Pasdite i propozova Amit të bënim një shëtitje nga parku Botanik. Ajo pranoi pa hezitim.
Isha duke veshur konversat, kur ra dera. Ishte teta Ana, komshia jonë.
-Përshëndetje teta Ana!
-Përshëndetje xhan. Po del?
-Po. Mami është brenda. Eja, hyni.
-Faleminderit! Ia kalofsh mirë!
-Mirupafshim!
Vura kaskën dhe hipa në motorr. Rrugës për në kopshtin Botanik bleva një trëndafil të kuq për Amin. Ajo s'kishte ardhur akoma kur mbërrita unë. Po e prisja në hyrjen e kopshtit. Ajo mbërriti pas pesë minutash. Kishte veshur një fustan mustard me lule dhe kambale të zeza, flokët i kishte kapur bisht dhe kishte vënë një kordele. Ngjante shumë e ëmbël ashtu,si një engjëll.
-Më fal për vonesën, po më çmendi mami. Jo vish pardesynë se do ftohesh, jo mos i kap flokët se të shkojnë më shumë lëshuar. Mezi i shpëtova.
-S'ka problem. Je bërë shumë e bukur. Trëndafili është për ty, megjithëse s'mund të krahasohet me ty.
-Aaawww! Më pëlqen shumë!
-Eja tani, bëjmë një shtëtitje.- i thashë duke e puthur në kokë.
-Dakort!
Për nja një orë folëm për gjëra të zakonshme, çfarë kishim bërë gjatë ditës, asgjë interesante. Më pas erdhi çasti i shumëpritur. Ami u ul në një stol dhe po më shikonte në sy disi me trishtim.
-Çfarë ka ndodhur?- e pyeta.
-Kristi, im atë do të më çojë për studimet e larta në Universitetin e Jeilit.
-S'e ke seriozisht apo jo?
-Do të doja shumë të ishte thjesht një shaka, po kjo është e vërteta. Babi ka folur me drejtorin e Universitetit të Jeilit dhe ai është dakort. Madje më ka ofruar dhe burse për shkak të notave të mira që kam.
-Por, ti..unë..ne..
-S'e di Kristi, s'e di. Nuk dua të ndahem nga ty. Nëse ti më thua të qëndroj, unë do të qëndroj. Do t'i them tim eti që do ta vazhdoj shkollën këtu, mjafton të ma kërkosh ti.
-Kam nevojë të mendohem. S'mund të ta kërkoj diçka të tillë Ami. Po flasim për të ardhmen tënde. S'mund të shkatërrosh të mirat që të ka dhënë jeta për mua.
-Po ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë.
-Por unë s'mund të të dhuroj jetën e ëndrrave, atë që babai yt ta dhuron pa problem.
-Paraja mund të ushqejë trupin tim, por dashuria më ushqen shpirtin. Dhe shpirti ështe më i rëndësishëm se gjithçka për mua, ti je gjithçka për mua.
Iu afrova me ngadalë. Faqja e saj u mbështet butësisht në kraharorin tim, kurse buzët e mia u shkrinë në ballin e saj. Doja të ndjente siguri. S'doja të ikte, por kjo ishte më e mira. Ndonjëherë gjërat që do më shumë, nuk i meriton. Ndonjëherë largimi të afron më shumë. Një kaos ndjenjash e mendimesh pushtuan mendjen time. Doja t'i thoja " Ik" po buzët më ishin lidhur, doja të qaja po lotët më ishin tharë, doja të ikja po këmbët nuk i ndjeja. Vetëm qëndroja, pa folur, pa lëvizur, si një statujë e vërtetë. Vetëm para dhjetë minutash zogjtë po këndonin hareshëm, kurse tani dëgjoj vetëm çjerrje që të çpojnë veshët. Doja të dal nga kjo kllapi po s'dija çfarë të bëj. Pa të jeta ime s'do të kishte kuptim. Do të isha si një vazo bosh, e harruar mu në mes të një kopshti lulesh. Çfarë ironie? Sa po mësohesha me lumturinë e vërtetë dhe ajo po më zhvatet nga duart. Paskam lindur për të vuajtur, për të qenë dëshmitar i shpirtrave të humbur mbi tokë.
-Kristi?
-Po, zemër?
-Pse s'vjen edhe ti në qytetin ku do të jetoj dhe unë? Mund ta fillojmë gjithçka nga e para. Do të jemi të dy. Përgjithmonë bashkë, apo jo?
-Po, përgjithmonë bashkë, por s'mund t'i lë motrën dhe mamin këtu, të vetme, pa mbështetje, s'mendon dhe ti kështu?
-Më fal, ke të drejtë, po tregohem shumë egoiste.
-Oh, mos u shqetëso, ti po mendoje për më të mirën. Ami, bjerë dakort me ofertën që të ka bërë zoti Sabian. Unë do të jem pranë teje edhe kur ti të jesh larg, në fund të fundit vetëm tre vjet janë. Pastaj mund të flasim në telefon, në skype.
Pastaj ti do të vish për pushime, unë do të jem duke të pritur gjithmonë tek i njëjti stol. Ti do më përqafosh me mall, do më tregosh për jetën tënde të re, shoqërinë, shkollën dhe unë do të të dëgjoj për orë të tëra pa thënë asnjë fjalë. Mbase kjo mund të mos ndodhë, mbase ti do të fusësh dikë tjetër në jetën tënde, akoma dhe më të rëndësishëm se unë.
-Kurrë!
-Mbase do të ishte më mirë kështu. Një njeri më i mirë se unë do të të bënte më të lumtur.
-Ti je gjithçka imja Krist,-më tha Ami duke qarë. Të lutem mos e thuaj më diçka të tillë. Ti je jeta ime dhe jeta s'është aq e lehtë për t'u flakur. Do të vijë një ditë që ne do të krijojmë një familje së bashku dhe më pas nuk do të ndahemi as edhe një cast. Por duhet të besosh Kristi. E kemi vetë në dorë si do ta shkruajmë historinë tonë. Më premton se s'do ta mendosh më kurrë diçka të tillë dhe se me të vërtetë do të më presësh?
-Të premtoj, të premtoj, të premtoj..
Ami po më përqafonte fort, sikur kishte frikë se mos ky do të ishte fundi jonë. Erdhi dhe dita të cilës unë ia kisha kaq shumë frikën. Ndenjëm dhe pak ashtu, më pas çova Amin në shtëpi. Sapo mbërrita në shtëpinë time shkova direkt e në dhomë. Mbylla derën dhe po mendoja për gjithçka më kishte ndodhur në kaq pak kohë. Të gjitha ëndrrat më ishin kthyer përmbys.
Por unë do të pres Ami, të premtova. Përgjithmonë!
VOCÊ ESTÁ LENDO
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...