Kapitulli 3

578 74 10
                                    

Erdhi pranvera dhe mami më në fund e luftoi kancerin. Kisha kaq frikë se mos e humbisja. Netët e gjata pa gjumë dhe dhimbjet e saj më shtynin edhe më shumë drejt kësaj ideje, por ajo shpëtoi nga ai gjakhelmues.

Ditën që ajo do të dilte nga spitali, erdhi edhe Ami për të na ndihmuar. Tani ajo udhë dukej ndryshe. Plot jetë, e gjallëruar, e buzëqeshur. Gjethet ledhatoheshin nga era e lehtë pranverore, qielli shkëlqente si një ujë kristal, trotuari shndërriste teksa pasqyronte rrezet e arta të diellit dhe tani, pas kaq shumë kohësh, zogjtë po cicëronin përsëri. Më në fund veshët e mi po dëgjonin melodi gazmore, më në fund po ndjeja jetë, një jetë të harruar. Ata fluturonin të lumtur nëpër qiell, ashtu të lirë siç po shkonim edhr ne.

S'zgjati shumë dhe mbërritëm në shtëpi. Unë kisha lajmëruar gjithë familjarët të vinin të mirëprisnin sërish time më në folezën e saj. Me ngadalë e nxora mamin nga makina dhe e çova drejt shtëpisë. Ajo e ledhatoi derën si ta kishte një shoqe të vjetër dhe sapo u fut në shtëpi nisi të qante nën vete.

Ne i kishim realizuar një festë. Tezja, dajat, gjithë miqtë tanë kishin ardhur.Të gjithë u kënaqëm gjatë asaj dite të veçantë. Pasi përcolla të ftuarit, nisa të rregulloja shtëpinë me Lean, me pak ndihmë edhe nga Ami. Tani, unë dhe Lea ia kishim marrë dorën punëve të shtëpisë. Kur hapa sytë ishte ora 11:00, por nuk e vrava mendjen. Kalova edhe disa minuta i shtrirë në krevat, i shoqëruar nga rrezet e ngrohta të diellit, që të çlironin nga negativiteti. U ngrita dhe shkova në kuzhinë, kur ç'të shikoja! Mami ishte ngritur shpejt dhe kishte përgatitur një drekë shumë të shijshme dhe tani po pastronte rrëmujën që kishte bërë. Shkova drejt saj, e përqafova dhe i kërkova të ulej. Nuk kundërshtoi se ishte lodhur shumë , megjithatë për të më bërë disa pyetje me spec kishte kohë.

-Hë, Kristi! ç'na thua!

-çfarë?

- Hajde pra, ç'thotë Ami??

- Ma, ku e ke mendjen ti! Uhuu, ne jemi Shokë. Dakort!

- Mirë , mirë! Po të të them diçka?

- Po!

- Shiko, kam planifikuar të mobiloj prapë shtëpinë, prandaj pse nuk i kërkon pak ndihmë edhe Amit?

Në atë moment u dëgjua zëri i Leas nga dhoma tjetër:

-POOOOOO!

-Mesa duket njëra u entuziazmua shumë.- i thashë mamit duke buzëqeshur.

-Atëherë je dakort?

-E pse të mos jem?

- Fto edhe Amin të vijë me ne.

- Po..

-S'ka po. Ftoje, e di që do t'i bëhet qejfi.

- Mirë.

Te mungoj?(COMPLETED)✔Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin