-Çfarë po ndodh këtu?- pyeti Ami e shqetësuar.-Vilmer, ç'janë gjithë këto që po dëgjoj?
-Ami, janë disa gjurmë të së shkuarës që më kanë ndjekur deri sot e do të më ndjekin nga pas derisa të vdes.
-Unë..unë s'mund të bëhem pjesë e gjithë kësaj. Më fal!
Pas këtyre fjalëve Ami u kthye për të ikur sërish në shtëpinë e saj. Po ecte me shpejtësi, gati duke vrapuar kur ndjeu një dorë të ftohtë që e kapi në krah dhe e ndaloi.
-Të lutem, mos ik!- zëri I tij I ngjante më shumë një psherëtime, gati- gati përgjëruese.- Do të të shpjegoj gjithçka kur t'i vijë koha, por vetëm tani jo. Kam akoma copëza që s'i kam vendosur dot në pazëllin e jetës sime. Kur ta përfundoj, do të të them gjithë të vërtetën. Nqs ta them tani do të bazohesha vetëm në pikëpamjen time, do te mbroja veten dhe do të dënoja të tjerët. Duhet ta mësoj fillimisht nëse jam unë shkaktari i gjithçkaje.
-Po i kujt?
-I vdekjes së Bekit.
Ami s'dinte çfarë të bënte, të largohej apo të qëndronte. Nga njëra anë kishte frikë se kush mund të ishte Vilmeri, por nga ana tjetër besonte se ai nuk ishte njeri i keq. Instikti i mbijetesës i thoshte që të largohej se s'ishte e sigurt, kurse zemra i thoshte ta përqafonte Vilmerin e ta ngushëllonte. Ndoqi zemrën. I vuri duart rreth qafës së tij dhe e përqafoi fort. Vilmeri I vuri duart rreth belit të saj dhe I pëshpëriti:
-Faleminderit!
-Eja tani, më ço tek ai vendi yt i preferuar.- e goditi në krah me shaka.
-Je e sigurt?
-Do vish, apo jo?-iu përgjigj Ami duke i buzëqeshur.
Vilmeri tashmë ndihej kaq i çliruar që Ami nuk ishte larguar dhe s'e kishte lënë të vetëm, të gllabëruar nga kthetrat e Sabrinës.
Ecën dhe për nja dhjetë minuta derisa Vilmeri ndaloi tek një park.
-Pse qëndruam këtu?- e pyeti Ami e çuditur.-Parku është vendi që të jep qetësi?- vazhdoi të pyeste ajo akoma dhe me më shumë mëdyshje.
-Hahaha, sigurisht që jo.- iu përgjigj Vilmeri.- Ajo më jep!
Ai drejtoi gishtin dikur matanë parkut.
-Cila?- e pyeti Ami duke mos kuptuar gjë.
-Eja ta tregoj.
Sa më shumë afroheshin, aq më shumë shpresonte Ami që të mos ishte ajo që mendonte se do të ishte. Por kishte të drejtë. Vilmeri po e çonte drejt një trampoline. Hedhja mbi trampolinë ishte gjëja e tij e preferuar.
-E di, kur hidhem sipër saj më ngjan sikur mund të fluturoj, sikur mund të zotëroj gjithë botën. Harroj gjithçka dhe vetëm hidhem dhe mbyll sytë. Gjithçka më fshihet dhe sytë më shikojnë vetëm bardhësi.
-S'e ke seriozisht, apo jo?
-Pse, ku qëndron problemi?-pyeti Vilmeri pak i habitur që Ami po reagonte në atë mënyrë.
- Hhahaha ti hidhesh ne trampoline per t'u qetesuar?! Eshte e cuditshme. Oh, jo, mos më shiko ashtu, s'je ti problemi, jam unë. Kam frikë nga lartësitë, nga mendimi se s'do t'i kem këmbët në tokë, se s'do të kem mbështetje. Po sikur të bie dhe të thyej ndonjë kockë?!
-Vërtet??
-Po, s'jam hedhur asnjëherë në trampolinë vetëm prej këtij mendimi.
-Hajde provoje sot atëherë!
-Çfarë, po tallesh? Unë po të them e kam fobi, ti ja bën eja hidhemi.
-Pse ke kaq frikë? Është kaq qejf, pastaj s'ia vlen të kesh gjithçka nën kontroll. Lëre veten të lirë.
VOCÊ ESTÁ LENDO
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...