Kapitulli 29

328 60 17
                                    

S'do të më largohet kurrë nga mendja momenti i varrimit të nënës sime. Njerëz përreth që qanin, të tjerë mbanin arkivolin, unë me Lean të dërrmuar, fjalë të shenjta që kumbonin gjatë gjithë varrimit si të ishin duke shenjtëruar shpirtin e nënës sime. U prefsh në paqe ma, do të takohemi përsëri, e di. Më prit!

Një dorë dhe', edhe një tjetër dhe gjithçka mbaroi. Mami shkoi në shtëpinë e saj të re, në shtëpinë e saj të fundit!

Ngushëllime të përzemërta më vinin nga të gjithë sikur ishim në provat për fitimin e një roli në një film, kush do ta bëjë aktrimin më bukur dhe më të besueshëm. Me kokrra ishin ata të cilëve me të vërtet i dhimbte shpirti, kurse të tjerët e përfunduan dhimbjen me kaq, do ta kujtonin dhe nja dy herë në mbledhjet familjare, duke mos harruar të na mishëronin edhe mua me Lean dhe pastaj do të festonin duke pirë verë, duke e lënë mënjanë prezencën e kujtimeve; por unë me Lean do të ndiqemi përjetë nga kjo humbje: në darkat ku do të jemi vetëm në tavolinë, në festat ku të gjithë do të jenë me prindërit e ne vetëm; në momentet kur do të duam një mbështetje e do t'i kthejmë sytë vetëm nga njëri-tjetri, kur do të duam të dëgjojmë një ngushëllim, por përplasemi me vetminë; kur do të lutemi për një puthje në ball, për një përkëdhelje shpatullave, për një bërtitje që në pikë të mëngjesit e do të marrim asgjë prej gjëje.

Ndenja dhe pak në varreza sa u larguan të gjithë dhe rashë në gjunjë, duke shkriftuar me dorë dheun që groposi nënën time përjetësisht, i pafuqishëm para vullnetit te Zotit..

Sapo do të largohesha kur syri më zuri një siluetë burri larg meje, që po qante i vetmuar, me sytë drejtuar nga varri i mamit. U ngrita nga toka, i shkunda duart për t'i hequr rërën që kishte mbetur nëpër pore dhe nxitova drejt kësaj siluete kur, ç'të shikoj! Ishte zoti Filips.

-Ju këtu?

-Ngushëllimet e mia të sinqerta!-më tha duke më përqafuar e duke qarë njëkohësisht.

-Më falni nëse po tregohem i pasjellshëm, por ç'kërkoni këtu? Dhe për më tepër kaq i prekur?

- Kristi, unë..

-Çfarë? E keni njohur nënën time?

-Unë jam...

- Ju...vazhdoni...çfarë po ndodh?

-Unë jam babai yt.- më tha më në fund.

Sytë m'u errësuan, po më merreshin mend dhe më filloi një dhimbje kokë sikur po më godisnin me çekiç.

-Po talleni?! Zotëri, s'është koha për t'u tallur, nuk jam në gjendje të qesh sot.

-Kristi, nuk po tallem. Jam babai yt.

Më zuri një zemërim që m'i nxinë sytë dhe ma ngrinë arsyetimin. E vetmja gjë që mbaj mend më pas është se i dhashë një grusht në fytyrë sa kisha fuqi dhe pastaj errësirë.

Kur u zgjova e gjeta veten të shtrirë në krevatin tim. Isha mbuluar me një batanije të hollë dhe anash kokës më kishin vënë një jastëk tjetër për të mbështetur më mirë qafën. Mendova se çfarë kishte ndodhur kishte qenë vetëm një ëndërr e keqe, por kur pashë të ulur në fund të krevatit Filipsin ose më mirë të themi Luisin, babain tim. U ngrita me vrull nga krevati duke e hedhur batanijen mënjanë.

-Ç'do ti këtu! Zhduku! Tani!-i bërtita si i shkalluar.

-Kristi, më dëgjo njëherë, pastaj më thuaj të largohem.

-Nuk dua të dëgjoj as edhe një fjalë të dalë nga goja jote e ndyrë. Ti nxjerr vetëm helm; helm, më dëgjove! Nuk dua të të shoh, i pafytyrë, plehrë. Na ke harruar për nëntë vjet dhe tani kujtohesh që ke fëmijë që të presin në shtëpi. S'të vjen turp nga vetja që fëmijët as të njohin fytyrën. Të kisha fshirë nga jeta ime, aq i parëndësishëm ishe bërë për mua. M'u zhduk!

Në atë moment u fut teta Ana në dhomë dhe i tha Luisit që do të ishte më mirë të largohej, situata s'kishte për t'u bërë më mirë. Lea ishte shokuar fare. Për herë të parë kishte parë babin e saj, që aq shumë i ishte nevojitur gjatë rritjes së saj. I kishte bërë pyetje Mateos, por s'kishte marrë asnjë përgjigje përveç:" Do t'i mësosh të gjitha kur të vijë koha. Është detyra e Kristit të të tregojë gjithçka."

Për mua kishte mbërritur ferri mbi tokë. Çfarë do më përplasej më në fytyrë. U lodha. Jo, jo u rraskapita. Dua qetësi, për Zotin e Madh, kur do të vijë ajo ditë?

***** Hey again. Cuna e goca me falni nese s'kam bere update keto dite po me eshte prishur celi dhe s'kam pasur mundesi. Ky kapitulli s'eshte dhe shume i gjate pasi doja te publikoja patjeter nje kapitull te ri, s'doja t'ju lija te prisnit me. Shpresoj t'ju pelqeje. Ika tani, byeee!  Ohh edhe ju pelqen kopertina e re e librit???*****

Te mungoj?(COMPLETED)✔Where stories live. Discover now