Kapitulli 31

364 57 54
                                    

Ditën tjetër në she patëpi erdhi punonjësia sociale. Duhej të diskutonim se ç'do të ndodhte me mua dhe Lean tani që mami s'ishte më me ne, kush do të bëhej kujdestari ynë, nqs nuk donim të përfundonim në jetimore. Isha shumë i shqetësuar se mos do të na ndanin. Atë s'do të mund ta gëlltisja dot.

-Kristi, ti do edhe një muaj të mbushësh tetëmbëdhjetë vjeç, prandaj nuk mund të jetosh vetëm, e për më tepër të marrësh kujdestarinë e motrës tënde Leas. Gjykata ka vendosur që të shkoni në jetimore. Gjithçka mund të ndryshojë nëse gjeni një kujdestar brenda këtyre ditëve. Por duhet të nxitoni, pasi s'keni shumë kohë.

-Po kur unë të mbush tetëmbëdhjetë vjeç, mund të marr përsipër kujdestarinë e motrës.

-Patjetër, por duhet të gjeni një zgjidhje të përkohshme deri atëherë.

-Ju faleminderit!

-Mirupafshim!

Punonjësia sociale u largua duke lënë prapa një mal me shqetësime. Lea ishte duke i dëgjuar të gjitha prapa derës.

-Nuk dua të iki në jetimore!- më bërtiti.-Ti më premtove që s'do ndaheshim kurrë, mbaje premtimin tani.

Sapo tha këto fjalë iku me vrap në dhomën e saj, e kyçi derën dhe filloi të qante. Unë vura duart në kokë dhe po i lutesha mamit të më ndihmonte. Duhej të gjeja një zgjidhje që të mos ndahesha nga Lea, po si?

Teta Ana dhe zoti Andrea propozuan të na merrnin në kujdestari, por s'mund t'i shqetësoja dhe ata, mjaftueshëm probleme kishin vetë, s'mund t'i bëheshim barrë edhe unë me Lean, sidomos tani që të sy ishin të papunë. Megjithatë i falenderova nga thellësia e zemrës, pasi janë të paktë njerëzit që të duan me të vërtetë.

Luisi! Luisi ishte e vetmja zgjidhje. Mora xhaketën me nxitim dhe dola nga shtëpia. S'e mendoja kurrë, po kurrë që do të vinte një ditë që unë do t'i lëpihesha atij të pavleri për ndihmë. Lean e lashë brenda me teta Anën. I hipa motorit dhe u nisa për në kompaninë e tij. Gjatë gjithë rrugës po projektoja me mendje se çfarë do t'i thoja, si do të sillesha, çfarë do të thoshte. Isha shumë konfuz: nga njëra anë s'doja t'ia shikoja fytyrën atij njeriu, por nga ana tjetër duhej ta pranoja që kisha nevojë për ndihmën e tij në ato çaste, jo unë po Lea që u tret fare nga meraku.

Kur mbërrita para derës së zyrës së tij nuk kisha guxim të trokisja në derë. Pas disa sekondash dera u hap nga vetë Luisi, i cili do të shkonte në një takim.

-Kristi, ti këtu?

-Nëse s'do të më shikosh po largohem.

-Jo, jo, çfarë je duke thënë, eja brenda. Vetëm u çudita. Nuk e prisja të vije të më takoje.

- Mos të ngrihen shumë veshët se s'më mori malli për fytyrën tënde. S'kam ardhur për ty. Kam ardhur për Lean. Para vetëm disa minutash ishte punonjësia sociale në shtëpinë tonë.

-Eja futu njëherë brenda!

Hyra në zyrë, por s'u ula.

- Nëse nuk gjejmë një kujdestar brenda pak ditëve, gjykata do të na çojë në jetimore. S'do të ishte e nevojshme të vija këtu nëse do të isha tetëmbëdhjetë vjeç, por tani më duhet ndihma jote, megjithëse e urrej ta pranoj. Pranon të na marrësh nën kujdestari derisa të mbush tetëmbëdhjetë dhe të dalë vetë në jetë, duke marrë edhe Lean sipër meje?

-Patjetër që pranoj bir, jo vetëm sa të shkosh ti tetëmbëdhjetë vjeç, po sa të jem gjallë.

-Pikësëpari s'jam yt bir, yt bir ka vdekur për ty nëntë vite më parë dhe së dyti s'kam nevojë për aq shumë kohë,-iu përgjigja me mospërfillje.

Te mungoj?(COMPLETED)✔Where stories live. Discover now