Pjesa 1 - Festa
Festa filloi. Dritat ishin ndezur. Te gjithe po vinin nje nga nje per te festuar. Shume shpejt e gjithe shtepia ishte e mbushur me te ftuar. Shume shpejt, e gjithe shtepia do digjej nga flaket... .
Kejsi kishte veshur nje fustan te shkurter, ngjyre roze e hapur e cila binte shume ne sy. Kishte vendosur nje vëth gjarpri ne vesh dhe mbante ne qafe nje gur smeraldi.
Ndersa Trejsi kishte veshur nje fustan te gjate, te zi me nje te prere anash e cila e tregonte shume elegante. Mbante nje varese te bardhe ne qafe dhe ne cep te syrit kishte vene nje yll te vogel te erret.
Te dyja ato ishin bere shume te bukura. Menyra se si qendronte Trejsi, e tregonte shume te rritur nga tjetra. Sigurisht qe kjo gje Kejsit nuk i pelqeu aspak prandaj... gjithmone do e kritikonte.Kejsi kishte dale ne feste dhe po qendronte me te ftuarit. Te gjithe donin te ishin sa me afer saj. Por jo cdo kush mund te qendronin.
Ndarja kishte ndodhur.
Disa e shikonin balle per balle dhe disa te tjere e shihnin nga larg.Por e gjithe vemendja bie, kur Trejsi del nga dhoma dhe fillon te ulej nga shkallet. Kejsi i afrohet afer, e buzeqeshur per ta perqafuar.
"Je bere nje yll sot Trejsi" ( i afrohet Kejsi plot admirim duke treguar me dore se shkelqente)
"Faleminderit Kejsi, dhe ti je shume mire" (Trejsi nuk i besonte lojerave qe bente ajo. Ajo e dinte se gjithcka qe bente, ishte mashtrim)
Kur Kejsi po e perqafonte, filloi ti fliste me ze te ulet ne vesh.
"Nuk gjete asgje tjeter per te veshur"(fliste pa e kuptuar ndokush me nje buzeqeshje ne fytyre)
"Jo Kejsi, per fat kisha plot ne raft por kjo me shkonte me festen tende" (Trejsi fillon qe ta thumboje ate)
"Leri keto, po shko e nderrohu dhe merr dicka me ngjyre" (Kejsi kembengulte qe ajo te ndryshonte veshjen e saj)
Kejsi e shrengon nga krahu dhe mundohet ta lendoje por Trejsi e kap ate nga beli dhe e afron afer vetes.
"Nese ti Kejsi nuk ndalon se perqafuari dhe se foluri, une do bertas me sa fuqi kam" (menjehere ajo e leshon duke e ditur qe ajo do e bente me te vertete)
Kur gjithcka fillon dhe normalizohet, nga dera hyn nje djale i pashem me dy dhurata ne dore i cili po shkonte drejt tyre.
Mendjen ketu. Jam une, Danieli. Sinqerisht, kostumi me shkon. Por kishte vend per permiresim.
Une po shkoja drejt tyre por nuk dija se cfare te beja me pare. Te flisja me Kejsin, ndoshta merzitej Trejsi. Po fola me Trejsin, dyshon Kejsi.
E keqja ishte se ato po me shihnin te dyja ne te njejten kohe, ne te njejten vend me te njejten menyre.
Seriozisht, cfare te beja?Por si gjithmone Kejsi e ben me te lehte mendoj situaten. Ajo do flase ndonje fjale edhe pse nuk ka lidhje me te. Do jepte mendimin e saj per cdo gje. Por... une isha me Trejsin ate kohe dhe shkova drejt saj. Ndoshta ky ishte gabimi i pare.
"Trejs..." (i flas duke iu afruar)
"Daniel erdhe" (po fliste pa bere asnje gjest per te mos kuptuar te tjeret asgje)
I afrohem dhe i jap dhureten qe kisha marre per te.
"Kjo eshte per ty... Urime ditelindjen."
(vetem rrija dhe shihja se si ajo e merrte dhuraten duke me qendruar ne distance)"Faleminderit Daniel "( ne nje moment habitem kur ajo me afrohet dhe me puth ne faqe)
Pa humbur rastin qe me erdhi, une gjeta menyren qe ti flas fshehtas.
"Sa dua te te perqafoj" (i flas kur buzet e saj po puthnin faqet e mia)
"Edhe une" (me pergjigjet ajo duke u distancuar perseri nga une)
Dhe kishim mbetur vetem duke pare njeri-tjetrin ne sy duke mos e prishur kete moment, me asnje fjale.
Por Kejsi kishte vene re dicka. I kishte ngulur syte tek ne dhe nuk po i largonte per asnje cast.
"Kur qenken afruar keta te dy kaq shume" (fliste me vete duke ardhur drejt nesh)
"Ejj Daniel, mireserdhe" (me flet Kejsi gjithe ngacmim) "nuk e dija qe do vije"
"Hej Kejsi, si je..." (i pergjigjem duke u munduar qe te mos zgjatem me te)
" ohh me fal, per pak harrova. Kjo eshte per ty"Ia drejtoj dhuraten nga ajo, vetem kur fillon te afrohet afer meje duke me perqafuar si asnjehere.
"Faleminderit Daniel"
Kejsi ndalon ne nje moment, vendos duart ne supet e mi dhe ngrihet ne drejtim te fytyres time. Syte i kishim balle per balle njeri-tjetrit dhe buzet po ftoheshin nga fryma qe po nxirrnim. Ishim pak milimetra larg, duke bere qe te ndodhte nje puthje qe nuk e deshiroja.
E vetmja gje qe degjova, ishte emri im nga nje ze, plot trishtim.
"Daniel?!"
Mbaj mend qe syte e saj, tregonin humbjen dhe friken qe gjithcka do mbaroje. Nuk dinte ke te fajesonte, mua apo veten e saj dhe pse mendoj qe asnjeri nga ne, nuk beri asgje. Thjesht ishte fati yne qe po na tregonte fundin.
Nje zjarr bie dhe gjithe vendi po digjej. Por bashke me te... Ajo.
YOU ARE READING
STRANGER
Mystery / ThrillerA ndiheni ndonjehere te frikesuar nga vetvetja kur mendon qe trupi yt do bente veprime qe mendja juaj as nuk do e imagjinonte? Kur ti akoma nuk njeh veten dhe kerkon te zbulosh por njerzit perreth teje te bejne te mendosh qe jeta jote ne kete bote e...