Rrugës për në shtëpi nuk po më hiqej nga mendja ai zë, diku e kisha dëgjuar.
-Kristi sa shpejt që shkove. Ku i ke petët?
-Kisha harruar lekët në shtëpi.
-KRISTI! Sa harraq që je. Na merri. Mirë qe u ktheve bli edhe akullore.
-Mire!
-Hej, blije me çokollatë.
-Mirë, mirë.
Shkova në dyqan, bleva petët dhe akulloren dhe sapo dola tek dera e dyqanit e pashë sërish atë burrin me të cilin u përplasa. Shkova drejt tij me nxitim.
-Më falni! Unë jam ai djali me të cilin u përplasët pak më parë.
-Oh, përshëndetje, si mund të të ndihmoj?
-Jemi takuar më parë, pasi zëri juaj më duket mjaft i njohur, por s'ju mbaj mend se kush mund të jeni?
-Si e keni emrin ju djalosh?
-Kristi.
-Kristi!
-Po! Zotëri jeni mirë, u zverdhët ne fytyre, ejani uluni këtu tek shkallët.
Ai s'po m'i hiqte sytë, sikur donte të zbulonte ndonjë gjë prej meje.
-Zotëri jeni mirë?
-Po, po shumë mirë faleminderit!- tha ai duke bërë një buzëqeshje false.
-Atëherë unë po largohem.
-JO!
E pashë i cuditur. E pse s'donte të largohesha kur s'më njihte?! Pse donte që unë të qëndroja ende me të? Më shikonte dhe në një mënyrë që më fuste të dridhurat. Kush ishte ai?
-Më ndihmo pak me këto qeskat para se të largohesh, nëse mundesh, se s'i ngreh dot. Jam sëmurë nga mezi.
-Po, patjetër.-i thashë me dyshim.
I mora qeskat me ushqime dhe ia futa në bagazh.
-I futa të gjitha zotëri, dëshironi ndonjë gjë tjetër prej meje.
-Jo, ju faleminderit!
-Asgjë!
Sapo nisa të largohesha kur:
-Kristi!
-Po!
-Ju faleminderit sërish.
Ia ktheva falënderimin me një buzëqeshje dhe u largova. Kur shkova në shtëpi, mami filloi me ankesat e saj. Pse u vonove, kë takove etj.etj. Unë s'e kisha mendjen fare. Para syve më dilte ai mesoburrë, me flokët që i ishin zbardhur para kohe, sytë i kishte jeshil, kishte një mjekër të gjatë që ia zinte tërë tiparet. Nga gjatësia ishte mesatar dhe ishte i veshur mirë. Dukej që ishte mirë nga gjendja ekonomike, por s'mund të them të njëjtën gjë për atë shpirtërore. Ngjante shumë i vuajtur dhe fytyrën e kishte të mbuluar nga rrudhat.
Më ngjante me dikë, por me kë?
YOU ARE READING
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...