Te gjithe ishin bere gati per shkuar ne feste. Menjehere sapo derguam drogen ne magazine, une u largova per tu rregulluar per naten e ditelindjes. Ndersa Reli po priste Arten qe te shkonin bashke atje.
Cuditem se si mua me kishin ftuar ne ate feste. Mendova se mos Kejsi donte te rregullonte marredhenjet midis nesh. Ne fakt nuk doja te ikja por mendimi se do kaloja kohe me Trejsin, me bente te ndryshoja mendje. Doja shume te isha afer saj. Kisha filluar te besoja vertet ne gjerat qe kishin me shume rendesi. Ndoshta... ndienja qe kisha per te.
Rruges, ndaloj ne nje moment per te marre nga nje dhurat per ditelindje. Pas kesaj, nuk kisha asnje ndalese tjeter. U gjenda ne shtepi pas pak minutash. Hap deren duke mos menduar asgje por kisha harruar dicka...
"Ku ishe deri tani Daniel" (me trembi kur me foli nena ime e cila ishte ulur ne nje kolltuk ne sallon)
Nga fytyra e saj, ajo dukej e merzitur apo... e nevrikosur.., ne fakt nuk e kuptova ne moment.
"Ja ku jam, ma" (doja thjesht te mos zgjatesha shume)
"Ku e ke telefonin" (ne fakt ajo nuk donte ta linte me aq)
"Ketu me vete, por nuk e degjova kur me more" (ne ate cast, ajo ndryshon qendrim duke me pare drejt ne sy)
"Pra ti e paske degjuar,... pse nuk e hape?" (Me foli duke u ngritur ne kembe)
"Sepse... isha ne pune"(filloi te me merrej goja)
"Mos me genje mua" (mu afrua ne fryme duke me bertitur me sa fuqi kishte) "Ti nuk ishe ne pune. Ku ke qene"
Nga gjithe ajo e bertitur, une fillova te nevrikosesha mes veti duke e mbajtur qetesine.
"Ma, mua me duhet te nderrohem dhe nuk kam kohe te flas per kete."(po i flisja me nje qetesi te madhe) "Ne rregull mam?"
Nena ime sikur u qetesua, por dyshimi nuk po i largohej per asnje cast.
"Cfare eshte ajo qe ke ne dore Daniel?"(sikur isha duke u ngjitur ne dhome, me bere te ndaloj ne shkalle per ti shpjeguar dhe kete)
"Vetem nje dhurate per festen e sotme" (i fola sikur nuk ishte asgje)
"Ku i more leket?"(kto pyetje qe po me bente nena ime, po me shqetesonin shume)
"Po boll, o ma, ku kisha per ti marr?"
"Ku i vjedhe? Kujt ja more o Daniel"
"O ma." (Uleras me te madhe duke shkuar drejt saj) "nuk ja mora askujt. Kam punuar per kete"
"Mos genje" (me bertet duke me kapur prej jake) "ti ke dy dite qe nuk shkon ne pune, ne shtepi po vjen vone... ti po fsheh dicka Daniel. Shiko, me thuaj se cfare eshte se e rregulloj une pa e kuptuar ndokush"
"Une nuk kam bere asgje"( thashe kete duke ia ulur duart nga une)
"Boll me genjeve" (me gjuan me nje shpulle plot nerva) "a do qe te perfundosh si babai yt"
"Mos e permend më babain tim" (kisha filluar te dilja jashte kontrollit)
"Pse, ke frike te degjosh te verteten" (nena ime nuk ndalonte per asnje moment) "Babai yt ishte nje kriminel. Vidhte ne shtepite e te gjitheve. Jua shkaterronte jeten te tjereve"
"Ne fakt, ti na shkaterrove jeten neve ma" (nuk munda te duroja me gjate) "Mua dhe babit. Ti e vrave ate. Me fjalet qe thua per te, e ke vrare. Kjo je ti. Do qe te ecin fjalet e tua por jo. Tani me ler te iki ndersa ti, nene, merru me punet e tua"
"Sa per dijeni, mua me larguan nga puna" (ne nje moment u qetesua duke folur me qetesi) "Shkaku yt. Askush nuk deshiron nje pastruese me nje djale problematik. Cfare do bejme tani? A do mund ta mbash ti kete shtepi tani?"
"Bej cfare te duash. Nuk me intereson aspak." (Fillova te ngjitesha per ne dhome duke folur). "Gjithsesi, ty gjithmone te ka ardhur turp prej meje"
"Asnjehere..."
"Gjithmone,... gjithmone por nuk dua te flas. Prandaj, po ngjitem lart, te behem gati dhe te iki ne feste" (ne ate cast, perplas deren e tij)
Duke menduar, une kisha bere mire qe drogen e kisha lene tek Reli. Nga gjithe ajo rremuje qe u be ne shtepine time, do ishte zbuluar gjithcka.
Nga ana tjeter, Arta kishte shkuar ne magazine, atje ku po behej gati Reli. Ajo e kishte gjetur duke u veshur dhe po e priste jashte.
Por dicka i kishte rene ne sy Artes duke menduar se ishte momenti te hakmerrej.
Problemet qe do bente as qe i mendoi.Ato ishin gati. Reli dhe Arta u nisen per ne feste. Dhe ne pak minuta, nje fugon i madh ndaloi ne deren e magazines. Nje djale i maskuar kishte hyre mbrenda duke marre te gjithe drogen qe ishte aty.
Nje mesazh vjen ne telefonin e Artes
"Gjithcka ne rregull ketu" (nje qeshje iu vizatua Artes ne fytyre)
Reli duke i dhene makines, kthen koken duke pare ate.
"Sa e bukur je, kur qesh"
Arta kthen koken nga ai.
"Faleminderit, e di..."
I afrohet afer dhe e puth. Gjate kesaj kohe qe ato ishin ne frymen e njeri-tjetrit, ne dore, Arta mbante vetem nje gje...
Vetem nje kokerr.
YOU ARE READING
STRANGER
Mystery / ThrillerA ndiheni ndonjehere te frikesuar nga vetvetja kur mendon qe trupi yt do bente veprime qe mendja juaj as nuk do e imagjinonte? Kur ti akoma nuk njeh veten dhe kerkon te zbulosh por njerzit perreth teje te bejne te mendosh qe jeta jote ne kete bote e...