Ditet kishin kaluar dhe ne vend kishte rene qetesia. Shume ndodhi kishin ndodhur, por asnjera nuk ishte e qarte. Gjithcka ishte e humbur.
Mendimet nuk po me vinin. Kisha mbetur i vetem. Nuk kisha askend prane. Te gjithe me kishin braktisur. Dhe Reli qe ishte shoku im, kisha dite qe nuk po e takoja. Dukej sikur ishte zhdukur.
Nuk kisha asnje ndihme. Mbi mua kishte rene borxhi i cili nuk e dija se si do e paguaja. Nuk me kishte mbetur dhe shume kohe. Perndryshe... do e laja me gjakun tim.
Nje dite e re, ndodhi te reja ndodhin. Isha bere gati per ne shkolle, dhe pse nuk me behej te shkoja. Kisha shume kohe qe e harrova te shkuaren aty. Me dukej nje vend tjeter tashme. Nje vend i ftohte pa asnje njeri te mire. Me mire te them se nuk ishte askush aty.
Klasa kishte ndryshuar. Shume nxenes ishin per mungesa. Kejsi kishte kohe qe nuk vinte dhe Trejsi... nuk e di, ndoshta po i qendron motres se saj afer. As Kevini nuk ndodhej. Kisha degjuar per nje zenke por nuk e dija nese ishte e vertete.
Ndodheshin vetem pese nxenes, une dhe Loisa ne ate vend te shkrete."Profesor, me fal per vonesen, mund te hyj" (isha ne deren e klases ne pritje te nje monologu te gjate nga ai)
Por... ndodhi qudia.
"Eja Daniel, na kishe munguar, ulu ne vendin tend"
Ai kishte ndryshuar. Sjellja e profesorit ishte ndryshe. Po sillej shume mire me ne duke na ndihmuar per cdo gje qe kishim nevoje.
Dukej sikur ai donte dicka ne kembim.
Por... ai e humbi nga dora e tij dhe tashme, ai nuk mund ta kishte sepse dikush e fshihte te verteten ne menyren me te frikshme.
Mendoj qe vertete profesori duhet te kishte frike sepse personi qe kerkonte ishte shume afer tij.
Profesori quhej Blerim. Ishte nje djale i ri 28 vjec i cili kishte mbaruar universitetin me rezultate te shkelqyera. Dukej i pashem dhe kishte humor gje qe i bente vajzat per vete. Shume zemra kishte rrembyer duke i lene te mendojne qe ai ishte mashkulli i tyre i jetes. Kjo vemendje profesorit i pelqente. Shume here ngacmonte me fjale duke i terhequr me shume drejt vetes. Vajzat kishin harruar qe kishin djeme ne moshen e tyre duke menduar per te.
Por ai nuk ishte i vetem. Kishte tre vite martese me vajzen e drejtorit. Jeta qe ai bente, ishte e mrekullueshme. Nuk i mungonte asgje. Mendoj qe dhe ai vete e dinte qe nuk mund te ishte me mire se aq.
Por si cdo njeri, ai nuk mjaftonte me kaq. Mundohej te fitonte dhe te kishte shume me teper duke mos u ngopur kurre.Nje lidhje kishte filluar per disa muaj mes tij dhe nxeneses se tij, Kejsit. Gjithcka ishte e fshehte dhe nuk dinte askush, asgje per to. Lidhja e tyre u be gjithmone dhe me e afert duke i shkuar deri ne piken kulmore. Trupat e tyre ishin prekur. Gabimi ishte kryer.
Profesori e dinte qe nese do zbulohej, e gjithe jeta e tij do merrte fund. Do braktisej nga te gjithe, ne vetmin e tij. Do humbiste cdo gje.
Dhe sekreti i tij...
A mbetet sekret dicka kur ne te, hyn nje i trete ?
Kishte dite qe profesori mundohej te zbulonte dhe ndoshta tani erdhi koha.
Ne deren e klases hyn Arta.
"Hej, si jeni. Mund te hyj?" (Pyet ajo duke pritur qe te ulej ne banke)
"Po sigu..."
Profesori nuk mundi ta perfundoje gjithe fjaline sepse nje mesazh i vjen ne telefonin e tij.
《"Ki kujdes profesor. Une jam ketu"》
Menjehere syte e tij shkuan ne drejtim te Artes. Kishin filluar te magnetizoheshin shikimet e tyre. Dukej gjithcka e cuditshme por...
Mendoj se nuk ishte profesori qe duhet te kishte kujdes sepse Arta mund te ishte me shume ne rrezik. Ai e kishte pikasur ate.
Artes po i shtoheshin problemet njera pas tjetres dhe nuk do dinte qe me cilen do merrej me pare. Gjithcka qe kishte bere do i kthehej mbrapa.
Asaj i duhej ndihme por nuk kishte askend. Erdhi koha qe ajo te vuante per cdo gabim qe kishte bere deri ne ate kohe.
E verteta gjendej shume afer. Ishte tek ne. Thjesht nuk shihej.
Sepse...
Sekreti ishte ne nje sekret.
YOU ARE READING
STRANGER
Mystery / ThrillerA ndiheni ndonjehere te frikesuar nga vetvetja kur mendon qe trupi yt do bente veprime qe mendja juaj as nuk do e imagjinonte? Kur ti akoma nuk njeh veten dhe kerkon te zbulosh por njerzit perreth teje te bejne te mendosh qe jeta jote ne kete bote e...