Kapitulli 37

429 51 45
                                    

S'mund ta besoja që ajo pemë ekzistonte akoma. Kur ishim fëmijë, bashkë me Lilon uleshim gjithmonë buzë kësaj peme, që është në kopshtin e një shtëpie të braktisur dhe fillonim të këndonim.

Njëherë Liloja mori fshehurazi nga studioja e të atit një nga ato pajisjet me kasetë që të rregjistrojnë zërin dhe erdhi me vrap te shtëpia ime. Unë isha duke fjetur kur ajo troket tek xhami I dritares dhe kur pa që nuk po ngrihesha e hapi dritaren dhe u fut brenda në dhomë. Nga nxitimi I rrëshkiti këmba dhe ka rënë në dysheme me një zhurmë aq të madhe sa u zgjova I tramaksur.

Ktheva kokën nga dritarja e të tokë shoh Lilon që po fërkonte të pasmet se I bëri copë-copë me atë akrobacinë e saj.

-Ç'do këtu që në pikë të mëngjesit o Lilo!- po fërkoja sytë me pjesën e sipërme të dorës dhe u mbështeta te koka e krevatit.

-Mos më rri më në krevat gjumash dhe shiko se ça kam në dorë.

Më doli gjumi me pahir, u ngrita menjëherë nga krevati dhe po e shikoja pajisjen si të ishte thesar.

-O budalla avash se do ta thyhesh, pastaj do vish të më hash hallvën.

-Haahaha, jo më se s'e ke aq të keq babin.

-Jo thjesht do ma presi mishin copa-copa. Ai është I fiksuar pas kësaj re, s'më lë ta kap me dorë. Po nejse hajde vishu të rregjistrojmë shpejt e shpejt një këngë atje te vendi ynë, para se ta kuptoj babi që ia kam marrë thesarin.

-Ja erdha!

Vesha një palë pantallona dhe një bluzë shpejt e shpejt, mora kitaren që e kisha lënë prapa derës dhe dola vetëtimthi nga dhoma.

Kur mbërritëm te shtëpia e braktisur, vendosëm një kasetë brenda pajisjes, unë rregullova kitaren dhe play. Filluam të këndonim Me and My Broken Heart nga Rixton. Gjithçka po shkonte mrekullueshëm derisa dëgjuam nja dy të lehura qensh, që si për dreq po vinin drejt nesh. Ia kemi futur një vrapi sa na hanin këmbët derisa mbërritëm në shtëpinë time. Mbyllëm derën dhe u ulëm përdhe të lodhur. Pamë njëri-tjetrin në sy dhe filluam të qeshnim.

-Të paktën e mbaruam këngën,- më tha Liloja ndërsa më gjuajti prapa koke.

-Ouch, po këtë për ça e kishe?- po fërkoja pjesën ku më gjuajti Liloja , ndërsa mora dhe një të puthur në faqe.

-Kjo ishte për të të kërkuar falje,- më tha ende pa e pyetur unë e u ngrit në këmbë,- Ika tani se më vajti vonë, paçim.

-Paçim,-iu përgjigja ende nën efektin e asaj që ndodhi.

Sot pas kaq shumë vitesh erdhëm përsëri te vendi ynë dhe duket po ashtu siç e kishim lënë. Shtëpia ende me xhamat e thyer, me një derë prej druri, muret që ishin pushtuar nga bimët kacvjerrëse dhe pema jonë, që na priste në heshtje.

-E mban mend këtë?- më pyeti Liloja duke qeshur ndërsa në ajër valëviste një kasetë.

-Mos më thuaj që e ke akoma rregjistrimin e asaj këngës?!

-Po sigurisht që e kam, ja dëgjoje.

U fut prapë në makinë, mori atë pajisjen e famshme dhe pastaj erdhi u ul afër meje në rrëzë të pemës. Po dëgjonim zërat tanë, se si harmonizoheshin me njëri-tjetrin, ende të papjekur mirë dhe në fund ulërimat tona kur po na ndiqnin qentë.

-Kristina!

Kthyhem të dy kokat njëkohësisht, njëkohësisht të trembur, por dhe të habitur. Unë njëherë u habita aq shumë sa më ngeli goja hapur, të cilën ma mbylli Liloja me dorë duke buzëqeshur.

Te mungoj?(COMPLETED)✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora