kapitulli 20

236 21 0
                                    


Sapo ngre koken shikoj ate qe se prisja kurre ta shikoja...

***
Nuk e imagjinoja dot e jo me ta shikoja ate qe sapo pashe. Ndihesha teresisht e poshteruar dhe dihet qe u largova nga aty sa me shpejt qe munda. Po me dukej si nje makth por ja qe nuk ishte aspak e tille. Ishte reale. Duhet te perballesha me realitetin. Shkova ne shtepi e gjitha e mbuluar nga lotet dhe gjeja e vetme qe me duhej ishte nje dush, gjeja e vetme qe me qetesonte ne ato momente. Ndenja 2ore le te themi ne dush dhe kur dola kisha ndaluar se qari. Nuk duhet te qaja per dike I cili tani mund te ishte me nje tjeter. E doja kaq shume dhe nuk mundja qe te largohesha prej tij.
Nesje I hoqa nga koka keto mendime dhe u shtriva per te fjetur gjume. Sapo vendosa koken ne jestek gjumi me zuri si me magji...
Neser do te ishte nje dite e re ndoshta do ishte me e mire se kjo e sotmja..

Klejdi P.O.V

Cfar bera kshu. Pse duhej te ndodhte keshtu. Nuk do te ishte mir nese do t'ia mbaja te fshehte kete gje Emilit por besoj se eshte gjeja me e mire. Nese ia them asaj kete qe ndodhi me Rebeken ajo ndoshta nuk do te donte me te fliste me muve. Kam 2dite qe nuk e kam takuar ate dhe ajo do te jete bere merak. Sidomos ate nate qe isha me Rebeken ne park qe ia mbylla telefonin ne fytyre. Shpresoj qe tani te jete zgjuar pasi ka shkuar dhe vone. Ora ishte 02:00 dhe vendosa qe ta merrja ne telefon Emilin. I rashe telefonit por ajo nuk po e hapte. Ndoshta eshte ne gjume. Neser do ta marr qe ne mengjes te shkojme te hame mengjes bashke. Mendova ti dergoja mesazh dhe ashtu bera.
--Zemra imee naten. Besoj se ti tani je ne gjume por doja te te thoja qe neser ne mengjes te dalin te hame mengjesin jashte meqe eshte e diele. Nuk besoj qe te kesh pune neser apo jo? Dua te te them dicka te cilen nuk dua qe ti ta heqesh nga mendja: Te dua dhe mos e harro kurre qe jam ai tipi I cili nuk luan me femra. Sido qe te vijne punet une ty te kam ne zemer.--
Jam me shume fat qe kam njohur nje person si Emili. Faleminderit zot. Ajo eshte personi i cili me ndryshoi mua dhe me ktheu serish ne rruge te drejte. E dua ate njeri. Me mendimet ne koke me zuri gjumi....

***
U zgjova dhe ora ishte 07:00. Mendoj se Emili eshte zgjuar se nuk e di nese ka pune apo Jo. Javen e kaluar shkoi ne pune dhe besoj se edhe tani ajo do te shkoje. Pasi mbarova pune ne banjo shkova ne garderoben time dhe po shihja cfare te vishja. Vendosa te vesh nje bluze te zeze dhe pantallona blu te shkurtra. Mora telefonin dhe pashe qe kisha nje mesazh nga Emili..
--Mirmengjes zemer. Ne fakt sot kam pune por tek piceria do te shkoj ne 10 keshtu qe mir. Takohemi ne 8 tek vendi i perhershem qe shkojme te hame mengjes. Dhe une te dua.--

