*** Para se te filloj me kapitullin e ri dua te them qe ky kapitull i dedikohet @The_daydreamer12 shume faleminderit per gjithe mbeshtetjen dhe komentet e bukura qe me ben gjithmone. Hope you enjoy it honey! now back to the story"
-Lea ndalo aty! Hej më dëgjon apo jo? Lea!
-Më çmende, si bën sikur jam kalama!- m'u hakërrye duke ardhur drejt meje me hundën përpjetë dhe me duart në mes.
-Pse çfarë të duket vetja ty?
-Unë jam zonjushë.
-Ti zonjushë! Ti je si burrë I vogël moj.- u ngërdhesha për t'ia acaruar çik nervat.
-Ç..çfarëë! Kristi, përfundimisht je I vdekur, dëgjove, I vdekur.- më tha ndërsa faqe iu skuqën, hunda iu ngrit përpjetë nga nervat, sytë po I shkëlqenin dhe po më gjuante me sa kishte fuqi. Kur unë qeshja, ajo gjuante akoma dhe më fort derisa...
-Lea!- u dëgjua një zë prapa nesh. Kthej kokën kur ç'të shikoj. Ishte Grejsoni, një shok I klasës I Leas, më mire të themi shoku I saj I ngushtë bashkë me Sofinë, një vajzë imcake. Grejsoni ishte një fëmijë shumë I lezetshëm. Flokët I kishte kaçurrela të vogla që I binin mbi sy dhe ai I shtynte vazhdimisht me dorë larg fytyrës. Për moshën që kishte ishte mjaft I gjatë dhe një fiksuar pas Call of Duty.
-Grejson!
Lea uli duart menjëherë nga krahët e mi dhe vrapoi drejt tij. Ballet e tyre u përplasën me njëri-tjetrin kur u përpoqën të përqafoheshin, prandaj instiktivisht që të dy po e fërkonin me dorë, duke ia dhënë një të qeshure që na nxori bojën.
-Më kishte marrë malli, nuk rrihet pa ty në shkollë. Mësuese Kejsi më ka ulur në bangë me Rexhinën po ajo është llasticë. Një ditë madje më akuzoi se I kisha vjedhur ngjyrat. Ja ngela unë për ngjyrat e asaj budallaçkës.
-Po Sofia me kë po rri?
-Ajo është ulur me Fabion. Dje u zu keq me atë Esrën, shtrigën.
-Pse?!
-Po ngaqë ajo të shau ty.
-Mua?!
-Po, të quajti jetime dhe se s'do na doje më mua dhe Sofinë tani që do jetosh në vilë. Në fillim u gënjyem për një cast, po pastaj I thirrëm trurit, ti s'do ta bëje kurrë këtë gjë. Po mos e vrit mendjen se Sofia ia tregoi vendin. I futi një grusht të mirë në fytyrë që iu fry si tullumbace. Mësuese Kejsi më dënoi si mua, edhe Sofinë, po s'na bëhet vonë, Esra e meritonte.
-Po...
-Për çfarë po flisni ju të dy?
Ngrita kokën në lartësinë nga vinte zëri. Vështrimi më ra mbi një palë sy bojëqielli, që shumë lehtë mund të ngatërrohej edhe me grinë. E rrëshqita shikimin mbi flokët e saj të drejtë e bjond, buzët e mbushura dhe tiparet e ëmbla. Ishte e vetmja dhe e papara Kristina Abram, motra e madhe e Grejsonit dhe një shoqe shumë e vjetër e imja, por që kisha shumë kohë pa e takuar, me shumë mundësi që kur isha pjesë e korit të kishës rreth 2-3 vjet më parë, nga ku u largova pasi ishte I mërzitshëm. Më pas Kristina vendosi të shkojë në një gjimnaz tjetër e prej atëherë kemi humbur çdo lidhje.
-Stiçi, o Zot I madh sa kohë pa u parë! Po ti qenke bërë gjithë ky djalë!
-Hahaha Lilo sa paske ndryshuar!
Stiçi e Lilo I thërrisnim dikur njëri-tjetrit, në kohët e vjetra.
-Eh jam zgjatur ca. Më në fund se ngela 1.60.
-E ke bërë përparim, paske vajtur 1.61.
-Stiçi të më marrësh të keqen se kam vajtur fiks 1.72. Po si ke qënë? Mora vesh për teta Donën më vjen shumë shumë keq, e doja jashtëzakonisht shumë, sa e mirë që ishte! Ngushëllimet e mia të përzemërta, tani duhet të bëhesh I forte.
YOU ARE READING
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...