Ishte e premte dhe si cdo here qe mbyllnim javen e shkolles, duhet te beheshim gati per ne feste e cila behej gjithmone ne shtepine e Kevinit, shokut tim te ngushte. E verteta eshte qe une dhe ai nuk flisnim më kurre me njeri-tjetrin. Lidhja qe na ben bashke eshte vetem lidhja qe ka nena ime me nenen e tij. Keshtu na kishte mbetur, "shoke qe nga kopshti".
Kjo mua nuk me pelqente por dhe nuk mund te largohesha nga lidhja, te cilen do e demtonte familjen time.Nena e Kevinit, Etleva ishte nje grua shume e bukur, e pasur dhe elegante.
Ajo punonte si kryetare e shoqatave te ndryeshme ne vend, por ajo qe njihej ishte shoqata e grave te cilen, Etleven e kishte bere shume te njohur dhe te dashur ne qytetin ku banonte.
Por e gjitha kjo, eshte kur ajo ndodhej ne publik. Nga mbrenda ajo fshihte vetem urrejtje.
Etleva ishte shume e rrepte. Nuk toleronte asgje. I donte gjerat ne perpikmeri dhe gabimet i urrente. Sa here thyej ndonje gje, fjalet e saj binin ne kurriz te punetoreve. "Ju nuk vleni per asgje..." Dhe ajo qe i mbante mbi shpatulla... ishte nena ime.
Sinqerisht, une e urrej punen e saj. Por dhe Etleva me urrente mua. Nuk donte ne asnje menyre te qendroja afer nenes sime ne pune. Me donte jashte shtepise. Ne fakt, une mendoj qe kjo eshte dashuri. Ajo nuk me do. Une nuk e dua. Gjithcka reciproke, dhe ja ku jetuam te lumtur pergjithmone, pervec meje.Ne feste, une do shkoja si i ftuar. Me ne fund nuk do me duhet te ndihmoj nenen time. Ju tani mund te thoni se sa njeri i keq jam, por nuk me intereson. Me kuptoni dhe mua. Gjithe jeten isha i detyruar te njihesha si djali i sherbyeses dhe me duhej ta ndihmoja per cdo gje. Festat i shihja nga larg dhe kurre nuk morrja pjese ne nje te tille si i ftuar.
Por jo me. Gjerat po ndryshojne. Derisa te kem Kevinin, dhe si trung , dyert jane te hapura per mua.Dhe dicka, te mos ju bie si bombe. Une isha qe 6 muaj i lidhur ate kohe, gje per te cilen do flasim me vone.
Dhe ja ku isha, perpara deres e cila sapo te hapej, do ndihesha si nje aktor Hollywood i cili, si fillim me duhej te ruhesha te mos me shikonte nena ime ose sic i them ndryshe, "policise torturuese".
Te rikthehemi ne realitet. Ne asnje menyre nuk duhej te dilja hapur ne feste. Duhej te isha shume i kujdesshem se cfare beja atje.
Ne nje moment Kevini me humbet nga syte. Nuk e kuptova si por njeriu i vetem qe po shihja ishte postieri qe po drejtohej drejt meje.
Ai me njihte mua, prandaj u detyrova te vrapoja lart ne katin tjeter per te kerkuar Kevinin. Por ai, sikur ishte zhdukur. U ula ne nje moment ,ne nje qoshe prapa murit, te mendoja se si me dukej kjo feste, ne fakt dukej si pune per mua. Nuk po festoja me askend. Isha thjesht i vetem.Nuk shkoi shume, dhe ja ku ishte. Me ne fund, syte e mi kapen Kevinin. Ishte i mbeshtetur ne shtyllen e shtepise dhe dukej sikur po priste dike. Gjithsesi une mendova qe po me priste mua.
"Kevin..." ( e therrita me nje ze te vogel te mos degjohej shume)
Ai sapo me pa, filloi te vraponte me sa fuqi kishte. Po largohej nga une por pse?
