Kapitulli 13

390 70 6
                                    

Kur pashë liqenin më erdhi një dëshirë e madhe për të ndenjur buzë tij , të ndjeja se si era më binte në fytyrë dhe sesi dielli më ledhatonte me butësi.

-Ma, të lutem do ndalojmë pak tek liqeni, vetëm pak.

-Po vajti ora 2 Kristi. Kur do vemë në shtëpi, kur do çojmë Amin.

-Oh për mua mos u shqetësoni. Unë s'e kam problem, -tha Ami.

-Atëherë...- po e shikoja mamin me ata sytë e të pafajshmit, që asnjë nënë s'i reziston dot.

-Mirë, po vetëm për gjysmë ore dakort.

-Ëhë!

Parkuam diku afër liqenit dhe dolëm nga makina. Ngaqë dielli ishte shumë i fortë atë ditë, liqeni shkëlqente i tëri dhe ngjante sikur ishte i mbushur me diamante. Qielli ishte i pushtuar nga zogjtë, që ishin në pritje të ndonjë peshku. Hoqa atletet , po rëra ishte shumë e nxehtë, prandaj po kërceja ngaqë më digjnin këmbët.

-Hahahahahah, ça bën si bebe Kristi?-ia bënte Lea.

-E mirë hiqi dhe ti sandalet.

-Ja shikoje që unë s'do lëviz fare... Mami, mami sa e nxehtë. Uh, uh ku i lashë sandalet.

-E moj, sikur s'do lëvizje nga vendi ti.

Më pa me inat dhe vajti te mami. Edhe Ami i hoqi sandalet dhe vajtëm në breg të liqenit. Po bënim ca ecejake, derisa Ami me tha:

-Kristi, je i sigurt që s'po gabon?

-E për çfarë? Që dola nga spitali?

-Po. Mos është shumë herët? Ti ke vetëm tre javë që ke hequr dorë nga..nga..

-Jo Ami, s'është shumë shpejt. E ke ndjerë ndonjëherë veten sikur po mbytesh ndonëse ujë s'ka, sikur po asfiksohesh ndonëse oksigjeni është me bollëk?

-Po, por çfarë lidhje ka kjo me gjendjen tënde?

-Kështu ndihesha unë atje brenda. Sikur ajo dhomë po vinte duke u ngushtuar gjithnjë e më shumë derisa në fund të më shtypte të gjithin. Nuk rrija dot më atje. Unë s'kthehem më prapa Ami, mos ki frikë. Mendo sikur e shkuara s'ka ekzistuar kurrë, mendo sikur kemi rilindur dhe duam të rregullojmë çdo pakënaqësi në jetën tonë... të paktën ato që kemi vetë në dorë.

-S'është dhe aq e lehtë. E shkuara na ka sjellë ku jemi sot, s'mund ta shumëzojmë me zero dhe ta flakim nga kujtimet tona. E di çfarë mendoj? S'ka problem që na kanë ndodhur gjithë këto, ne do t'i luftojmë nëse do të jemi bashkë, nëse s'ndahemi kurrë. Kështu do t'ia dalim. Të lutem më thuaj që kam të drejtë.

-Ti gjithmonë ke të drejtë dhe të premtoj se ne do të jemi gjithmonë bashkë. Kjo është e vetmja gjë që unë e them me siguri të plotë.

Sa më kishin munguar përqafimet e Amit. Tek to ndjej mbrojtje, qetësi.

Mami po na e bënte me dorë që të ktheheshim, pasi vajti vonë. Nxituam për tek ajo dhe u futëm në makinë. Kur mbërritëm në shtëpi, mami shkoi në kuzhinë për të bërë lazanja. Si gjithmonë kishte harruar të blinte petët.

-Kristi?

-E kuptova, e kuptova." Kristi, zemër, ik bli pak petët e lazanjës në dyqan se na kanë mbaruar."

-More me kë tallesh ti!

-Me asnjë, ika. Bye, hahaha!

Kisha vajtur në gjysmë të rrugës, kur u kujtova: kisha harruar të merrja lekët. U ktheva mbrapsht, kur u përplasa me një burrë.

-Më falni! Nuk doja të përplasesha me ju, po nuk ju pashë.

-S'ka gjë jo, mos u shqetësoni.

Diku e kisha dëgjuar këtë zë po nuk më kujtohej.

"Kush e ka këtë zë? Kush?!"

Te mungoj?(COMPLETED)✔Where stories live. Discover now