5. Dhimbje

262 6 0
                                    

Une kisha nevoje per ndihme. Te betohem qe kisha nevoje me te vertete. Nuk mendoja qe ndokush te kuptonte se cfare ndieja une nga mbrenda, por thjeshte te supozonin nje mendim te duhur per mua. Per te miren time. Por pak rendesi kishte. Me duhej te ringrihesha si cdo here qe kisha rene aq poshte saqe as rrezja e drites nuk me flakonte më, edhe te behesha me i forte per veten time dhe per te gjithe ato qe gjendeshin perreth meje,... edhe pse isha i vetem.

"Daniel, Daniel..." (vinte nje ze i lehte mbrenda ne koken time)

Ishte vertete nje ze i bukur. Me pelqente ta degjoja, por nuk mund ta shihja. Me dukej shume i ngrohte dhe familjar.
Une nuk e dija se ku ndodhesha, vecse shikoja erresire. Ne nje moment shikoj trupin tim qe me ndricon.
Mos valle kisha vdekur? Nuk mund te kete mundesi.
Isha vetem 15 vjec dhe kisha gjithe jeten perpara. Nuk mumd te ishte e vertete. Akoma nuk kam filluar te jetoj. Jo... nuk mund te kete mundesi.

"Zgjohu Daniel..."(perseri me therret ai ze i embel)

Ne syte e mi po binin disa rreze te vogla drite. Me duket qe isha gjalle. Po hapja syte edhe njehere, ne kete bote. Seriozisht, kam frike se do jetoj shume gjate.
Po ku ndodhesha keshtu ne ate moment?
Era me vinte si farmaci, ne tavoline kishte gjilpera dhe ne krah po mbaja nje sorum. Kthehem te shikoj trupin tim por c'te shoh..., krahet e mi dukeshin si nofulla te nje peshkaqeni.

"Ejj, cfare po ndodh keshtu me mua" (zgjohem menjehere sapo shoh veten time ne ate menyre)

"Daniel, me ne fund u zgjove" (me del perpara nje vajze e bukur, me te bardha qe me qendronte afer per cdo gje)

"Kush je ti?" (E pyesja une si i trembur sepse nuk e kisha pare kurre ate ne ndonje vend)

"Mos u shqeteso Daniel. Une jam Infermiere Alda. Ti tani je ne kujdesin tim" (me shihte ajo me sy ne nje menyre qe askush nuk me kishte pare. Nuk nuk ndjente keqardhje per mua dhe kjo gje me pelqente)

"Me vjen mire, por... infermiere mund te te pyes dicka?" (Doja ta pyesja qe te dija me shume per gjendjen time)

"Po, me thuaj" ( gjithe vemendja e saj ishte tek une.)

Nuk e di por kishte filluar te me pelqente ky kujdes ndaj meje. Por... deri ketu ishte ai pelqim sepse mua me duhej te largohesha nga ai vend.

"Kur mbaron ky sorum infermiere sepse me duhet te mesoj per nje provim qe kam neser" (e genjeva, vetem qe te largohesha nga aty.)

Ndersa infermierja qendronte perpara meje ne qetesi te plote, duke me pare drejt e ne sy dhe nga goja e saj nxori vetem...

"Daniel, ti do qendrosh ketu deri sa te themi ne." (Serioziteti i saj, ne fakt me trembi per nje moment)

Nje habi e madhe me pushtoi. Une ndodhesha i mbyllur. I mbyllur dhe,... dhe ajo nuk qenka aq e embel sa une kujtoja.

Infermiere Alda

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Infermiere Alda

Seriozisht, tani qe po flas, me duket vetja si idiot. Ne vend qe te shqetesohesha se isha i mbyllur ne ate vend, une po merzitesha se si u mashtrova nga pershtypja e pare. Dreqi ta haje.
Po mendoja si cdo here.
Prandaj me thonin se une nuk do te behesha kurre ne jete. Dhe ashtu ndodhi. Nuk u bera kurre...
Duke menduar, kuptova qe une ndodhesha ne nje vend te mbyllur, nje burg qe une e kisha provuar dhe me pare.

Tani une po hap zemren time.
Une nuk isha i cmendur. Une isha shume i frikesuar nga jeta. Nga cdo gje qe lidhej me ate fjale.
Kisha frike dhe te ecja ne rruge sepse me dukej hija ime si nje i semure qe ne cdo cast do vinte te me priste fytin. Kisha frike te notoja ne uje sepse me dukej sikur po humbisja ne kete bote. Kisha frike te udhetoja me avion, te fluturoja sepse ndihesha sikur fryma po me mbaronte. Kisha frike nga cdo gje, frike dhe nga vetja ime.
Ne ate dhome te mbyllur ne cdo ane, dritaret me grila hekuri dhe ne erresire te plote, ne nje moment filloja te ndieja qe ishte vendi me i sigurte ne bote. Atje ku askush nuk mund te me shqetesonte, ku merzitjet e mia ishin zhdukur dhe cdo problem kishte mbaruar.

Ndodhesha ne te njeten dhome qe kisha qene qe ne moshen 6 vjec, ku qendroja i vetem me mendimet e mia dhe me dhimbjen time. Nje dhimbje qe me dobesonte frymen e te jetuarit. Nje dhimbje jo fizike, por...
Nje dhimbje qe me bente te urreja veten time. Ne cdo gje qe beja dhe  shihja, kisha vetem nje mendim...

(Vrite kete trup qe po te dhemb...")

STRANGER Where stories live. Discover now