hapur dhuratat e pafundme qe i kishin blere miqte e saj.E ndersa diten tjeter e kishte kaluar ne dhome,ne oborr,ne kuzhine e anasjelltas.Nuk kishte dale.Kishte shijuar me shume shtepine,qe aq shume i kishte munguar dhe kishte qetesuar disi mendjen.Kishte pire kafe,kishte lexuar libra,kishte degjuar muzike a kishte pare filma.Kishte gatuar ushqimin e saj te preferuar dhe kishte bere dreke per prinderit e saj.Nuk kishte menduar per askend e asgje ne bote.Ndoshta ndonjehere trurit i duhet te mos mendoje.Te ndaloje per ca kohe e te mos mendoje per asgje e askend ne bote.Duhet ndonjehere nje qetesi e brendshme.Por a ishte valle kjo ndjesi nje qetesi para stuhise?

Hajdi ishte e ulur ne lokalin e saj te preferuar duke shijuar nje filxhan kafe e duke soditur pamjen nga dritarja.Koha ishte e bukur dhe me diell e aty prane dritares mund te ndjeje nje ngrohtesi.Kishte marre me vete nje liber te cilin kishte disa dite qe e kishte nisur ta lexonte.Mbi tavoline kishte vene dhe telefonin te cilin e kishte perdorur shume pak.Xhorxh i kishte shkruar ne cdo moment e ndoshta pak mesazhe i kishin ardhur edhe nga shoqeria,por qe Hajdi i kishte kthyer shkurt dhe prere.

E vetmja zile qe nuk kishte ardhur ishte nga Aiden.Ky i fundit s'ishte bere i gjalle,qe prej largimit te papritur nga festa.E ndersa pa vendin perreth,te mbushur plot me te rinj e te reja,qe qeshnin e bisedonin nen shoqerine e njeri-tjetrit,ajo mendoi Aidenin.Mendoi se nese ai ishte prane saj do i falte gezim e do qeshnin pafund.Do e kuptonin njeri-tjetrin ashtu sic thoshte ajo,nepermjet leximit te syve.Mendoi ta telefononte,por telefoni i tij ishte i fikur.Provoi disa here e serisht e njejta gje.Vendosi te bente nje xhiro nga oficina e tij.Tek vendi qe ajo gjeti 'shpetim' e qe njohu Aidenin.

Aiden nderkohe ishte duke diskutuar me nje klient ne lidhje me makinen e ketij te fundit per disa difekte qe i kishin dale.Shkroi ne nje cope leter numrin e tij dhe pershendeti klientin.Nderkohe u ul ne fucite prej hekuri dhe mori termusin me kafe qe kishte marre me vete nga shtepia.Ndenji pak a shume derisa syte i shkuan tek hija qe reflektonte nga dera.Dikush erdhi ne oficinen e tij.La kafen e u ngrit menjehere me idene se ishte nje klient.U perball me Hajdin.Nuk foli asnje fjale,nderkohe qe as Hajdi s'beri ze.U pane per nje moment ne sy,por asgje s'ndryshoi.Aiden hodhi veshtrimin kuturu per te mos u perplasur me syte e saj qe shkruanin mijera pyetje.

"Hey Aiden!"-tha Hajdi me ne fund,por asnje reagim ne fytyre.

"Hey"-tha ai dhe e ftoi brenda,por serisht pa e pare ne sy.U ulen ne vendet e tyre.Aiden i ofroi kafe po Hajdi e refuzoi.

"Mire je?"-foli ajo.

"Mire"-tha shkurt e me pas u kthye nga nga Hajdi,"Perse je ketu?"

"Perse jam ketu?"-pyeti Hajdi e habitur,"Aiden c'eshte kjo pyetje? Perse u ftoh kjo mardhenia jone?"

"Mardhenia jone? Pse e kemi nje te tille?"-ia ktheu Aiden po me pyetje.

