Kapitulli 2

1.2K 90 46
                                    

Kaluan dhe tre javë të mërzitshme. Qielli, ndonëse ishte i kaltër e pa sekrete, dukej më i zymtë se kurrë. Ai sikur edhe donte të tregonte hijeshi, edhe sikur donte të strukej. Pemët tundeshin furrishëm nga era dhe lëshonin klithma të egra vuajtjeje. Ktheva sytë nga shkolla, tek ajo ndërtesë e vjetër. Kishte tre kate, ishte e bardhë, me gurë gri nëpër kolonat e saj. Çatia ishte kafe, me nuanca në të kuqe, porta e gdhendur me forma aq simetrike sa të sëmurnin. Kopshti ishte i vogel, sikur kërkonte që nxënësit të largoheshin sa më shpejt prej tij, sikur na shante e mallkonte. Apo isha unë që mendoja kështu? Mos ishte mendja ime që e kthente lëndinën në një djerrë?

Isha në cep të shkollës duke u fundosur në botën e fantazisë, kur sytë më zunë krijesën më të bukur që kam parë ndonjëherë. E gjatë, me flokë kafe me onde që i valviteshin në sup si një ujëvarë e qetë. Sytë i shkëlqenin si dy qelqe të pastër kristal, plot jetë... Ah, atë buzëqeshje s'do ta harroj kurrë, aq fëmijnore, aq e vërtetë, plot gjallëri. Ku mund të gjeje buzëqeshje më perfekte se ajo, më të përkryer, të aftë të ndalonte edhe kohën. S'po ndjeja më dhimbje, u përhumba nëpër sytë e bukur të saj, nëpër atë fytyrë engjëllore. Ecte në një mënyrë magjepsëse, që të linte pa frymë. Fustani i ngatërrohej nëpër këmbë dhe librat i mbante fort nëpër duar.Por, ai moment zgjati vetëm pak sekonda(Pse, pse gjithçka e bukur zgjat kaq pak? Pse??) Sytë s'po më duronin dot nga pafuqia, e megjthatë para se të përhumbesha në kurrkund, I thashë vetes këto fjalë: " Do ta gjej!'

Kur u përmenda, e gjeta veten në një klasë në shkollën time. Në mure kishte postera me kafshë, në cep të klasës ishte një dollap plot me enë qelqi, kupa, prova, substanca kimike(ishte kabineti i bio-kimisë) dhe une isha I shtrirë në katër karrige të bashkuara bashkë. Para meje qëndronte një vajzë, që ishte duke lexuar një libër. Po e shikoja I çuditur, me një mjegull që s'po më linte ta dalloja mirë, por që në fakt m'u duk sikur e kisha parë më parë. Sapo do t'i flisja, ajo më tha:

-Përshëndetje!

Une thjesht e përshëndeta me dorë,duke e mbyllur gojën, që më ngeli hapur nga përpjekja ime për t'i folur dhe e lashë te vazhdonte:

-Mendoj se nuk më njeh. Më lejo te prezantohem.

Më zgjati dorën për të më takuar dhe tha:

-Jam në të njëjtin vit me ty dhe së bashku jemi në të njëjtën klasë në orën e biologjisë. Jam Ami, Ami Frank.

- Gëzohem, që të takoj!- Iu pergjigja une pershendetjes se saj duke u ngitur njekohesiht nga karrigia me nje zhurme cjerrese- Por, si ka mundësi që nuk të njoh përderisa jemi në të njëjtën klasë?

-Kam vetëm një javë që jam shpërngulur në këtë qytet dhe në këtë shkollë. Gjatë kësaj jave s'është se ti e ke frekuentuar shumë shkollën,- më tha ajo duke bërë një gjest që mbështeste argumentin e saj.

-Po, atëherë nga e di ti se kush jam?

-S'e beson që të solla e vetme deri këtu apo jo? Djemtë që më ndihmuan më treguan emrin tënd dhe më duhet të them që je shumë i famshëm në klasë, s'ka ditë që të mos përmendet emri yt, sidomos kur bëhet apeli i klasës.

-Sigurisht, s'kishe si të më njihje ndryshe. Mmm...po si më gjete?

- Ah, po! Isha duke bërë një shëtitje në oborr dhe të gjeta të shtrirë anash shkollës. Nuk mund të të lija ashtu, pa ndjenja.

Une pëshpërita: " Sikur të ishte thjesht humbje ndjenjash."

-Më fal?!

-Jo asgjë! Vetëm më thuaj, sa është ora?

Ami m'u përgjigj duke thënë se ishte dy, duke më bërë të kujtoj, se para një ore duhej të kisha marrë motrën time të vogël, Lean, nga shkolla e saj dhe ta çoja në shtëpi.

Te mungoj?(COMPLETED)✔Onde histórias criam vida. Descubra agora