Ajo ishte gjalle.
Shume e dobet dhe me pasoja te renda,por... ishte gjalle. Tani e donte jeten me shume se asnje njeri tjeter. Ajo do i tregonte te gjitheve se kush ishte ne te vertete.Arta kishte ndryshuar plotesisht. Nje hije e erret shihej nga larg qe e kishte pushtuar. Ndjente fuqi kur shikonte te tjeret se po vuanin. Kishte nje boshllek mbrenda vetes, e cila po mbushej pak e nga pak nga te qarat, dhimbjet dhe trishtimet e atyre, qe e kishin shkelur me kembe. Do fillonte nje rremuje e madhe.
Ne fillim do vuante... Ajo.
Ne momentin me te veshtire te jetes se saj, ajo e kishte lene vetem duke e poshteruar Arten, para te gjitheve.
Lista e zeze fillonte me ate.Dhe gjithcka filloi ne ditelindjen e Asaj. Ajo feste qe u kthye ne ferr.
《1 dite para ditelindjes》
Kejsi ishte bere gati per te shkuar ne shkolle. Ne duar kishte disa ftesa te zbukuruara vete dhe po i shperndante rruges tek te gjithe njerzit qe njihte. Sigurisht qe numri i te ftuarve ishte shume i madh. Kejsin e njihnin qe te gjithe tashme. Emri i saj ishte me i perfoluri duke e bere ate njeriun më me popullaritet. Te gjithe donin te ishin afer saj, te dukeshin si ajo dhe te kishin shoqeri me te.
Por dicka kishte ndryshuar.Kejsi kishte filluar percarjen e studentave. Ajo kishte ditelindjen te nesermen mbrema dhe ftesat e saj ishin ne dy pjese. Pjesa kryesore qe do qendronin me Kejsin deri vone dhe pjesa tjeter, te kercejne ne katin e pare dhe te largoheshin me heret. Kjo gje beri qe nxenesit te merziteshin dhe filluan te mundoheshin, ti binin Kejsit ne sy.
Nje ftese normale ngjyre argjendi i ishte dhene Artes ne shkolle. Ajo e kuptoi se me kete ftese, nuk mund te ishte afer asaj. Prandaj nuk mund te shkaterronte gjithcka per hicgje.
Kejsi ishte ne raftin e saj duke futur librat e saj mbrenda. Bashke me te ishin dhe dy shoqet e saj qe i rrinin gjithmone pas. Ne drejtim te tyre po shkonte Arta me ftesen ne duar dhe dukej shume e inatosur.
"Ju vajza largohuni,... dua te flas me Kejsin" (i tha si forme urdheri dy shoqeve qe i rrinin nga prapa)
"Cfare ben nese nuk largohemi" (pyeti njera sikur nuk i interesonte per te)
"Zhduku nga ketu se ti dhashe floket ne dore" (iu kercnua Arta ne fytyre duke bere qe ato te largoheshin dhe te ishte vetem per vetem me Kejsin)
"Me thuaj Arta, cili eshte shkaku i kesaj sjelljeje qe bere tani" (syte e tyre ishin duke vrare njera-tjetren)
"Cfare eshte kjo ftese qe me erdhi?" (Iu afrua Kejsit afer fytyres e nevrikosur)
"Kjo eshte nje ftese normale per nje njeri normal" (Kejsi qendronte perballe Artes, me nje qetesi te madhe.)
"Une jam kusherira jote apo harrove"
"Nje kusherire e cila para 1 viti e gjysem beri nje budallallek te madh para gjithe shkolles ne festival" (nuk i interesonte asgje, vetem ia perplasi te verteten ne fytyre)
"E vertete eshte qe e bera dhe nuk dua per asnje arsye ta permendesh ate ngjarje, por te pakten nuk jam si ti" (foli plot siguri drejt Kejsit, duke bere ate te mendonte se dinte dicka)
"Cfare si une?"
Te dyja kishin mbetur duke hedhur fjale njera-tjetres. Derisa,... Arta zbuloi veten.
"Ne rregull Kejsi. Po mbaj ftesen normale. Ndoshta me ndihmon profesori i letersise per ta lexuar ate"(sapo tha kete, Arta filloi te largohej)
Kejsi e kuptoi qe Arta e kishte zbuluar. Tani i duhej te terhiqej.
"Arta, prit..."( foli me ze te larte duke bere qe Arta te kthehej)
"Cfare ke tani, Kejs?"
"Merre kete ftese. Ke te drejte, ti je kusherira ime. Nese ti nuk do jesh prane meje, ke do kem?" (Kejsi e beri kete veprim per shkak se shpresonte se Arta nuk do fliste)
Ne doren e Artes ishte celesi i hyrjes. Gjithcka qe kishte planifikuar do kryhej. Ndersa Kejsi, donte qe ta mbante afer, me shpresen qe Arta nuk do fliste.
Por, ajo harroi se mbajtja e nje bombe afer vetes, do sillte nje shkaterrim total per jeten e saj.
YOU ARE READING
STRANGER
Mystery / ThrillerA ndiheni ndonjehere te frikesuar nga vetvetja kur mendon qe trupi yt do bente veprime qe mendja juaj as nuk do e imagjinonte? Kur ti akoma nuk njeh veten dhe kerkon te zbulosh por njerzit perreth teje te bejne te mendosh qe jeta jote ne kete bote e...