Nuk isha une mire apo po ndodhte vertete kjo gje qe po shoh?
Nuk e di se pse po i shkoja dhe une prapa atij kur ai po largohej. Pse kembet e mia donin te shkonin pas tij, pyes veten tani?
Por vrapi im ndaloi shume shpejt kur shoh prapa meje nje rremuje te madhe qe kisha bere. Kthej koken pas dhe shoh nje dragua te madh qe nxirrte tym nga hundet ,e cila donte te me shtypte me sa fuqi kishte.
Nena ime ndodhej pas meje. Une isha preja e saj. Nuk dija cfare te thoja."Mami, une... eeee" (nuk po me dilnin fjalet)
"Daniel, cfare ben ketu. Ti duhet te ishe poshte duke me ndihmuar mua" (nena po me shihte e habitur)
"Ule zerin o ma... une jam i ftuar" (po i flisja me ze te ulet te mos degjohesha)
Por gjithcka ishte e kote. E kuptova menjehere qe te gjithe i kishin syte nga ne. Nuk po me pelqenta aspak kjo skene. Por e dija qe nuk ishte faji im. Ai e kishte bere gjithe kete. Kevini e kishte menduar te gjithen.
Ai po qendronte afer nenes se tij dhe po me shihte me nje perqeshje ne fytyre. Me fal, por une kete nuk mund ta pranoja. Doja ta lendoja."Kevin... une do te te kap dhe te..." (nuk u mendova gjate, thjesht doja te ndjente dhe ai ,ate qe ndieja une)
Po vrapoja drejt tij dhe ne nje cast nena ime me kap krahun te me ndalonte, por nuk ndodhi. Kisha dale nga kontrolli. Nuk e njihja me veten. Ne nje moment e rrezoj nenen time ne toke dhe as nuk ktheva koken te shihja se si ishte.
E vetmja gje qe ishte ne koken time, ishte te lendoja ato qe me lenduan.Kap Kevinin me sa fuqi kisha dhe e perplas ne mur, i cili kishte duar e mia ne fyt. Ai po mundohej qe te dilte nga duart qe po e shtrengonin fuqishem por nuk po mundte.
Ne nje moment njerzit e tjere me terhoqen njeheresh, duke me bere mua ta leshoj Kevinin. Ai menjehere po vraponte per ne dhome dhe une nuk humba asnje minute dhe marr ne dore nje shishe birre dhe une pas tij. Kevini po mundohej ta mbyllte ate dere, por dhoma e tij u mbyll vetem kur ndodheshim te dy, aty mbrenda."Daniel, cfare do besh? Per cfare e ke ate ne dore" (pyeste i tmerruar duke iu dridhur gjunjet)
"Do te mesosh se si eshte te ndihesh vetem Kevin. Se si do lendohesh pa patur askend afer te te ndihmuar" (i afrohem afer atij)
E shihja se si ai po dridhej para meje. Po ndieja nje kenaqesi ndoshta. Nuk e di... por e vetmja gje qe kuptova nga kjo, ishte qe une...
Te gjithe jashte po thirnin emrat tane me sa fuqi kishin. Donin qe te hapnin deren. Por e vetmja gje qe doli, ishte nje lume gjaku ne dysheme qe kaloi pashte deres dhe nje ulerime e madhe dhimbjeje e cila do mbahej mend per shume gjate.
Dhe pse une po ndihesha i liruar dhe me i qete, ne syte e mi po shikoja humbje. Une humba veten time.
YOU ARE READING
STRANGER
Mystery / ThrillerA ndiheni ndonjehere te frikesuar nga vetvetja kur mendon qe trupi yt do bente veprime qe mendja juaj as nuk do e imagjinonte? Kur ti akoma nuk njeh veten dhe kerkon te zbulosh por njerzit perreth teje te bejne te mendosh qe jeta jote ne kete bote e...