Ami ishte duke më pritur tek dera e shkollës të premten. Kishte veshur një fustan me lule dhe sipër një xhaketë xhins. Po ma bënte me dorë dhe po më buzëqeshte. Sa më kishte munguar ajo buzëqeshje. Shkova drejt saj dhe i dhashë një përqafim të gjatë. Kishte vënë parfum me erë trëndafili.
-Hej boll më përqafove,- më tha Ami duke qeshur.
Ia ktheva të qeshurën dhe e pyeta:
-Do shkojmë për piknik, është e premte, nesër s'ka shkollë.
-Mirë po vendin do ta zgjedh unë.
-OK!
-Në tre të jesh gati, mirë?
Pranova me një lëvizje të lehtë koke. Rrugës për në shtëpi bleva proshutë, djathë, disa pije freskuse dhe mos kujtoni se harrova të ble një buqetë me lule. Ami e meriton. Lea ishte duke luajtur ne oborr me kukullat e saj, kurse mami po ujiste lulet.
-Ma, të lutem do më përgatisësh disa sanduicë?
-Ku po vete?- më pyeti Lea.- Më merr dhe mua, më merr dhe mua, të lutemmm!
-Jo! Po shkoj për piknik me Amin. Herë tjetër.
-Pseee?
-Jo të thashë!
Mami qeshte nën hijen e pemës së portokallit, pastaj më tha t'i fusja qeskat brenda, sepse ajo i kishte duar pis. I hoqi dorashkat, bëri një dush dhe më pas erdhi te unë.
-Krist e mban mend para disa kohësh kur të thashë se ti ke diçka më shumë me Amit dhe ti m'u përgjigje: " Jo, e kam veçse një shoqe", sikur po del fjala ime, apo jo?
Unë u skuqa në fytyrë dhe po ndjeja një zjarrmi përbrenda meje.
-Ma do ti bësh ata sanduiçë, apo jo?
- Mirë, mirë, qetësohu, por dëgjo. Dashuria është ndjenja më e fuqishme në botë. S'ka magji që i thyen muret e saj. Sytë, zemrat, shpirtrat shkrihen në muza paqeje. Ti do dashurosh fort vogëlushi im. Oh sa fort! Do verbohesh nga lumturia dhe drita. Do ngrohesh nën zjarrin e ndjenjave, por mos harro, kujdes se mund të digjesh. Mund të digjesh nën flakët e pasionit dhe të shkrumbohesh nën gënjeshtrat e pathëna. Ndërto një jetë pa dorashka, Krist. Për të qenë i lumtur s'ka nevojë për zbukurime. Ndonjëherë thjeshtësia është thesari më i madh që mund të gjejë njeriu. Ne jemi të ndërtuar në mënyrë të tillë që të kërkojmë shumë, gjithmonë e më shumë, por ti duhet të tregohesh i zgjuar. Tani je burrë dhe do hedhësh hapat e para drejt një bote të panjohur. Mos u udhëhiq vetëm nga ndjenjat, njeriu ka nevojë dhe për arsyen.
Nuk dija se si t'i përgjigjesha, vetëm e putha në ballë dhe i thashë:
-Mos ki merak!
Ami më mori në telefon dhe më tha të takoheshim buzë liqenit, afër këndit të lodrave. Shkova atje dhe e gjeta duke pirë një shishe me ujë.
-Ku është destinacioni ynë i famshëm ?- e pyeta.
-Surprizë! Hajde hip në makinë tani.
U ula në vendin e pasagjerit dhe po mendoja me vete ku mund të shkonim. Qielli kishte një ngjyrë bojëqielli të hapur, shumë të bukur, pa re dhe me një diell që rrezatonte. Po shkonim drejt veriut. Po përpiqesha të kujtoja ndonjë vend të përshtatshëm për piknik nga këto anë, por s'po më vinte asnjë ndërmend. Kjo anë e qytetit ishte e mbushur me të mbjella dhe me pemë frutore. Ku po shkonim kështu? Rruga e keqe me gropa na hodhi përpjetë.
-Ku po shkojmë kështu? Seriozisht e kam, kemi gjithë atë kohë qe udhëtojmë nëpër këto rrugë po asgjë.
Ami s'më kthente përgjigje.
YOU ARE READING
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomanceNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...