Teta Ana, zoti Andrea dhe Mateo u futën brenda në shtëpi më në fund të bashkuar pas kaq shumë kohësh dhe jeta s'i ndau më kurrë. Zoti Andrea kishte qënë në vendin ku kishte ndodhur komploti dhe ishte dëmtuar rëndë. Për gjashtë muaj kishte qënë i shtruar në spital, asnjë s'e njihte për shkak të situatës së vështirë që ishte zhvilluar. Kur u shërua s'mund të kthehej në shtëpi pasi lufta kishte zaptuar gjithë qytetin. Posta ishte shkatërruar, energji elektrike nuk kishte, ishte njësoj si të ishe i burgosur, por në kushte akoma më makabre. Kur më në fund situata u përmirësua disi, zoti Andrea kishte ikur menjëherë nga shtabi i tij dhe u kthye në shtëpi. Ai ia shpjegoi gjithçka të dashurve të tij dhe nuk u kthye më kurrë në luftë.
Ndërkohë unë u nisa për në spital. Atë ditë kishte shumë trafik. Në një prej restoranteve më të mirë të Bayfield-it po organizohej një festë madhështore, me emrat më në zë të medias, prandaj dhe ishin bllokuar rrugët. Vendosa t'i bija lagjeve mes per mes, kështu që s'kisha pse prisja shumë në trafik, për më tepër që më vajti dhe vonë për tek mami. Kur mbërrita ajo ishte duke ngrënë supë me peshk. Gjithmone e ka pasur inat atë supë, prandaj dhe po ankohej si kalama tek infermierja. Herë e merrte me të mira, e herë i bërtiste. Gojën e mbante të mbyllur sikur ta kishte me kyç sa i afrohej luga me supë, kurse duart të kryqëzuara në prehër.
-Gjithçka në rregull?-pyeta unë, megjithëse gjithçka ishte e kuptueshme.
-Është kaq brutale, Kristi. Përveçëse më duhet të përballem me gjithë këtë dhimbje që ndjej, më duhet të duroj edhe shijen e shpifur të kësaj supe. Të lutem, thoji të mos ma japin. Më mirë rri me stomakun bosh, se të fus në trup atë.
-Mund të largoheni!-i them infermieres.-Kujdesem unë tani!
-Por djalosh, zonja Dona s'ka ngrënë asgjë gjithë ditën.
-S'ka gjë se do të ujdis ndonjë gjë.
-Dakort, ju e dini. Unë te dhoma ngjitur do të jem në qoftë se do të keni nevojë për ndonjë gjë.
-S'e besoj,- tha mami im si me neveri.
Infermierja u largua, duke menduar kushedi se çfarë për mamin tim: zemërgur, shtrigë, e paarsyeshme, urithkë, çdo gjë negative që mund të të vijë në mendje. Por në të vërtetë gjithçka është kaq ndryshe. Rrugës për në spital u ktheva në një dyqan ëmbëlsirash dhe aty bleva një tortë të vogël me çokollatë, pasi mami e kishte shumë qejf.
-Merre këtë,-i thashë.-S'e besoj se do ta refuzosh.
-Patjetër që jo, është tortë me çokollatë, e preferuara ime. Po mos thotë ndonje gjë ajo infermierja?
-S'do thojë gjë , nëse ti s'i tregon dhe e ha tortën pa ardhur ajo.- iu përgjigja duke i shkelur syrin.
-Për këtë mos ki merak,-m'u përgjigj mami e gëzuar.
Po e hante tortën me aq qejf, po shijonte çdo kafshatë, aq sa kur mbaroi më tha:
-Ka më tjetër?
-Jo, më fal, vetëm një copë bleva, s'e mendova se do të doje më shumë.
-Oh s'ka gjë, se po më dhemb dhe barku.
-Si ke qënë sot?
-Mirë, mirë po më thuaj, Lea si është?
-Shumë mirë, e kam lënë tek shtëpia e teta Anës. Ishte akoma në gjumë kur dola unë. Do të të jap një lajm të mirë.
-Çfarë?
-Zoti Andrea u kthye në shtëpi sot në mëngjes.
