Kapitulli 9

408 65 10
                                    

                                                                              vazhdimi...

Babi në shtëpi vinte ç'do herë e më rrallë, prandaj vendosa ta ndiqja. Prapë ajo vajzë. Kush ishte ajo? Babi u fut në kompani dhe ajo vajzë e ndoqi nga pas. Edhe unë. Po futej në zyrën e tij kur ç'të shikoj! Babi i dha një të puthur vajzës 25 vjeçare. Unë lëshova një klithmë që ngriti tërë kompaninë në këmbë. Babi ktheu sytë drejt meje dhe ngriu. Ai erdhi me hapa galopanë drejt meje dhe me një shikim tradhtari.

-Kristi, ç'do ti këtu i vetëm?

-C'dua unë këtu ba apo ç'do ti me këtë këtu? Prandaj s'erdhe kur lindi Lea, prandaj s'ke ardhur për ditë të tëra në shtëpi dhe kur vjen vetëm bërtet? PRANDAJ!

-Kristi, po jo të keqen babi. Marisa është vetëm një shoqe.

-Shoqet nuk puthen ba në atë mënyrë, shoqet nuk puthen!

U largova me vrap nga kompania dhe shkova për në shtëpi. E si mund t'ia tregoja mamit këtë tradhti, e si mund ta bëja të vuante më shumë se kaq. Ajo me kaq dhe ishte kthyer në një mjerane, imagjino si do bëhej kur të merrte vesh çdo gjë. Nuk i tregova, as atë ditë, as ditët që pasuan. Mundohesha të dukesha i lumtur, gjithmonë që t'ia hiqja dhe asaj disi mendjen, po s'ishte aq e lehtë.

Kur u ngrita në mëngjes pashë mamin dhe babin në kuzhinë që po ziheshin. Babi po akuzonte mamin se i kishte dhënë një dosje tjetër për në punë. Ajo s'e dinte fare se për çfarë bëhej fjalë dhe po rrinte si e shushatur.

-Luis, ç'je duke thënë? Unë s'ti kam kapur me dorë dosjet.

-S'mi ke kapur me dorë hë!

Pas këtyre fjalëve erdhi një shuplakë që ia plasi kokën mamit në bufe dhe e gjakosi. Unë u tmerrova. Në çfarë ishte shndërruar im atë kështu, heroi im? Këtu s'mund të rrija dot më pa folur.

-Ba çfarë bën kështu, je mirë apo po luan mendsh?

-Kristi mos ndërhy ti!

-Mos të ndërhyj? Faktikisht ti s'duhet të ndërhysh në punët tona, je ti ai që duhet të marrësh ato plaçkat e tua të qelbura dhe të largohesh prej këtu! Tradhtar! Largohu! Si guxon ta prekësh mamin me dorë, kur ti tani ke një grua tjetër! Si guxon?

-Kristi s'ka gjë xhan, babi vetëm sa u nxeh pak, s'ka gjë.

-Ma mos e mbro, unë e di shumë mirë që ai po të tradhton me një tjetër. Ik tek ajo pra, pse rri këtu, për të na shkatërruar ne të gjithë? Zhduku! Apo s'të pranon e dashura në shtëpi se je shumë plak për të! Përgjigju!

E vetmja përgjigje që më erdhi ishte një përplasje dere, që s'u hap më kurrë prej tij. Për vite të tëra çdo mëngjes ulesha në fund të shkallëve para derës për të parë se mos hapej prej babait tim të penduar, po ajo s'u hap kurrë. Kurrë!

Te mungoj?(COMPLETED)✔Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang