Ndërkohë Ami sapo hipi në aeroplan. Kthehu edhe njëherë kokën, duke shpresuar se një "Ndalo!" do ta kthente mbrapsht, por u zhgënjye. Flokët i kishte kapur në një topuz të çrregullt, kishte veshur një palë skinny jeans, një bluzë të thjeshtë të bardhë, një pulovër të hollë, të punuar me dorë nga mamaja e saj dhe në këmbë kishte veshur një palë vans të zinj. Sytë e zinj ia mbulonin një palë , ndërsa mbi qafë i varej medaljoni (besoj se e dini se për cilin medaljon po flas), i cili ledhatohej herë pas here prej saj dhe seç dëgjonte ca pëshpërima të mbytura që ngjanin si lutje.
Kur kaloi dhe kontrollin e pasaportës Ami u bind që s'kishte më kthim mbrapsht. Një jetë e re e priste tashmë përpara. U rehatua në sendiljen e saj. Ishte një fluturim rreth dymbëdhjetë orë, i gjatë dhe i lodhshëm. Në krah të Amit ishte e ulur një zotëri, me shumë mundësi rreth 60 vjeç, që po dridhej nga frika.
-Hera e parë që hipni në aeroplan?
-Jo moj bijë po asnjëherë s'jam mësuar me të, gjithmonë kam emocione sa herë hipi.
-Ua si ka mundësi?!
-Në rini kam qënë pilot helikopteri. Pilotimi ka qënë dashuria ime e parë, sa herë që vija këmbën në kabinë më futej një paketë më shumë emocionesh në vena. Se ke idenë çfarë ndjesi ishte ndërsa kishe gjithë atë përgjegjësi! Dashuria e parë nuk harrohet asnjëherë. Tani me të vërtetë nuk po e pilotoj unë këtë avion, por qelizat e trupit tim e ndjejnë çdo veprim. Një..dy..tre...u nisëm.
Në atë minutë u dëgjua zhurma e motorit që u ndez. Ishte me të vërtetë magjike tek shikoje zotërinë me sytë mbyllur dhe duke bërë veprime me duar sikur ishte ai piloti. Mbi buzët e tij u vizatua një buzëqeshje e vogël, e vërtetë. "Dashuria e parë asnjëherë nuk harrohet! Dashuria...e...parë...asnjëherë...nuk...harrohet!"
Edhe Ami i mbylli sytë e saj, për të kujtuar edhe ajo zemrën e saj që e la mbrapa në shtëpi. E hoqi medaljonin nga qafa dhe e mori në duar. Një pikë loti ra mbi të, dukei hapur rrugën dhe qindra të tjerëve. Ndërsa e vendosi kokën në sendilje, Ami e afroi medaljonin tek buzët dhe shikonte retë e pafundme, që dukeshin sikur s'do të kishin mbarim. U përpoq që të flinte një copë herë, por ishte e pamundur. Sapo mbyllte sytë para i dilte Kristi në oborrin e shkollës duke tymosur me sytë e ngulitur tek ajo. I hapte e i mbyllte prapë për të sjellë një kujtim të ri para syve të saj, njësoj si në kinematë e vjetra kur i ndryshoje filmin. Kristi duke luajtur basketboll, që vete drejt saj dhe i vë dorën mbi shpatull...trak...sytë e tyre të përplasur me njëri-tjetrin duke krijuar ylberin më shumëngjyrësh që mund të ekzistojë....trak...në spital...trak...liqeni...trak...kopshti Botanik....trak...trak...trak...
Kur mbërriti në aeroport e priste një prej stafit të konviktit të saj me një tabelë në dorë ku ishte shkruajtur "Ami Frank". Sapo e pa meso-gruan, Ami shkoi drejt saj.
-Përshëndetje!- i tha duke i zgjatur dhe dorën.-Unë jam Ami Frank.-Ju duhet të jeni..
-Maria Salvadore, kujdestarja juaj e re. Gëzohem që më në fund po ju njoh. Keni valixhe të tjera përveç çantës që keni në dorë?
-Oh po, janë dhe dy valixhe të mëdha.
-Eja shkojmë i marrim atëherë.
-Është konvikti shumë larg shkollës?
-Jo, mos u shqetëso. Rreth dyqind- dyqindepesëdhjetë metra.
-Dakort! Sa vajza do të rrimë në një dhomë?
-Katër. Nuk është vetëm një dhomë. Janë dy dhoma dhe një sallon-kuzhinë e vogël. Hera e parë qe largohesh nga familja?
-Po, jam shumë nervoze.
YOU ARE READING
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...