Kapitulli 43

324 47 77
                                    

Ndërkohë që Ami po merrej me Lean, dola në ballkon dhe mora në telefon Lilon me Eidenin. Fillimisht duhej t'I tregoja se çfarë ndodhi dhe pastaj t'I kërkoja ndihmë, që kjo natë të ishte magjike për Amin.

Pas rreth dhjetë minutash shpjegim, duke marrë si përgjigje shumë pasthirrma habie, inati dhe si përfundim zërin lajkatar të Lilos që thoshte :"Awww sa të mirëëë!", I rrotullova njëherë sytë, pastaj vazhdova:

-Tani që e morët vesh, dua të më ndihmoni t'I bëj një suprizë Amit! Dëgjoni me vëmendje!

Sa mbylla telefonin pashë Lean që më kishte ardhur te këmbët dhe po ma bënte me gisht që të ulesha në gjatësinë e saj. U ngërdhesha pak dhe e vura veshin tim te buzët e saj.

-Unë po rri në dhomë sot se të dëgjova kur fole me Kristinën tani në telefon,- më tha duke pëshpëritur dhe duart I vuri në formë tubi te veshi im që Ami të mos arrinte ta kuptonte dot.

-Je një palaço ti! Po një palace shumë e zgjuar. Të dua shumë mizë.

-Edhe unë karkalec.

I shpupurita çik flokët dhe u futëm të dy brenda. Ami kishte marrë fustanin e saj të shqyer në dorë dhe lotët I shpëtuan nga sytë për të marrë udhën drejt faqeve të saj.

I shkova afër dhe ia fshiva lotët e nxehtë me pëllëmbën e dorës dhe më pas ia ngrita kokën lart për të parë sytë e saj të bukur që ishin mbushur plot dhimbje.

-S'dua të shoh më lot në sytë e tu. Tashmë që të gjeta s'të lëshoj më nga duart. S'e ke idenë sa kam vuajtur dhe mezi e kam pritur këtë çast. S'do ta lejoj një plehrë që t'I përbaltë sytë e princeshës sime dhe ta ndrydhë zemrën e saj. Unë do të jem gjithmonë pranë teje zemër, ne ia kemi dalë ta shpëtojmë dashurinë tonë për kaq shumë kohë të ndarë.

Buzët e saj të njoma prekën butësisht të miat dhe do doja të mos ndahesha kurrë prej tyre, por tashmë s'ishte koha për puthje.

-Hmm sado që do më pëlqente të rrija kështu, duhet të ikim diku.

-Ku do shkojmë? Unë s'kam as rroba, jam me tutat dhe bluzën tënde.

-Kam menduar dhe për këtë. Tani po vjen shoferi im të sjellë rroba më të përshtatshme.

Sa thashë këto fjalë ra dera. Shkova ta hapja me shpejtësi.

-Faleminderit, më fal për mundimin!- I thashë shoferit dhe u ktheva nga Ami.

-Bëhu gati tani po mos u vono. Lea, hajde me vëllain të të çoj tek Kristina.

-Paçim Ami, shihemi pastaj!

-Paçim kukull e vogël!

-O Kristi!

-Po motra.

-Mirë që pot ë bëj këtë të mire, do ma sjellësh një milka me dopjo lajthi kur të kthehesh? Të lutem!- I vari ato buzët e vogla për të më mbushur mendjen.

-Hahaha OK, ta ble unë.

-Aaa,- po bërtiste nga gëzimi,- ti je vëllai më I mire në botë.

-E di e di po ule zërin se na turpërove. Dëgjo se s'e besoj që Kristina do jetë në dhomë, po ti do rrish me Xhejmsin, menaxherin tim mirë? S'dua të dalësh nga hoteli, do rrish vetëm pas Xhejmsit, mos iu nda asnjë sekondë, mos pi ujë të ftohtë se të bëhen grykët..

-Heyy fillove ti! Po vazhdove akoma do të ngjitem si rrodhe dhe s'të lë të dalësh me Amin pastaj!

-E mire mire se kaq kisha. U dhe vish një pullover në darkë se...

Te mungoj?(COMPLETED)✔Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin