-Jo! M'u hiq qafe! JO!
-Amiii ku je, Ami!!
Po vrapoja në drejtim të zërit të saj që dukej shumë I largët, sepse here pas here mbytej në errësirë. Çfarë po ndodhte?
-Ami, ku je?- po ulërisja po ajo s'po më përgjigjej. Ndjeva lotët se si po më binin mbi faqe si rrëke nga frika se mos ishte lënduar.
Do kthehesha në rrugën tjetër kur sytë më zunë dy silueta.
-Largohu prej saj ti plehrë!
Një djalë rreth të tridhjetave e kishte ngjeshur Amin mbrapa një muri dhe ia kishte shqyer fustanin. Fytyra e saj ishte zhgaravitur nga rimeli që I kishte rënë për shkak të lotëve dhe zëri I kishte ikur nga të bërtiturat e shumta.
Duart e asaj kafshës po rrëshkisnin nëpër trupin e saj: me njërën I mbante duart, kurse tjetrën ia kishte vënë në fund të barkut dhe po e çonte edhe më poshtë. Zemra m'u ça në mijëra copa kur sytë e saj më pane me frikë duke m'u lutur ta shpëtoja.
Sytë m'u errën, frymëmarrja m'u përshpejtua dhe e kam shkulur atë kriminel nga Ami me një forcë që as vetë s'e dija që e kisha. I gjuajta në nofullë duke e rrëzuar përdhe. Nga goja e tij gjaku po rridhte rrëke, por s'ma ndjente fare. Ai kishte guxuar të kapte një radhë të parë një femër, e lëre më pas dashurinë e jetës sime. Grushtat I mi binin si shigjeta mbi fytyrën e tij. Sa më shumë I gjuaja, akoma dhe më shumë doja të vazhdoja.
Njerëz të tillë s'e meritojnë të jetojnë.
-M..më fal!- po thoshte nëpër dhëmbë, por ajo falje s'bënte as edhe një thërrmijë efekti mbi mua.
-Kristi, ndalo të lutem, do ta vrasësh!-ndjeva duart e Amit që po përpiqej të më ndalonte, por instikti më thoshte të vazhdoja ta gjuaja.
Ami po më tërhiqte akoma dhe më shumë e unë në nerva e sipër e largova tutje duke e rrëzuar në tokë. Çfarë dreqin isha duke bërë!
-Ami je mirë? Të lëndova?
E harrova fare atë plehrën që ia nxora shpirtin nga vendi dhe shkova drejt saj.
-Më fal zemër nuk doja!- I vura duart mbi fytyrën e saj dhe u ula në gjunjë. Lotët më pushtuan sërisht dhe dukej se kësaj radhe s'kishin për të mbaruar shpejt.
-Shhh s'ka gjë.- Gishtat e saj të vegjël po fërkonin fytyrën time duke m'I larguar lotët, port ë tjerë shpëtonin sërisht prej syve të mi.
-Të lutem, largohemi prej këtu!- më tha me gjysmë zëri dhe nuk hezitova aspak.
Hoqa xhaketën time dhe e vura sipër trupit të saj dhe e mora në krah. Kur shkova tek makina që më ishte rezervuar mua, atë e kishte zënë gjumi.
-Për në hotel.- I thashë shoferit që po më shikonte çuditshëm.- Të lutem nxito!- iu përgjërova dhe ai vetëm tundi kokën dhe u nisëm.
Kur mbërritëm në hotel, e vura Amin në krevatin tim dhe po e shikoja duke më dalë sërisht lot nga sytë. Kaq sa kam qarë atë ditë, kisha qarë vetëm në varrimin e nënës sime.
Nuk mund ta shikoja dot trupin e saj aq të lakuriqtë. Më dhimbte në zemër kur e shikoja aq të brishtë dhe të pambrojtur. Shkova në dollapin tim dhe mora një bluzë me krahë të shkurtra dhe një pale tuta. Ia hoqa fustanin, që s'mund të quhej më fustan dhe me ngadalë I vesha rrobat e mia sepse s'doja ta zgjoja. Në qafë mbante ende medaljonin që I kisha dhuruar unë. Ajo s'më kishte harruar. I mungoja po aq sa më mungonte dhe ajo mua. Më pas u shtriva pranë saj dhe ia vura kokën në krahun tim. Me dorë po I fshija rimelin dhe po ia largoja flokët e pabindur nga fytyra e saj e bukur.
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Te mungoj?(COMPLETED)✔
RomantizmNje premtim. Ai dhe ajo. A jane te fuqishem mjaftueshem sa t'ia dalin mbane sfidave te jetes? A ja vlen te luftosh per dashurine dhe kur universi ju do te ndare? A i thyeni dot barrierat e krijuara me fuqine e ndjenjave tuaja? "Pergjithmone, Ami?"...