48. Gezimi i frikesuar

12 5 0
                                    

Koha nuk po ndalonte. Jeta kishte vazhdimesine e saj edhe pse per ne, ajo kishte ndaluar.

Mendoj qe fuqia qe ndjen nje njeri i humbur ne momentin me te dobet te tij, eshte ndjenja me e forte ne bote. Dashuria mund te zbehet. Frika mund te zhduket por ne dobesi, forca qe gjen mbrenda vetes te shpeton jeten.

Nje gje te tille kishte hyre ne trupin e nenes time si nje virus i frikshem, i cili po fuqizonte ate. Ajo kishte mbledhur fuqite e saj dhe po germonte ate toke te pavlere. Germonte, e germonte por asgje.
Nuk donte ne asnje sekond te ndalonte kete marrezi qe po bente dhe pse per te ishte nje e vertete e fshehur.

Ne nje moment, kryqi qe kishte ne dore iu thye nga germimi qe po bente me gjithe ate fuqi qe perdorte. Por nuk donte t'ia dinte. Ajo filloi te germonte me thonj pa ndaluar asnje sekond nga dhimbja e saj.

"Une nuk do te te humb" (belbezonte me veten e saj) "frika qe kisha po me largohet. E di Daniel qe ti nuk je ketu mbrenda. Thjeshte,... me duhet ta provoje kete te vertete"

Thonjte i ishin mbushur me gurishte te vogla duke u demtuar aq shume, sa prej tyre po rridhte gjak. E gjithe toka ku nena ime po mundohej aq shume, po gjakosej nga duart e saj. Nuk po ndjente dhimbje sepse dhumbjen me te madhe e kishte perjetuar.

Dhe ia ku ishte. Pas shume minutave, ajo kishte prekur arkivolin tim. Ate kuti te ftohte prej druri qe as une nuk e di se si mund te jete ndjere kur dora e saj ishte mbi te. Kur mendon qe mbrenda, eshte njeriu qe nuk e ke menduar kurre qe do jetoje pa te. Te jesh e frikesuar se ndoshta gjithe kjo shprese eshte e kote. E gjithe kjo te mbaronte aty per ty. Te zgjoheshe nga ajo enderr dhe te pranosh realitetin.

"Zot, trupi im po dridhet dhe goja ime nuk mund te flase. Hyr ne mendjen time dhe mi degjo lutjet e mia." (Kishte mbeshtetur duart ne dy anet e arkivolit dhe po mundohej ta hapte ate) "te lutem o zot... nese djali im nuk eshte bindur per ne rrugen tende, me ndeshko mua ne vend te tij. Nese ai eshte destinuar qe te vdese, me merr mua nga kjo jete. Thjesht me merr... mua."

Dhe... arkivoli u hap. Nenes time i ishin mbushur syte me lote. Po qante dhe ne te njejten kohe po qeshte. Ishte mbrenda atij arkivoli dhe po trondiste qiejt nga ulerimat e saj. Ishte shtrire ne ate ftohtesi dhe shikonte lart nga drita. Ajo ndihej e vdekur dhe pse ishte gjalle. Ndoshta, mendoi qe ai vend i perkiste asaj.
Por...

"Faleminderit zot qe kurre nuk me ke lene vetem. Ke qene gjithmone aty per mua por... ku eshte Danieli?"

Nena ime me duhej te me gjente por para kesaj... dikush e gjeti para meje.

"Danieli eshte me mua Marjana" (ai ze... perseri erdhi tek ajo por nuk do e kishte te lehte si me pare)

Nje lufte po vazhdonte. Trofeu isha une.

Nga ana tjeter, Kevini kishte shkuar ne polici. Po priste i ulur aty per shume kohe. Donte te dinte per gjendjen e nenes se tij. Por... dhe arsyen e vertete te arrestimit te saj.

"Ti duhet te jesh Kevin apo jo" (iu afrua nje polic drej tij i cili po priste per konfirmim)

"Po une jam, mund te me thoni se per cfare ndodhet nena ime ketu"

"Shko ne shtepi djalosh. Ky vend nuk eshte per ty" (ia ktheu ai)

Por Kevini nuk donte te largohej nga aty.

"Me thuaj se cfare ka bere nena ime." (I drejtohet Kevini me nje seriozitet te madh)

"Nuk mund ta them djalosh. Te lutem largohu nga ketu"

Sapo kthen shpinen polici, Kevini futet me ne brendesi te vendit. Duke ecur, menjehere u fsheh ne nje shtylle qe te mos zbulohej nga policet qe po vinin drejt tij.
Ata po flisnin per dike. Ne fakt, ata po flisnin per Etleven, nenen e Kevinit.

"Me ne fund, ajo grua eshte ne duart e policise. Ajo nuk duhet te qendroje asnje sekond jashte ketij burgu."

"Me fal shef, nuk e kuptova se cfare kishte bere ajo" (ia kthen ortaku i tij)

"Ajo grua eshte vrasese." (Ne ate moment Kevini shtang) "ajo grua ka vrare burrin bashke me femijen e saj"

Sapo degjon kete, Kevini niset me shpejtesi per tek dalja.

"Ejjj, djalosh,... akoma nuk qenke larguar ti" (i flet polici qe donte ta largonte nga ai vend)

Por Kevini nuk iu pergjigj. Ai thjeshte vraponte duke pasur shume pikepyetje ne koke. Qe ndoshta kurre nuk do merrnin pergjigje.

Ai nuk dinte se cfare te mendonte. Nena qe aq shume e donte, ishte nje vrasese. Ajo kishte vrare babain dhe vellain e tij. Ai po cmendej.

Ne nje moment dikush e lajmeron ne telefon. Ai pa e pare se kush ishte e hap i hutuar.

"Alo!"

"Kevin jam une, nena jote" (ishte Etleva duke folur me numrin e komisariatit) "me thane qe ishe ketu per mua dhe po me kerkoje. Une jam mire zemer, mos u shqeteso per..."

"Nuk dua te te degjoj asnje fjale" (i flet Kevini me urrejtje)

"Kevin, cfare ke. Cfare te ka ndodhur? Je mire, me fol mua Kev" (Etleva filloi te shqetesohej per te)

"Ti ke vrare babain e vellain tim, si mund te jem mire" (ai filloi ti qante ne telefon) "si ke mundur ta besh"

"Kev, zemer. Mos guxo te me urresh. Te thashe dhe me pare... mos beso asgje qe flasin te tjeret, mos i beso"

"Me thuaj vetem dicka...ti i ke vrare"(kjo pyetje beri qe Etleves ti shfaqeshin te gjitha kujtimet) "a po me degjon... nene, ti i ke vrare?"

"Kevin, me degjo me kujdes. Une cdo gje e kam bere per ne"

"Pra ti e ke vrare, o zot ato kishin te drejte" (Kevini nuk po permbahej aspak)

"Kevin, degjoje nenen tende te lutem"

"Jo, jo nuk mundem"

"Kevin, me degjo. Une.. une " (ai ia mbyll telefonin) "Dreqin jo, mos e mbyll. Une nuk jam... .

Te vertetat po humbisnin ne hapsiren e kohes. Kujtimet qe po zbeheshin, ne nje moment po ndriconin ne realitet.
Por frika e zbulimit te tyre, jetet tona po i humbet.

STRANGER Where stories live. Discover now