Gjithë java më kaloi si një vetëtimë. Pothuajse pjesën më të madhe të ditës e kaloja në punë dhe kur kthehesha në shtëpi doja vetëm të qetësohesha.
Po kështu kaloi edhe java e dytë, e tretë. Gjithçka ndryshoi në javën e katër. Një tren u përplas në jetën time, pa pyetur, pa dhënë as edhe më të voglën shenjë se gjithçka do të shkatërrohej kaq shpejt, kaq papritur, ka vakët.
Mami ndërroi jetë, e shtrenjta ime u mposht nga demonët, sëmundja e përpiu, trupi i saj imcak u fik si një fije shkrepëse. Një bombë ra sipër meje, një bombë që do të linte shenja të pashërueshme gjithë jetën time.
Ishte një mëngjes i bukur. Atë ditë kishim vendosur të shkonim nga liqeni për piknik pasi unë e kisha pushim në punë. Mami ishte duke bërë gati shportën me ushqime, kurse unë po vishja Lean. Mami veshi një fustan të bardhë dhe një kapele të madhe, Lea një palë palixheta xhins dhe një crop-top, kurse unë një palë tutal dhe një kantotiere të zezë, s'kisha nerva të gjeja ndonjë gjë më fashionable. Pas rreth një ore dolëm jashtë. Mami donte ta ngiste vetë makinën po nuk m'u duk ide e mirë, prandaj i propozova që do të ishte më mirë që ta ngisja unë. Falë Zotit mora vendimin e duhur, pasi do të kishte ndodhur një katastrofë akoma dhe më e madhe. Gjithçka po shkonte mirë, Lea u ul prapa, kurse mami para me mua. Po qeshnim me shakat e Leas.
Kur papritur një kollitje mbytëse kumboi në makinë. Ktheva kokën i shqetësuar nga mami. Ajo po villte gjak. I shqetësuar parkova menjëherë.
-Ma, ma, je mirë?
Ajo s'po më përgjigjej, po vazhdonte ende të nxirrte gjak, duke e njollosur dhe fustanin e saj të bardhë, si dhe duart që i vinte para gojës si për t'u përpjekur që të ndalonte, por ishte e pamundur. Lea e gjorë u tmerrua, nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.
-Motra shiko nga dritarja ti, nuk ka gjë, mami është mirë,-i thashë për ta ngushëlluar, por vete s'besova as edhe një fjalë që doli prej meje.
-Kristi muzika..
-Ma boll fole të lutem!
-Krist, më dëgjo, mos e lër muzikën.- më tha duke psherëtirë.
-Por, ma..
-Më premto!
-Të premtoj unë kur të mbërrijmë në spital, tani mos fol më.
-Më premto tani!
-Dakort të premtoj, vetëm mos fol më të përgjërohem kurseji fuqitë.
Fillova t'i jepja prapë makinës, por tani si i çmendur dhe në drejtim të kundërt. Duhet të mbërrija sa më shpejt në spital. Po i bija borisë pa pushim që makinat e tjera të më linin të parakaloja. Isha shumë vonë. Një krismë dhe qetësi mbytëse, vetëm kaq ndjeja thellë meje. Zemra e saj pushoi pa mbërritur unë ende në spital. Isha kaq i paaftë. Si s'munda ta shpëtoj, si?! Kur më në fund arrita në spital, po ulërisja për ndihmë:
-Ju lutem, doktor, mami... Shpejt, më ndihmoni, po vdesë..- por ulërimat e mia u shpërblyen vetëm me fjetjen e përjetshme të shpirtit të nënës sime. Sytë e saj s'do ta shikonin më dritën e diellit, duart e saj s'do na përqafonin më, buzët e saj s'do të lëviznin më për të thënë fjalët " Ju dua shumë!". Kapaku i jetës së saj u mbyll përjetësisht.
-Joooo! Maaa, joooo!
Lea ngeli në vend si e ngirë. Nuk mund ta besonte se s'do ta përqafonte më mbretëreshën e saj, se s'do të qeshte më me të, se s'do t'i thoshte të rejat në jetën e saj. Tashmë duhej të vazhdonte e vetme.
-Na vjen keq!- po na thoshin mjekët që na erdhën në ndihmë.- Duhet të kujdeseni për motrën,-më tha njëra prej infermiereve.- Bëhuni i fortë, herët apo vonë kjo gjë do të ndodhte. Nëse doni mund t'ju jap një numër kontakti për funeralin.
YOU ARE READING
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...