Shefi i tyre po kerkonte dike qe une nuk po e kuptoja. Por nje gje e dija... une e njihja.
Une mund te isha njeriu me budalla ne vend por mund te isha dhe njeriu qe nuk njihja askend.Cfare mund te dija une dhe per ke?
Nuk e dija se cfare duhet te beja, te zgjohesha apo qendroja i varur. Ndoshta ky ishte nje test qe me duhej ta kaloja dhe ashtu bera. Mblodha te gjithe fuqine time per te qene i sigurt ne cdo rast.
Nata kishte rene dhe kete e kuptova nga era e ftohte qe me beri te dridhesha. Kisha shume kohe pa ushqim dhe pa uje.
Po zgjohesha ngadale dhe po kthehesha ne normalitet. Koka po me dhimbte nga ajo goditje qe me dhane. Isha perseri i lidhur dhe gjithe vendi kishte rene ne qetesi te frikshme.
Ato me kishin bllokuar gojen me nje ngjitese te forte dhe ne nje moment, ajo u hoq me nje pjese te buzeve te mia.
"Aaahh... uu...sa po me dhemb" (bertisja une me te madhe)
Syte i kisha akoma te lidhura. Ne nje moment me kap shefi i tyre nga supet duke me shtrenguar.
"Hapi veshet mire dhe me degjo me kujdes, vetem nje here flas"
Zeri i tij ishte kumbues dhe i frikshem. Ishte hera e pare qe degjoj nje ze te tille. Mund ta dalloja dhe nese perzihej me njeqind zera te tjere. Por une isha me vemendjen tek cfare do me thoshte.
Kisha filluar ta kuptoja se sa serioze ishte kjo gje. Dhe nese do gaboja, do me shqyenin. Nese do dija dicka, menjehere do e thoja. Por... se pari me duhej te sigurohesha per dicka.
"Se pari, me thoni, a jeni njerezit e ujkut?" (Pyeta une por kuptova qe ai ishte afruar afer meje)
"Se pari, pyetjet ketu i bej une. E dyta, ne e njohim ujkun por nuk jemi njerezit e tij dhe e treta, jemi ketu per dike."
"Ne rregull, me pyet per cilin njeri do te dish" (doja vetem te shpetoja prej tyre)
Por... ajo qe degjova, ishte... nuk e di. Une genjeva.
"E njeh kete njeri me emrin..."
Cfare po ndodh ketu? Cfare lidhje kishte ajo me ato njerez. Deri vone mendoja qe ishte faji im por tani, kuptova gjithcka.
Une nuk mund ta vendosja ne rrezik.
"Jo nuk e njoh" (iu pergjigja me ze te ulet)
"Gabimi yt i pare" (me tha ai) "A te tregova se per cdo gabim ka nje denim"
Nuk e dija nese do dilja gjalle nga aty.
"Nuk e di se si quhesh djalosh" (filloi te me lironte krahet) "por kur ishe ne gjume, veshtrova pak trupin tend dhe mbeta i habitur. Ishte i zhgarravitur, i prere dhe mendoj qe dhe une te te le shenjen time"
"Jo, jo jo... kam shume kohe qe nuk e prek trupin tim" (perpiqesha te shpetoja nga ato por nuk munda)
"Per kete arsye, ka ardhur koha"
"Une nuk e njoh ate njeri" (ulerita me sa fuqi kisha)
"Gabimi i dyte, genjeve perseri, pritjani damaret" (degjova kete dhe e ndjeva)
Kisha disa kohe pa e provuar. Nga njera ane me pelqente, me lironte por me pas kuptova se ishte nje demtim tjeter i trupit tim. Une isha mesuar me kete. Shihja cdo here se si me pikonte gjaku ne toke por kesaj here nuk mund te shihja asgje. Isha ne erresire.
Fillova te mos ndiej krahet. Po gjakosej dhe dallohej se si po behej me e lagesht. Kisha filluar te djersija dhe te humbisja mendjen. Nuk po e kuptoj... Kete gje e kisha bere dhe me pare por kurre nuk u gjenda si ate dite."Pra si po ndihesh djalosh?" (Po tallej me mua)
"Kam... ft..ohte" (mezi po flisja)
"Ndersa une kam kuriozitet se ku ndodhet ajo ose me thuaj njehere se cfare ju ben bashke juve"
"Ajo eshte kusherira ime" (perseri po e genjeja po tani e besoi)
"Shume mire dhe ku ndodhet"
"Kurre nuk do e them" (po beja nje vetvrasje)
"Ne rregull, goditeni"
Sapo dha urdher ai, filluan te me shkelmonin dhe te me grushtonin me sa fuqi kishin. Po duroja gjithcka qe po vinte drejt meje por une nuk po mundja ta mbroja veten time. Isha shume i dobet dhe nuk po mundja ti dilja balle atyre. Por... ne nje cast, ata ndaluan. Nuk po e kuptoja pse. Por me mire keshtu. Nuk mund te duroja me.
Telefoni im po bente nje zhurme. Ishte zilja. Ajo po me merrte nga messenger i Facebook-ut dhe doli fotoja e saj me emrin. Po shkaterrohej gjithcka. Ata do mundin ta gjenin ate dhe une nuk mund ti ndaloja.
"Oo... djalosh, shiko cfare kemi ketu... po te merr kusherira jote" (po me qeshte ne nje menyre... qe ai kishte gjithcka ne dore tani.)
"Mos guxoni ti beni gje se... per..ndrushe..." (flisja i dobet)
"Perndryshe cfare..."
Une bie pa ndjenja. Kisha humbur shume gjak. Nuk e di nese do mund te jetoja por po ndjeja shume dhimbje.
Ata ia mbyllen zilen asaj por e lajmeruan se une isha si mos me keq dhe gjendesha pas pallateve te kuqe. Ajo menjehere u nis per atje.
Mua me zgjidhen kembet dhe me futen ne makine dhe rruges ata lajmeruan dhe nje ambulance per tek vendi. Nuk e di se pse po e benin kete. Njehere te vrasin, pastaj duan te te shpetojne. Sa deshire kisha ta kuptoja se kush ishin ne te vertete. Pas 10 minutave mberritem ne vend. Ato me hodhen ne pllakat e rrugeve duke me lene vetem por ato u fshehen duke mos i shikuar ndonje.
Une po mundohesha te ngrihesha me gjithe fuqine time por nuk po mundja. Shikimi me ishte zbehur dhe mezi e kuptova qe ajo kishte ardhur per mua. Ishte mbi koken time. Ndoshta ishte nje engjell.
"Daniel, mos ki merak do te behesh mire. Ti je i forte." (po fliste me lot ne sy)
"Largohu nga ketu. Ata jane pas teje" (po mundohesha te flisja qarte)
Por ajo nuk u largua. Ne ate moment vjen ambulanca por syte e mi ishin mbyllur. E vetmja gje qe degjoja ishte zeri i saj.
"Daniel, mos guxo te dorezohesh, mos harro se ti je i forte" (as ajo nuk mund ti besonte me fjaleve te veta)
Ambulanca po bente nje zhurme te madhe. Nuk mund ta duroja. Me moren mbrenda e filluan te me jepnin ndihmen e shpejte.
Por... ndoshta per mua ishte shume vone. Ndoshta... jeta ime po jepte fund.
"Tani qe e gjetem, mos guxoni ta humbisni" (tha shefi i cili po veshtronte drejt nesh i fshehur) "ndiqeni se ku do shkojne"
Nuk e di se pse e kerkojne dhe kush ishin por une kurre nuk doja ta rrezikoja ate. Por ajo pyetje qe me bene ata, nuk mundesha ti pergjigjesha sepse ajo qe degjova,... me frikesoi saqe nuk doja t'ia dija me per jeten time.
**************************************
"E njeh kete njeri me emrin Marjana"
**************************************Ato kerkonin nenen time. Ajo ishte ne rrezik dhe une nuk munda t'ia shpjegoja si duhet. Nuk e di se cfare do ndodhe me pas... por nuk dua qe askush te lendohet.
Sepse...
Ndoshta po vdes une, qe te gjithe te shpetohen.
YOU ARE READING
STRANGER
Mystery / ThrillerA ndiheni ndonjehere te frikesuar nga vetvetja kur mendon qe trupi yt do bente veprime qe mendja juaj as nuk do e imagjinonte? Kur ti akoma nuk njeh veten dhe kerkon te zbulosh por njerzit perreth teje te bejne te mendosh qe jeta jote ne kete bote e...