kapitulli 21

252 22 4
                                    

U zgjova heret ne mengjes. Pashe oren dhe ajo shenonte 05:30. Thashe te flija edhe pak por mund te them qe vetem u rrokullisa ne krevat asgje me shume. Mendova qe te dilja per vrap meqe ishte edhe heret. U vesha me tutat dhe holla nje xhakete siper. Nuk eshte se ishte ftohte por meqe do te vrapoja nuk doja qe te semuresha me pas. Keshtu fillova vrapin ne nje pjese te qytetit e cila nuk kishte trafik. Kur u ktheva ne shtepi ora kishte shkuar 07:30 dhe vendosa qe te beja nje dush. Pasi dola nga dushi i cili zgjati 30minuta si gjithmone u vesha dhe shkova qe te zgjoja Klajdon. Hengrem mengjes dhe une lajmerova nje taksi qe te na merrte. Taksia erdhi per 15minuta dhe pasi u sigurova qe i kisha mbyllur dritaret mbylla edhe deren. Pasi hipa ne makine I dergova nje mesazh Arbes ku thuhej qe isha nisur. As qe kisha ndermend qe ti telefonoja apo ta lajmeroja Klejdin qe kisha ikur. Ai duhet ta kuptonte ate qe beri dhe ta ndalonte ate vajze nga vetja.
Sapo arritem ne qytet zoteria me lajmeroi dhe une I dhashe adresen. Qyteti im I bukur, sa me kishte marre malli per te. Mezi po prisja te arrija tek Arba. E dua kaq shume kete vend. Me ne fund ndodhesha perballe shtepise se Arbes. Zbrita dhe zoteria e tasksise me zbriti valixhet dhe me pershendeti. Perballe syve pashe Arben e cila po ferkonte syte per te pare nese isha une a jo. Sapo e pash u sula drejt saj me sa fuqi kisha.
-Arbaaa.
-Emushhhh.
-O zemer o motre sa me ka marre malli per ty.
-Edhe muve o shpirtt. Finally jemi bashk me ne fund.
-Poo. Ej Arb kam nje ide brilante.
-Cfar me thuaj mos ma shto me kuriozitetin.
-Si mendon qe ne te dyja te marrim ne dhome ne plazh dhe ti kalojme 2javet qe do te qendroj un atje ne plazh?
-Po sigurisht, une gati jam si gjithmone.
-E dija qe nuk do te me zhgenjeje. Kur te shkojme ne plazh do te te tregoj gjithcka. Mire?
-Ne reegull.
-Arbe sot kemi pune, do te shkojme tek varrezat dhe gjithashtu do shkojme edhe tek lokali yne.
-Ku te duash ti. Jam ne urdherat tuaja zonje.
-O zemree tdu shume.
-Me shume.
Duke perkedhelur njera tjetren me fjale hyme brenda ne shtepi. Aty ishte mamaja e Arbes e cila me perqafoi fort sa po me thynte kockat. Me pas une dhe Klajdo hipem lart ne dhome qe te clodheshim paksa. Telefonin doja qe ta fikja per arsye qe nuk doja te perballesha me Klejdin keto 2jave. Kam ardhur ne vendlindje per te qetesuar mendjen dhe jo te stresohem me shume. Keshtu qe vendosa qe t'ia mbyllja telefonatat.
U zgjova pas 1ore dhe pashe qe ora shenonte 12:30. Zbrita poshte dhe mamaja e Arbes, zonja Eni po pergatiste dreken. E pyeta nese me duhej ndihme por ajo me tha qe sapo mbaroi. Mesa me tha ajo Arba kishte shkuar deri tek dyqani qe kemi ne lagje. Hengrem dreke dhe me pas une e Arba dolem.
-Sa me kishte marre malli per kete qytet.
-Eshte normale, vajz ketu je rritur dhe ke jetuar. Si mendon do te kthehesh me ketu?
-Kam shume deshire por ti e di arsyen.
-Zemer te kam thene une do te te ndihmoj per cfardolloj gjeje.
-Jan te paket miq si ty dhe une jam me shume fat qe te kam.
-Degjo tani. Ti je motra ime zemra ime dhe mos mendo kurre qe do te te le ne balte. Nejse, ku do te shkojme fillimisht?
-Tek varrezat sigurisht.
-Eja pra.
-Mire.
Isha me te vertet shume keq pasi me kishte marre malli kaq shume per prinderot por duhet te qendroja e forte. Mbaruam pune dhe te dyja u nisem per tek lokali yne i preferuar. Sa me kish marre malli per rruget lokalin tone per gjithcka me pak fjale. Sapo hyra aty pashe xhaxhi Monin, (pronarin e lokalit,nje burre rreth te 70-tave) dhe menjehere shkova aty qe ta pershendesja. Sapo I thash qe isha Emili ai me perqafoi fort dhe na drejtoi per tek tavolina jone e perhershme. Kaluam ore te tera ne ate tavoline duke qeshur. Gjithe diten e kaluam neper qytet dhe gjithashtu takova edhe Metin. Me kishte marre malli me te vertete. Me tregoi gjithcka sic benim kur ishim me te vegjel dhe me tha qe fliste me nje vajze. Filloi te na e pershkruante ate me aq pasion dhe na kerkoi ndihme qe ta ndihmonim me darken qe do te bente per te nesermen. Dhe ne sigurisht qe pranuam. Kur shkuam ne shtepi ora ishte 21:00. Hengrem darke dhe me pas rame per te fjetur. Pasi I urova naten e mire hyra ne dhome bashke me Klajdon. U vesha me pizhame dhe u shtiva ne krevat. Mora telefonin per te pare ne kishte ndonje thirrje apo mesazh dhe po, thirrje nuk kisha pasi i kisha bllokuar keshtu qe vetem mesazhe me kishin ardhur. I pashe dhe 5mesazhe ishin nga Klejdi. Kurresesi nuk duhet ti hapja mesazhet dhe tia ktheja por zemra me thoshte qe ti shkruaja. Dhe si perfundim nuk i hapa. Ne fillim do pyesja Arben dhe me pas do veproja. Nr fakt me vinte me shume inat pse nuk ma tha vete ate qe ndodhi dhe ma fshehu. Papritmas u humba ne mendime dhe ashtu me kishte zene gjumi mesa duket.
E nesermja do ishte nje dite e re dhe ndryshe nga kjo e sotmja....

Shpresoj tju pelqeje historia deri tani.
Faleminderit per votat.
Kapituj me te bukur do te kemi ne vijim. Ju lutem votoni dhe komentoni mendimet tuaja pasi vetem nga to une frymezohem per ta shkruajtur kete histori.
Ju dua.

Lots of love for all

Plaget e zezaWhere stories live. Discover now