"Aiden ti e di qe je i rendesishem per mua"-tha Hajdi e nderkohe aty u ndez nje debat.

"Vertet? E perse nuk e ke shfaqur asnjehere? Une te them te drejten se kam pare kurre"-ia ktheu Aiden.

"C'po thua? Une te kam falenderuar gjithmone,te kam perqafuar,kemi dale bashke,kemi kapur doren e njeri-tjetrit ne momentet qe kishim me shume nevoje.Mendoja qe edhe ti ke ndjere si une"

"Hajd,une ndjej njesoj si ty.Por..."-tha ai dhe mori fryme thelle,"Po eshte e vertete.Kemi kaluar cdo gje qe the ti,por une nuk e kam pare mbeshtetjen tende.Ne i kapnim doren njeri-tjetrit e pastaj shfaqej Xhorxh"-

"Xhorxh? C'lidhje ka Xhorxh?Ate dite e takove per here te pare apo jo?Te dy e dime qe nuk ishte prej Lidias gjithe ajo urrejtje.Me thuaj Aiden! C'te ka bere Xhorxh ty? Te pakten me mua tregohu i sinqerte"

"Kur te kam genjyer une ty? Gjithmone kam ndenjur prane teje.Edhe kur thoje se doje me shume lirine se perqafimet e mia.Edhe kur mafia me shkaktoi plage,une prap mendoja per ty.Mjafton mos ti beje keq Hajdit..."-e situata po dilte jashte kontrollit me tone te larta zeri e me lot qe binin nga dy shikime te ftohta.

"Aiden.."-nuk mundi te shprente asnje fjale tjeter.

"Hajd une nuk te kam genjyer asnjehere.Perkundrazi.."

"Atehere me trego perse u largove ashtu nga festa ime? Pse nuk ishe prane meje ne momentin tim me te gezueshem? Te ftova,kercyem bashke,por ti u largove...C'ndodhi mes teje e Xhorxhit?"-tha ajo me lot ne sy.Ashtu sikurse situata,ndjenjat e saj ishin nje ngaterrese e madhe e cila nuk e lejonte te merrte fryme.

"Xhorxh te genjen,Hajd.Te ka genjyer gjithmone"-ia ktheu Aiden me nje ton te larte zeri.Hajdi e pa me habi.

"Xhorxh nuk eshte ai qe te ka thene ty"-e fjalite e tij tepertonin si shigjete.Hajdi s'mundi te fliste.

"E nese te ka thene se Aiden nuk eshte i denje per shoqerine tende atehere thjesht ka justifikuar veten"-e dukej sikur Aiden e kishte lexuar tipin e Xhorxhit e kishte gjetur fjalet e tij.

"Aiden cfare..."

"Hajd! Xhorxh eshte nje frikacak"-tha dhe vendosi duart e tij ne shpatullat e saj.

"Ku e njef ti Xhorxhin? Perse flet si ta njihje prej kohesh?"

"Sepse..."

"Sepse? Aiden te lutem!"

"Sepse ai eshte mafia.Ai te perdori per lojen e tij te shpifur.Nisi si nje shaka per ditelindje,por kur me pa prane teje iu prishen planet e gjerat dolen jashte kontrollit"-Hajdi s'iu besonte vesheve.

"Cfare po thua? E degjon veten?"-ia ktheu ajo e habitur nga kjo marrezi

"Hajd he pra! Ti je e dashuruar ende me te.Nuk pres te me besosh,por dije qe ti e ke nje vend shume te rendesishem ne zemren time.Do e kesh gjithmone.."

"Aiden ti ..ti nuk je mire"-e beri te largohej.

"Me fal,por kjo eshte e verteta"-tha Aiden nderkohe Hajdi ishte me shpine,"Te dua!"-perfundoi ai e Hajdit i rrodhen ca lot ujevare.

Ngaterrese Mafiozesh✔️Where stories live. Discover now