<cfare ndodhi ne ate feste?>
...pyetja me e shpeshte qe po vinte nga personat qe i njihja.Epo... nuk mund te mbetet me sekret.
Nga ajo feste, une pesova nje zhgenjim. Nje zhgenjim qe mund ta duroja dhe te mos veproja ne ate menyre qe ndodhi. Dhe e prisja,... nuk ishte dicka qe nuk e mendova me pare.
Thjesht besimi qe i fala Kevinit dhe menyra se si veproi ai ndaj meje, me dha nje goditje te forte. Ne fakt une po genjej veten time. Thjeshte doja te ndihesha me vlere ne ate vend por...Une tashme, mendoj se ai i ka treguar te gjitheve se une isha djali i sherbyeses dhe... ejjj, te betohem se nuk ndihem keq per kete fakt, por thjesht menyra se si ai e ka treguar, me cmend.
Sjellja e Kevinit ate dite, dukej e cuditshme. Ikja me shpejtesi, fshehja e tij dhe dalja e nenes sime ne ate menyre drejt meje, nuk me dukej rastesore. Mendoj qe ishte e planifikuar qe me pare,... ndoshta dhe para se te fillonte festa.
Nga ana tjeter, vemendja e madhe qe mu dha ate dite, nuk me beri mire. Shikimet qe ishin drejt meje, me vune ne siklet, duke me bere mua te bej veprime te pakontrolluara.
E dija qe do beja gabim, por nuk doja te lendoja askend,
prandaj... une lendova veten time.Nje shishe birre qelqi u gjend ne ate cast te vrullshem, e cila u thye ne qindra copa ne koken e Kevinit. Po e shihja se si po me lutej dhe kjo gje me bente te ndihesha me i fuqishem. Koka e tij po gjakonte, ndersa po zvarritej ngadale ne dysheme. Ai ishte akoma i vetedijshem por ajo qe pa nga une me vone, tronditi mendjen e Kevinit.
Nje ulerime e madhe u degjua ne ate cast nga ai duke i lene te mendojne te tjeret se mos i kishte ndodhur dicka. Por Kevini ishte shume mire ne krahasim me mua.
Une ndihesha ne faj nga ajo qe bera. Dhe e vetmja menyre qe mos te ndieja kete dhimbje pendimi, ishte te demtoja trupin tim. E keshtu veprova. Mora nje cope nga shishja qe ishte thyer dhe fillova te prisja krahet e mi duke i gjakosur, te cilat dukeshin si nje lum qe rrjidhte me dhimbje.
Kete gje, une e kisha bere dhe me pare. Nuk ishte gje e re per mua. E beja shpesh ne trupin tim, sa here ndihesha ne faj, duke i bere te tjeret te trembeshin, pa shkaktuar probleme te medha.E mbaj mend heren e pare, kur mora nje bicak te vogel duke bere nje demtim shume te madh ne trupin tim. Kisha prere damaret dhe doktoret nuk kishin me shpresa per jeten time.
Por une kurre nuk u dorezova. Nuk mund te vdisja pa i treguar te gjithve se kush isha une ne te vertete.Ju tashme mund te pyesni se pse ndjeva faj kur Kevini me kishte demtuar vete ne fillim.
Epo... une nuk mendoj qe kete e kishte bere ai. Por mendja ime e kapi me te.
Ne feste po qarkullonte nje video e shkurter ku une po prisja krahet e mi ne spital. Nuk e di se nga ku u gjend por ishte ne duart e te gjitheve. Askush me pare nuk e dinte se cfare beja une kur merzitesha. Ne feste e zbuluan te gjithe. Por dicka e kuptova.
E beri ajo.
Por... nuk doja ta besoja.Dikur isha i dashuruar me buzeqeshjen e saj derisa kuptova qe ne demtonim shume njeri-tjetrin.
Po degjoja nenen time qe me therriste "Daniel, Daniel" ,por nuk kisha fuqi te pergjigjesha.
Kevini ishte i tmerruar nga ajo qe shikoi ne trupin tim. Ai filloi te mbahej ku te mundej qe te dilte jashte nga ajo dhome.
Ndersa nena ime po mundohej te fliste me mua. "Te lutem Daniel, thuaje nje fjale... beje per nenen tende". Doja te flisja por nuk mundesha kurse Kevini ia arriti ta hapte ate dere. Ajo dere beri qe nena ime te besonte qe kjo ishte shpresa e fundit per mua. Nuk fliste asgje, vecse me shikonte ne ate menyre sic shihte nje te vdekur.
Por une isha akoma gjalle. Duke kuptuar gjithcka.
Ajo ndodhej pas nenes sime. Nga nenqeshja e saj, syte e mi ndaluan se shikuari ate duke kthyer vemendjen tek lotet e vertete. Dhe pse e dija qe ajo e kishte bere.Une nuk isha budalla, por nuk doja ta besoja.
Por tani, une isha i gjalle. Mbijetova dhe njehere. Por... disa njerez duhet te kishin kujdes. Shume histori do ndodhnin dhe punet nuk do shkonin shume mire per ate njeri... Kejsin.
YOU ARE READING
STRANGER
Mystery / ThrillerA ndiheni ndonjehere te frikesuar nga vetvetja kur mendon qe trupi yt do bente veprime qe mendja juaj as nuk do e imagjinonte? Kur ti akoma nuk njeh veten dhe kerkon te zbulosh por njerzit perreth teje te bejne te mendosh qe jeta jote ne kete bote e...