S'po më zinte gjumi gjithë natën. Më kishte hipur një zjarrmi e tmerrshme. Çfarë do të mendonin prindërit e Amit për mua? Do më pëlqenin apo do t'i dukesha si një i pavlerë? Të shkoj me motorr apo me autobus? Të vishja këmishë apo bluzë? Ohh sa e vështirë që ishte të takoje familjen e të dashurës për herë të parë.
Nisa të bëhem gati që në orën dhjetë. Në fillim bëra një dush të gjatë. Pastaj rregullova kevatin, se siç thoshte gjithmonë ime më :"Një dite shkon në rregull, nëse vendos rregull në fillim tek vetja."
Më pas i erdhi radha sfidës së vërtetë. Po kërkoja në dollap për ndonjë gjë të përshtatshme për të veshur. Provova një bluzë me Bon Xhovin, po ishte shumë fëmijërore. Më kapi dora një bluzë me krahë të gjata të bardhë, po m'u duk vetja si një pesëdhjetë vjeçar. Vendosa të vesh bluzën e bardhë që më bëri mami dhuratë, me pantallonat e mia të zeza. Flokëve s'i bëra ndonjë gjë, thjesht i thava me tharëse. Po me çfarë të ikja? Me motorin tim do të ngjaja shumë i çrregullt, si një badboy. Kushedi ç'do të mendonin prindërit e Amit që në takimin e parë!
Rreth orës një u nisa për tek Ami. Para se të dilja vesha dhe xhaketën xhins që e kisha lënë mbi divan. Në korridor ishin varur çelësat e makinës së mamit. I mora duke nxituar dhe hipa në peugeo-n e vogël.
( Veshja e Kristit)
Ami ma dërgoi adresën me mesazh. Në fillim shkova bleva një tufë me trëndafila dhe një pako me çokollata. Kur mbërrita në rrugën që më kishte dërguar Ami, s'mund t'i besoja syve.
"Ku jam këtu? Mos kam ngatërruar rrugën? O Zot shpresoj që të jem ngatërruar."
Megjithatë vazhdova ta ngisja makinën në atë drejtim. Fatkeqësisht isha në vendin e duhur. Ami po më priste jashtë në oborr. Shtëpia e saj ishte si një kështjellë me një oborr gjigand, plot me lule të ndryshme. Kur parkova makinën, Ami erdhi pranë meje. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të kuq me një të çarë në anë dhe me një dekolte mjaft të theksuar. Flokët i kishte ndarë në mes dhe i kishte bërë me onde. Dukej shumë e bukur. Nuk po ia shqisja dot sytë.
YOU ARE READING
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...