-Por ai u vra në detyrë! Ka plot një vit e gjysmë që s'është marrë vesh prej tij, të gjithë e dinim të vdekur.
-Ja që s'është ashtu.
Fillova t'i tregoja çdo gjë kishte ndodhur dhe mami jepte pasthirrma nga më të ndryshmet: gëzimi, habie, frike.
-Më në fund u bashkuan!-tha mami pasi mbarova.
-Po, ishte shumë magjike ma. Mateo i gjorë ngriu, nuk mund ta besonte, s'po kuptonte dot asgjë.
-Oh, vogëlushi! Kristi, do të më nxjerrësh nesër që këtu apo jo?
-Po ma, nesër në nëntë do të jesh në shtëpi.
-Falë Zotit, pasi s'po rri dot asnjë minutë më shumë. Është kaq mbytëse. Hej!
-Po?!- u çudita nga reagimi i saj. Ishte shumë e qetë, kur papritur më tha:
-E di që ke shumë kohë pa më kënduar?
-Hë ç'ishte kjo tani?
-E mban mend kur këndonim bashkë kur ishe rreth njëdhjetë vjeç?
Orët po kalojnë, vitet po ikin
Ne të tre bashkë, të gjithë na mbështesin.
Fluturo zog i vogël, fluturo lart,
Por folezën mos e harro,
Ktheu prapë, ktheu prapë...
Sapo mbaronte kjo strofë ti hapje krahët dhe vrapoje nëpër shtëpi, pastaj vije drejt meje dhe më përqafoje dhe thoshe:" U ktheva ma, u ktheva".
Nga sytë e mamit po rridhnin nja dy lotë të fshehtë dhe zëri iu drodh.
-Dhe asnjëherë s'do të largohem,-i thashë i mallëngjyer nga kohët e vjetra.
Atëherë gjërat ishin ndryshe. S'i kuptoja të gjitha, prandaj dhe nuk e vrisja shumë mendjen. Kurse tani, tani...
-E di çfarë? Do këndoj tani.
-Seriozisht e ke, s'po tallesh?
-Jo, pse të tallem? Ja, dëgjoje.
Asnjëherë s'do ndahemi jo,
Asgjë s'është e fuqishme
Para familjes sonë.
Dorë për dore do të ecim në dritë,
Nga cicërrima e një zogu
Do të zgjohemi përditë.
Mos ki frikë ma, unë jam këtu
Këtu do të jem gjithmonë,
Pranë teje, pranë Leas,
Duke kënduar këngën tonë...
Qëndrova i palëvizur pak çaste, i terrorizuar nga frika se kjo ditë mbase s'do të vinte kurrë.
-I vogli im, sa shpejt ikën vitet. Të kujtoj kur ishe i vogël dhe luaje në oborr. I ëmbli im!- më thoshte ndërsa dora i dridhej mbi fytyrën time.
-Ma, pusho pak tani! Duhet të mbledhësh forca për nesër, apo jo?- i thashë duke ia puthur dorën.
-Dakort, bir! Këtu do të rrish ti?
-S'do të shkoj kurrkund, fli e qetë.
-Mirë, po fle, se ndjehem dhe shumë e lodhur, më duket sikur s'ndodhem në trupin tim, më dhemb në çdo cep të qenies sime.
-Fli, ma, ndoshta gjumi të bën mirë.
I dhashë një të puthur në kokë, e mbulova mirë me batanije dhe u ula në divan. Nxora telefonin nga xhepi i pantallonave, vendosa kufjet dhe po dëgjoja muzikë. Kur filloi kënga e Muze " Victorious" m'u kujtua Ami. Ç'do të ishte duke bërë vallë? Do të largohet vërtetë apo do të ndërrojë mendje? Një pjesë e imja do që të shkoj ta takoj, kurse pjesa tjetër më frenon. E për çfarë ta takoj, ajo prapë ka për të ikur, asgjë s'do të ndryshojë. Udhët tona do të ndahen dhe gjithçka do të përfundojë.
Ami...Ami... Ami...Pse gjithçka duhej të mbaronte kështu, kaq zbrazët, kaq shpejt?
YOU ARE READING
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...