32. Dyshimi

56 5 0
                                    

Isha drejt rruges tek ai. Gabimi ishte i pa zbuluar. Isha ne frike dhe po ndieja qe kujtimet e mia kishin filluar te zhdukeshin.

Une ndodhesha ne qendren e shitjeve te narkotikeve. Isha ne vendin e tij, te Ujkut te Vjeter. Ate e karakterizonte nje thjeshtesi dhe nje qetesi e pa pare. Puna po vazhdonte gjithkund ndersa Liridoni, mbante te mbyllur syte duke u relaksuar ne vetmi. Zerat kishin dale qe ai ishte shume i zgjuar, por nuk dukej keshtu ne pamje te pare. Ishte si njeri i vuajtuar qe mundohej te mbijetonte ne kete bote, dhe pse e dija te shkuaren e tij te erret plot vdekje.

Po shkoja drejt vdekjes me kembet e mia. Kisha filluar te mendoja seriozisht.  Per te paren here ne jeten time, po mendoja si gjithe te tjeret. E dija qe nuk doja te vdisja nga duart e tij ne ato momente. Ajo fuqi qe kishte mbrenda si... nuk po gjej dot nje fjale te sakte por nje gje e dija.
Une nuk mund ta lejoja te kercenonte familjen time, personin e vetem qe kisha, nenen time.

Une e fillova kete pune dhe une do e mbyll ate problem qe lindi nga kjo. Do isha une pergjegjes per cdo gje qe do te ndodhte.

Ne nje cast, Liridoni hap syte duke e kuptuar qe kishte dike afer tij. Ai po me shikonte me qetesi sikur po me studionte.

"Eja ulu ketu afer meje" (me tha ai duke me bere me shenje per tek vendi i tij)

Une nuk kisha cfare te mendoja ne ate moment. Bera ashtu sic me tha ai.

"Tani me thuaj Daniel, pse erdhe aq shpejt? Ti kishe kohe qe te me sjellesh leket e mia." (Po fliste me qetesi duke pasur syte e mbyllura)

Une kisha filluar ta kopjoja ate. Mbylla syte duke mos levizur asnje muskuj nga frika e tij.

"Ne fakt, une nuk kam sjelle leket" (i pergjigjem njejte si ai)

"Atehere, c'nder duhet te kemi per viziten tende" (nuk po mundja ta kuptoja ate)

"Na kane vjedhur drogen" (them une me ze te ulet me shpejtesi)

"Ë,ëë... ne rregull" (kjo qetesia e tij kishte filluar te me acaronte)

"Nuk do thuash asgje?" (E pyes per shkak te reagimit te tij)

Liridoni dukej sikur kishte gjithcka ne vije. Nuk kuptohej ne asnje menyre.

"Cfare te them, mua nuk me intereson droga derisa jua kam dhene juve" (dukej sikur nuk kishte asnje problem deri ketu)

"Atehere nuk ka ndonje problem " (e pyes sikur cdo gje eshte ne rregull)

"Ne fakt,... e kemi nje problem" (ne ate moment, Liridoni hap syte)

"Cfare..."(une kisha filluar te dridhesha)

"Mua nuk me intereson droga... por leket po." (Me tha duke me pare ne sy)

"Dhe si do e paguaj une" (pyeta duke menduar)

"Ate e di ti, behu i zgjuar dhe gjeji parate se perndryshe..."

"Perndryshe cfare, do dergosh kercenime ne shtepine time, tek nena ime?" (Ngrita zerin pa e kuptuar)

Ne nje moment, Liridoni ngrihet ne kembe. Me afrohet afer dhe me shikon.

"Rregulli i pare djalosh,... ne nuk merremi me gra. Merremi vetem me burra dhe e dyta...ne nuk jemi tipa te Shakespeare qe te shkruajme letra dhe kercenime. Ne ua presim fytin dhe ia hedhim qenve."

"Do thuash se qe ju nuk keni derguar kercenim?" (Pyes dhe njehere per te siguruar veten nese e degjova mire)

"Ejj, djalosh. Je ketu kur te flas une?"

"Ne rregull, e kuptova" (pohova me koke)

"Tani, mos harro leket" (me kujtoi dhe njehere para se te ikja)

"Do i gjej dhe do i sjell tek ti" (ne fakt une e kisha mendjen diku tjeter.)

Pasi e kuptova kete, kisha filluar te gezohesha se ai kercenim nuk ishte nga une por... kisha filluar te dyshoja. Nese nuk ishte nga gabimet e mia, nga cilat gabime mund te jete...?

Nga ana tjeter, nena ime ishte qetesuar nga prania e Etleves

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Nga ana tjeter, nena ime ishte qetesuar nga prania e Etleves. Ajo po i bente mire. Etleva nuk e la vetem ne asnje sekond,... duke e pare se ne cfare gjendje ishte, kishte frike se mos do bente ndonje vetes. Prandaj ajo... i hodhi xhupin e saj kraheve dhe e mori per tek shtepia e saj. E afroi nenen time afer oxhakut qe te ngrohej sepse rruga ishte shume e gjate dhe koha shume e ftohte. Pasi i pergaditi nje caj kamomili, nena ime po behej me mire dhe filloi te qetesohej.

"Je me mire Marjana," (pyeste Etleva e shqetesuar) "ke nevoje per dicka?"

"Jo Etleva, mire jam. Faleminderit per gjithcka. "

"Asgje Marjana, ne fakt une duhet te te falenderoj ty. Me ke ndihmuar gjithmone dhe... dua te te them dicka."(Etleva po fliste e penduar) "nuk dua me qe ne te thyejme marredhenjen tone prej femijeve tane. Nese duan ato le te zihen, nese duan le te pajtohen. Ne do jemi une dhe ti, si gjithmone "

"Etleva mund te te pyes dicka?" (Nena ime e kishte mendjen diku tjeter)

"Po me thuaj Marjana" (po e shikonte me vemendje)

"Asnjehere nuk te kam pyetur Etleva. Cfare ndodhi qe u largove nga gjimnazi ne vit te dyte" (Etleves iu ndryshua fytyra. Ajo u zbeh ne ate moment. E vetmja gje qe mund te thoshte...)

"Une ndryshova Marjana"

Dhe ai ndryshim, i kishte sjelle vdekjen ne syte e saj.

STRANGER Where stories live. Discover now