Kapitulli 4

594 77 15
                                    

Të martën ikëm në një mobileri gjigante. Atje kishte gjithçka që i nevojitej një shtëpie. Mobileria ishte plot drita, madje kishte edhe muzikë fantastike. Filluam të vraponim si të çmendur dhe provonim çdo mobileri, duke u hequr si ndonjë personazh i famshëm. Lea, si gjithmone, ishte nje dive, Ami ishte modelja " Alessandra Ambrosio" , unë u bëra Mister Bean-in dhe mami ruajti rolin e saj të zakonshëm, "Mamin!".

Ishte kaq argëtuese. Sidomos kur shikonim fytyrat e njerëzve përreth, të cilët na shikonin sikur ishim të luajtur mendsh. Madje një zonjë edhe na bërtiti.

- Fëmijë të këqinj! Boll vrapuat si të çmendur. Ua, ua çfarë brezi që po vjen.

Mua më kapi një e qeshur sa dhe vetë po e besoja se po çmendesha. Nga sytë po më dilnin lot, u skuqa në fytyrë dhe rashë përdhe. Zonja më pa dhe një herë sikur do më hante të gjallë dhe u largua.

- Ngrihu që aty!- më tha mami e nevrikosur. Ajo ishte ndjerë shumë keq kur unë u kundërpërgjigja në atë mënyrë. Vështrimi i saj më therri thellë në kraharor dhe fjalët "Më fal!" dolën pa vetëdije. Ajo më përkëdheli ngadalë kokën dhe më tha:

-S'ka gjë! Eja tani shkojmë.

Ami me Lean gjatë gjithë kohës qëndronin prapa meje dhe zgërdhiheshin. Nga njëra anë më vinte inat, por nga tjetra doja të qeshja edhe unë.

Edhe pse e "shkatërruam" pak mobilierinë, edhe ajo përfitoi, pasi aty blemë gjithë mobiliet që na duheshin. Shkuam në shtëpi dhe filluam të sistemonim gjithçka. Në fillim nxorrëm jashtë mobiliet që do të flaknim, një prej të cilave ishte edhe krevati im që e kam pasur që nëntë vjeç. Më pas lamë dyshemenë. Lea bënte sikur fshinte pluhurat, por në fakt ishte Ami ajo që i binte sipër çdo cepi që pastronte motra. Gjithë pastrimi na mori nja tre- katër orë të mira. Unë ndihmova vetëm për lëvizjen e mobiljeve se për gjë tjetër jam vetëm për rrëmujë. Gjithçka dukej aq perfekte. Sapo mbaruam, të katër njëkohësisht u hodhëm në divan të kënaqur nga puna. Sapo vumë kokën në divan të gjithë ramë top në gjumë.

Kur u zgjuam ishte errësuar. Ora kishte fluturuar. Mami u ngrit dhe gatoi një darkë të veçantë, sepse kishim mysafire edhe Amin. Bëmë disa biseda të këndshme e të ngrohta, derisa darkës i erdhi fundi. E përcolla Amin deri tek shtëpia e saj. Ajo kishte veshur xhinse pas trupit dhe një këmishë kremi. Dukej kaq e bukur dhe magjepsëse, sidomos kur qeshte në mënyrën më të mirë që ajo di, me gjithë shpirt. Unë thjesht e shikoja, i përhumbur.

-Hej, ku je? Kristi hej fol!

- Më fal, thjesht...

- Hë thuaje? Pse po qeshje me veten?

- Të ka thënë ndonjë që je shumë e bukur?

Ajo u skuq dhe s'më ktheu përgjigje.

-Ami a e di, ti je e vetmja që më bën të ndihem sikur unë i përkas me të vërtetë kësaj bote, se me të vërtetë unë i bëj njerëzit e lumtur dhe mund të jem edhe vetë një prej tyre.

-Shshshshsh! Pusho, mjaft fole marrëzira!

Ami m'u afrua dhe më tha:

-Ti je perfekt, dakort? Ti je perfekt. A e di, kur ngrihem në mëngjes më vjen direkt ti në mendje dhe them me vete " Një ditë më shumë afër Kristit, një ditë tjetër e mbushur me paqe". Ti më ke bërë te ndihem e veçantë dhe jo unë ty.

Nuk e lashë më të fliste dhe i dhashë një puthje të ndrojtur. Duart m'u djersitën nga sikleti dhe ndjeja fytyrën të më merrte flakë. Ami po më buzëqeshte ëmbël dhe më përqafoi plot dashuri. E ngrita në krahë dhe ajo filloi të bërtiste nga gëzimi. Po e rrotulloja në ajër dhe po e shijoja atë moment sikur të ishte i vetmi që do të kishim bashkë. Kaluam disa minuta pranë njëri- tjetrit dhe më pas e çova në shtëpi. Atë natë s'më zuri gjumi. E si mund të më zinte pas gjithë asaj që më ndodhi?

***Love is in the air! Peace and love!****

Te mungoj?(COMPLETED)✔Where stories live. Discover now