44. Me fal

15 4 0
                                    

E shkuara po i rikthehej si makth. Ne mendje ishte vetem ajo ngjarje. Ne ate ngjarje tek e cila ishte bere nje gabim qe i kishte lene nje shenje ne jeten e saj. Trejsi po cmendej.

Tre vite me pare, ndodhi gabimi vrases. Nje femije, nuk e imagjinonte dot. Duart i ishin mbuluar me gjak dha jeta ishte mbushur me frike.

Trejsi kishte filluar t'ia harronte fytyren por jo gjakun qe i rridhte nga qafa. Syte e njeriut i ishin bere te kuq si te djegur ndersa dora e madhe prej hekuri, e cila Trejsi kuptoi qe nuk kishte shpetim.
Ishte i mbeshtetur ne banak, me koken ulur dhe nuk dinte nese ai frymonte apo jo. Ishte nje sekret. Asnje nuk e dinte per kete histori. Dhe askush nuk duhej sepse... gjithcka do shkaterrohej.

Trejsi ishte nje vajze qe ishte e vrare nga kjo ndjenje faji. Ajo kishte qendruar shume kohe pa folur me askend. Qendronte e vetme, me shpresen se gjithcka mund te ishte si nje enderr. Por nuk ishte ashtu.
Kishin trokitur shume dyer psikologu por asnje nuk e kishte zberthyer.
Trejsi ishte nje arke varri, qe cdo sekret do vdiste me te.

Nga ana tjeter, Kejsi ishte penduar se cfare tha ne ate moment kur rihapi te vertetat. Sado qe te ishte e zemeruar, ajo kurre nuk duhej ta thoshte ate. Por... kuptojeni dhe ate. Ajo ishte e thyer. Nga nje vajze qe kishte gjithcka, kishte mbetur me asgje.

Filloi te mendonte qe fjalet e Trejsit ishin te verteta. Cdo gje qe i kishte ndodhur, ndoshta ishte si pasoje e atyre cfare kishte bere ajo vete.

Nuk e di pse, por Kejsi nuk ishte me e zemeruar me Arten. Thjesht, ajo donte ta shihte ne sy dhe te kuptonte cdo gje pa folur.

Dhe ditet po iknin njera pas tjetres dhe ia ku kishte ardhur dita e fundit. Dita e Drames. Ishte koha qe mjegulla te binte dhe me te, do humbnin shume njerez.

Por... cfare po ndodhe keshtu?

Pse nena ime eshte ulur ne ate varr duke qare... por kush ishte aty.

Dukej qe ai varr... ishte i ... imi?

Por une jam gjalle.

Drita po ndriconte syte e mi. Fjalet mezi dilnin nga goja ime por une isha i vetmuar.
Pse nena ime ishte ne ate varr dhe nuk ishte ketu tek une. Kam nevoje per te. Mos... me mban perseri inat?

Por... kush ishte ky njeri qe ndodhej si re ne koken time...

"Ejj, ejj, ejj... kush eshte nipi me i mire"

Nuk e besoja dot qe gjyshi im ishte aty per mua. Ai qe deri dje nuk donte t'ia dinte se cfare ndodhte rreth meje, sot... po kujdesej per nipin e tij.

Mendoja... qe dicka po ndodhte. Kjo gje nuk me pelqente aspak.

Por nuk mund te reagoja. Une nuk mund te flisja asgje por... kisha frike. Jo per jeten time. Por... per jeten e nenes sime.

E kisha pritur ate plak prej vitesh. Te me gjendej prane atehere kur une kisha nevoje por... shpresat i kisha humbur. Ajo kishte vdekur me kohe.

Ai po fshihte dicka. Ajo fytyre e tij me bente te frikesohesha. Ajo buzeqeshje nuk me pelqente aspak.
Largohuni nga mendja ime. Dilni nga ky dreq burgu.
Ai nuk me donte. Po shtirej. Ai me kishte braktisur dhe une... kete nuk do e falja kurre.

Drama ishte e perfunduar. Skena ishte gati. Ajo qe kishte punuar aq shume... tashme ndodhej ne karriget  e fundit te salles.
Akoma asnje njeri nuk kishte ardhur. Por... ajo po ecte me koken lart sikur dinte dicka. Loisa po behej gati te shperthente.

Syte e profesorit kishin rene mbi te. Frika ishte mbrenda tij. Puthjet qe shkembente me te fejuaren, ishin si helme qe do vriste nje lidhje. Nje helm i cili po mashtronte mendjen e saj.

Loisa dinte gjithcka. Fundi per te gjithe ishte afer.

Nga ana tjeter... kujtimi po e vriste gjithmone e me shume. Kishte filluar te pinte droge qe te humbiste mendjen. Por... ajo e beri me keq. Trejsi kishte filluar ta shihte ate te gjalle dhe pse ai kishte vdekur.

Ishte e mbyllur ne dhome dhe qendronte ne heshtje. Kishte mbyllur syte, duke lene veten te lire, pa e sforcuar. Kjo gje po e bente te humbiste kujtimet e saj. Ishte e humbur dhe askush nuk e kuptonte. Te gjithe kujtonin qe ishte vajze e qete por askush nuk e kuptoi qe ajo ishte e thyer. Shume here mendonte te lendonte veten e saj. Por... ajo kurre nuk iu dorezua ketij zeri qe e mesonte ta braktiste trupin e saj, duke e hedhur shpirtin ne plehra.

I shkruante gjithmone letra me nje trendafil te bukur dhe ne fund i digjte. Keshtu ajo qetesohej. Por... kesaj here nuk ishte keshtu.

Ajo shkroi ate leter te mallkuar dhe mbi te, tashme ishte nje trendafil i vyshkur. E kishte lidhur me thera dhe dukej sikur ate e kishin lenduar sepse pika te zbehta gjaku ishin mbi te. Ato thera ishin te njollosnin kedo qe e prekte duke i lene cdo kujt nje tmerr ne kujtime.

Qe pas zenkes se tyre, Kejsi kishte kohe qe nuk e takonte Trejsin. Ajo ishte bere gati te shkonte tek Teatri. Por nuk donte te shkonte vetem.
Trokiti ne dere. Asgje nuk u degjua. Trokiti perseri dhe kesaj here u frikesua. Kejsi e hap deren me force dhe sheh qe askush nuk ishte mbrenda. Menjehere ajo e merr ne telefon duke shpresuar qe ajo te pergjigjej dhe... ndodhi.

"Po Kejs, cfare ka" (fliste Trejsi me nje ze te dobet)

"Ku je Trejs, a je mire" (ajo dukej e shqetesuar)

"Jam ne hyrje te Teatrit Kejs dhe jam shume mire" (pasi qendroi pak ne heshtje... Trejsi...) "ejj, Kejs...."

"Po.." (iu pergjigj me gjysem zeri)

"Te dua shume mos harro"

Pasi tha kete, Trejsi ia mbyll telefonin.
Por... Kejsi ishte shume e frikesuar per te. U shtua me shume kur shikoi njollat e gjakut ne ate leter. Kejsi shkon e merr ne dore dhe lexoi fjalen qe kishte ne krye.

"Me fal"

STRANGER Where stories live. Discover now