Kapitulli 36

419 54 103
                                    


Sibila u rehatua në divan së bashku me Amin dhe filloi të tregonte.

-Në vitin 2014 Vilmeri u dashurua marrëzisht pas një vajze një vit më të vogël se vetja. Edhe ajo e donte me të njëjtën fuqi por unë gjithmonë kam menduar se ajo më shumë ishte e etur për trupin e Vilmerit sesa ishte e dashuruar me të.

 E kuptoja në mënyrën se si e puthte, në vend të ndjenjës sundonte pasioni, ia puthte buzët sikur s'mjaftohej kurrë prej tyre, me egërsi si ai demi që I vete pas toradorit. Nga jashtë dukej kaq e urtë, kaq e pafajshme, të gjithë që e shikonin nga larg mendonin:"Lum ata prindër që kanë këtë gocë", kur në të vërtet ajo ishte një gjarpër me dhjetë kokë që ia helmoi arsyen vëllait tim dhe e shndërroi në një marionetë.

Nga jashtë ëngjëll, kurse nga brenda I hanin kockat si një djall.

U lidhën të dy që në takimin e parë, mes tyre kishte një kimi të tmerrshme, që kundërrmonte dhjetra metra larg. Ishin kaq të lumtur, ose të paktën Vilmeri ishte, nuk ziheshin asnjëherë. S'kishte arsye pse të ziheshin përderisa Vilmeri ishte I verbuar pas saj dhe kutia e vogël në kraharorin e tij ishte e mbushur, jo jo e tejmbushur me dashurinë e tij për të.

Gjithçka dukej sikur ishte në vendin e duhur Kjo lumturi kaq e përkryer të frikësonte. E ke parasysh kur diçka është shumë e bukur për të qënë e vërtetë? Nuk thonë kot që ëmbëlsia e tepërt të bën dëm.

-Kjo vajzë ishte Beki?

-Fatkeqësisht! Do të doja që të mos kishte ardhur asnjëherë në jetën e tim vëllai. Ai u marros pas saj, gjithë ditën mendonte vetëm për të, flisnin për orë të tëra në telefon dhe ishin gjithmonë bashkë. Por unë e ndjeja që diçka do të shkonte keq, e kam ndjerë që ditën e parë që e takova. E ke parasysh atë ndjesinë që të krijohet në stomak kur parandjen diçka të keqe? Ashtu ndihesha unë ato kohë dhe kisha të drejtë. Dreqin po kisha të drejtë.

Një vit më vonë filluan dhe krisjet e para. Djallit pak nga pak po I dilnin brirët dhe po e tregonte fytyrën e vërtetë. Nga shenjtorja e ditës u shndërrua në kurvën e natës që donte vetëm të dehej dhe të bënte qejf.

Kjo gjë sigurisht s'i pëlqente aspak Vilmerit. Ai i kërkonte të mos vazhdonte më ashtu, por ajo s'e dëgjonte. Filloi të vishte vetëm rroba që femrat e bordelos mund t'i vishnin, lyhej shumë rëndë dhe rrinte jashtë deri në orët e para të mëngjesit.

Prindërit e Bekit ia kishin lënë amanet Vilmerit vajzën e tyre të vetme, pasi një djalë që kishin I kishte marrë rrugën e shejtanit dhe më shumë qëndronte prapa hekurave të burgut sesa me familjen e tij.

Ai I puthi dorën prindërve të saj Ami, I premtoi që do të kujdesej për vajzën e tyre deri në frymën e tij të fundit, por s'ia doli.

Dukej se po mbushej kupa dhe pak nga pak u derdh. I xhindosur Vilmeri shkoi në një festë ku ishte edhe Beki. Ajo ishte duke kërcyer në prehrin e një djali, epo më mirë të themi të playboy-it më të madh në shkollën tonë, Xheku, I cili po e puthte si një kafshë dhe dukej se Beki po e pëlqente atë gjë. Duart e tij ishin mbi kofshët e "ëngjëllit tonë", kurse buzët e tij ishin ngjeshur etshëm pas të sajave.

Atë natë ishte shumë I dehur dhe I mbushur me mllef. Kur e pa që I ishte ulur një tjetri në prehr u xhindos fare. Po I dilnin djersë nga nervat dhe fytyra dukej sikur po I merrte flakë. Zemra po I rrihte shpejt, aq shpejt sa mund edhe t'I kishte dalë nga kraharori. E mblodhi dorën grusht dhe e shtrëngoi aq shumë sa I nguli thonjtë në pëllëmbën e tij saqë e bëri tërë gjak, por dhimbja që iu shkaktua ishte e papërfillshme para thyerjes që I kishte shkaktuar dashuria e jetë së tij.

Te mungoj?(COMPLETED)✔Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt