Kur u zgjova ndodhesha në një dhomë të vogël dhe tek këmbët e mia ndodhej një vajzë. Ishte Ami. Sapo e kishte marrë vesh ç'kishte ndodhur, erdhi menjëherë për të qënë pranë meje. Sapo hapa sytë çastet e fundit m'u rikthyen si një vetëtimë dhe fillova të qaja; të qaja e të qaja pa pushim, i lodhur nga gjithçka, i lodhur nga gjithkush. S'mund të duroja dot më. Ami erdhi afër meje dhe e vuri kokën time në prehrin e saj. Filloi të më përkëdhelte flokët dhe të më thoshte që gjithçka do të shkonte mirë, por diçka më thoshte se s'ishte e vërtetë, diçka më thoshte se telat e zemrës sime do të lëshoheshin aq shumë, sa mund edhe të këputeshin dhe unë s'do ta përballoja dot kur të vinte ai cast. Pas pak u hap dera dhe brenda hyri një doktor.
-Kristi Uajt?
-Po. Doli mami nga operacioni?- pyeta unë duke u ngritur në këmbë.
-Po, por është në gjendje shumë delikate. Ejani t'ju çoj në dhomën që e kemi vendosur, por ju lutemi të mos flisni me zë të lartë dhe të mos e lodhni shumë pacienten.
-Dakort doktor!
-Eja atëherë!
Rruga deri në dhomën e mamit m'u duk shumë e gjatë.
Çuditërisht po i kushtoja vëmendje çdo detaji që më dilte para. Dy mjeke po vraponin tek njëra prej dhomave në reanimacion, një vajzë rreth trembëdhjetë vjeë ishte ulur në tokë, duke e hapur fustanin e saj tepër ekstravagant nëpër dysheme dhe fytyra i ishte shpërfytyruar nga rimeli që i kishte dalë nga të qarët; një shishe birre ishte lënë në cepin e korridorit; një çift të moshuarish dhe një djalë po takoheshin të gëzuar, ishin bërë me trashëgimtar; po mua çfarë po më priste? Vdekja apo shërimi i nënës sime?
Kur u futa në dhomë, ajo rrinte e shtrirë, me maskën e oksigjenit të vënë dhe po i jepnin serum. ECG-ja ishte duke i matur rrahjet e zemrës në mënyrë të vazhdueshme, ishin normale. Sapo më pa, më dha një të qeshur, që më shumë i ngjante një ngërdheshjeje.
-Kristi!-më thirri me një zë që mezi dëgjohej.
Iu afrova dhe më shumë, duke u ulur në gjunjë para saj.
-Ma, mos u shqetëso, gjithçka do të shkojë mirë. Po na pret dhe Lea në shtëpi, prandaj shërohu shpejt,- i thashë unë duke u munduar aq shumë që të qëndroja i fortë. Ami rrinte tek dera e dhomës duke qarë nën zë, derisa doli jashtë me vrap.
-Vij shpejt,- i thashë mamit dhe shkova ta kërkoja. Ktheva kokën dhe e pashë se po vraponte në drejtim të daljes.
-Ami, prit!-i thirra.
Ajo ndaloi hapat, por kokën s'e ktheu pas. Vrapova drejt saj dhe e ktheva nga unë. Ishte duke qarë aq shumë, sa fytyra i ishte skuqur dhe rrathët e syze i ishin zxirë sikur t'i kishe bërë me blozë.
-Ami nuk e kuptoj se ç'po ndodh me ty, me të vërtetë që s'po kuptoj asgjë. Mendja ime po vjen rrotull nga çdo gjë që ka ndodhur, s'e di nëse do të përballoj dot dhe ndonjë plumb nga kjo jetë e qelbur, kurse ti çfarë bën? Largohesh! Pa pyetur fare sesi ndihem unë, pa u shqetësuar fare për askënd. Vetëm largohesh! Çfarë po ndodh me ty?! Ne sikur do të rrinim përgjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq, në rënie e në ngjitje? E kupton që jeta po më kthehet në ferr, se jam një i burgosur i së keqes?
-Shshshsh!- më tha ajo duke e vënë gishtin e saj tregues sipër buzëve të mia.- Unë nuk po largohem Kristi, unë po përpiqem të jem më afër teje, por mesa duket universi nuk do që ne të jemi bashkë, ndoshta jemi pole të kundërta që s'mund të afrohemi me njëri-tjetrin. Nuk e di: nuk e di çfarë të bëj, nuk e di çfarë të mendoj, nuk di asgjë.
YOU ARE READING
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...