Ora ishte 07:45. Kisha vetem 15minuta kohe qe te shkoja. Ne fakt atje mund te arrija per 10minuta pasi eci edhe shpejt. Zbrita poshte dhe mami kishte shkuar ne shkolle pasi zyshat kan shkolle deri ne fund te qershorit. Dola jashte dhe per 10 minuta arrita atje. Emili nuk kishte ardhur. Vendosa qe te ulesha dhe ta prisja sigurisht. Ajo erdhi fiks ne oren 08:00. Dukej mire por dicka kishte ajo. Se cfare nuk e di por do ta marr vesh.
-Mirmengjes Klejd.
-Mirmengjes.
Dhe sigurisht qe shkova ta perqafoja. Me kishte marr malli me te vertete per te. Vendosa qe ta pyesja se cfare kishte por ajo u justifikua se ishte e lodhur. Me te vertet qe ajo punon shume. Pasi porositem po benim muhabet ne pergjithesi dhe telefoni I Emilit cingeroi. Mesa duket ishte pronari i cili e lajmeroi qe te shkonte atje me heret dhe ajo u detyrua qe te ikte. Shkuam bashke ne piceri dhe me pas une u nisa per te takuar cunat e tjere.

Emili P.O.V

Me kishin munguar ato dite kur dilja me te tjeret per mengjes. Epo mendoj se nuk do ta ngacmoj Klejdin deri kur ai te me tregonte vete gjithcka. Jam e sigurt qe ajo dite do te vije. Isha ne pune dhe telefoni me cingeroi. E pashe dhe ishte numer i panjohur. Per nje moment mendova se ishin ato te bandes qe me moren per parate keshtu qe dola jasht dhe e hapa.
-Alo, kush esht?
-Nuk po me njeh Emili?
Nga zeri e kuptova qe ishte Rebeka.
-Cfar do Rebeka? Pse me merr ne telefon dhe per me teper nga e gjete numrin tim?
-Nga mendon ti zemer? Nga Klejdi sigurisht.
-Fol tani cfare ke per te theme pasi nuk kam kohe te degjoj ty gjate gjithe dites se kam pune te tjera me te rendesishme sesa ti.
-Qetesohu vajz. Desha te te pyes se si po kalon lidhja jote me Klejdin.
-Mrekulli fare Rebeka. Tani duhet te iki pasi kam pune.
-Hej hej, me thuaj pak a te pelqeu ajo qe pe ate nate, pasi Klejdi e shijoje shume.
-Cfare??
-Haahaha mos kujto se ajo qe ndodhi ishte vec rastesi. Te thashe qe 2 raundet e tjera do ti fitoja une dhe ja e sheh?! Je me te vertete shume e ngathet vajze. Te thash qe do ta humbasesh. Nuk duhet te luaje me mua por ti ishe shume kokforte.
Ne ato momente une e mbylla telefonin dhe nuk po mendoja gje tjeter vec te ikja. Te ikja larg per disa dite dhe zgjidhja me e mire ishte qyteti im I vjeter. Do te nisesha neser heret ne mengjes. Shkova brenda dhe I kerkova leje Xhonit duke e justifikuar  se doja te shkoja tek varri i mamit dhe babit dhe ai pa asnje problem me dha leje per 2jave. Epo tani me mbetej qe ti kerkoja leje dhe pronarit tjeter. Punen e mbarova ne oren 15:00 dhe u nisa per tek puna tjeter. Me pare ndalova ne nje kafene pasi donte edhe 1ore qe te shkoja ne pune. Potosita nje leng frutash dhe u humba ne mendime. Vetem kur degjoj kamarierin I cili me pyet nese jam mire kujtohem dhe kthehem ne boten reale. Menjehere e pyes sesa eshte ora dhe ai me thote qe ora esht 15:45. Epo tani do te nisem per ne pune. Falenderoj kamarierin dhe nisem per ne pune. Sapo arrij atje kerkoj pronarin dhe i kerkoj leje me te njejtin justifikim qe i kerkova Xhonit. Ai pranoi direkte dhe me shprehu ngushellimet per humbjen e prinderve. Jam me fat qe ne pune kam pronare kaq te mire. Neser do te ikja dhe sot shkova heret ne shtepi per te rregulluar valixhen. Gjithashtu lajmerova edhe Arben qe neser ne 10:00 mund te jem ne qytet. Kur shkova ne shtepi rregullova valixhen dhe rashe te flija heret pasi isha dhe shume e lodhur...

Shpresoj tju pelqej ky kapituj. Kapituj me te bukur do te kete ne vijim. Nese ju pelqen kapitulli voton dhe komentoni.
Ju dua❤❤

Plaget e zezaWhere stories live. Discover now