Kapitulli 40

361 49 58
                                    


S'ka pasur ditë që të mos i kem vajtur mamit tek varri: shkoj atje, e pastroj e pastaj ulem dhe bisedoj me të për jetën time e të Leas. Dua ta përqafoj fort, por më ofrohet vetëm mermeri gri; dua t'ia shkriftoj flokët e megjithatë duhet të mjaftohem me trëndafilat mbi kokën e saj; dua të dëgjoj zërin e saj, por ai ia lë vendin shushurimës së erës.

Me Luisin asnjëherë s'kemi për të pasur të njëjtën siguri që kishim me mamin, por e falem: edhe unë, edhe Lea. S'keni për ta besuar kur ju them sesa më kishte munguar të thoja fjalën "babi." Sado të jetë munduar mami që të plotësojë të gjitha nevojat tona duke punuar që në 10 të darkës, fëmija ka nevojë për figurën e të dy prindërve. Gjithmonë kam ëndërruar se si do ishte të shikoja ndeshje futbolli me babin ose akoma më mirë të shkonim në stadium, të luanim basketboll deri vonë në darkë në oborrin prapa shtëpisë apo të më mësonte se si të ngisja makinën, si të sillesha me gocat , si të sillesha me shoqërinë. Mund të duket si diçka klishe, pa pikë rëndësie, por që bën diferencën. Të gjitha këto duhet t'I mësoja vetë, s'ishte askush që të më drejtonte dhe të më udhëzonte. Do thoni ju të thoni se kisha mamin, s'është aspak e njëjta gjë. Aspak!

Lea u afrua më shpejt me Luisin, babin, kurse unë i ndenja për një kohë të gjatë larg, por s'mund t'i rezisoja dot lotëve të tij, gjunjëzimit para këmbëve të mia dhe kërkesës së vazhdueshme për falje. Siç ka thënë dhe Lewis B. Smedes:" Të falësh është si të çlirosh një të burgosur dhe ai I burgosur ishe ti." S'është e lehtë ta hapësh zemrën, por kur e hap e kupton se sa shumë të zmadhohet ajo.

Unë fillova të punoja me Lilon gjatë ditës për turin e saj, kurse darkave isha Dj tek "Tuneli". Parapëlqeva të mos isha i varur nga im atë. Një ditë do të largohesha prej tij, prandaj do të ishte më mirë që të isha i përgatitur.

Ajo ditë nuk vonoi të vinte. Zemra ime i përkiste ende Amit. Po e saja, rrihet ende nën melodinë e dashurisë sonë? Për këtë nuk isha i sigurt, por shpresoja që të ishte ende duke menduar për mua. E di që është diçka shumë egoiste, por në fund të fundit çdokush ka një grimcë egoizmi brenda tij. Më mungonte shumë, ëndrrat e mia ishin të pushtuara nga figura e Amit, nga prania e saj. Shkoja shpesh tek shtëpia e saj, por asnjëherë nuk i bija derës, vetëm rrija poshtë dritares së saj dhe shpresoja se një ditë ajo do të hapej dhe prej aty do të dilte princesha ime, shumë e lumtur që po më shikonte pas kaq shumë kohësh.

Diçka e tillë nuk ndodhi asnjëherë. I shkruaja letra çdo ditë, por asnjëherë nuk gjeta guximin t'ia dërgoja. I mbaja të kyçura në sirtarin e komodinës, duke shpresuar se një ditë do ta gjeja guximin brenda vetes dhe do t'ia dërgoja.

Pyesja gjithmonë në postë se mos më kishte ardhur ndonjë letër. Ndoshta në qoftë se Ami do të më kishte dërguar qoftë edhe një përshëndetje, ndoshta do të kisha vepruar ndryshe, ndoshta do t'i isha përgjigjur, ndoshta do t'i kisha shpjeguar gjithçka.

Ndoshta ishte rastësi oferta e Lilos për të qënë I ftuar I saj, por ndoshta ishte edhe vullnet i Zotit. Ndoshta Ai donte që unë me Amin më në fund të bashkoheshim prapë bashkë. Ndoshta, ndoshta, ndoshta por asgjë, kurrgjë. Brenda meje buronin aq shumë pyetje sa ishte e pamundur t'i përgjigjesha i vetëm.

Tani gjithçka është në dorë të kohës. Të shohim çfarë do të na serviri.

Ndjej një trokitur në derë. Ngrihem nga krevati dhe filloj të vesh një palë tuta sepse po flija vetëm me bokse. E trokitura bëhet më e fortë, shurdhuhese.

-Aman kushdo qoftë prit dy minuta sa të vishem. S'vjen rrobi të të trokasë që në pikë të mëngjesit.

Sa hap derën nis kënga:" Shumë urime për ty, shumë urime për ty, shumë urime për Kristin, shumë urime për tyyy..."

Te mungoj?(COMPLETED)✔Where stories live. Discover now