Kapitulli 34

352 58 51
                                    

E premtja erdhi. E paftuar ngacmonte rrahjet e zemrës.

-Vilmeri do vijë të të marrë sot, apo jo?- e pyeti Sibila Amin sikur s'e mbante mend, ndërkohë që futi në gojë një copë picë me extra djathë. Në të vërtetë ajo ishte mëse e informuar për gjithçka, ajo madje ishte dhe arsyeja pse Ami me Vilmerin u njohën.

-Silbia, nuk dua të shkoj! Merre në telefon tët vella dhe thuaji të mos mundohet kot. Mes nesh s'do të funksionojë.

-Por pse?

-Se s'dua unë.

-Po pse???

-Pse kërkon të dish gjëra që s'të përkasin? Kam arsyet e mia dhe kam bërë një premtim që s'kam ndërmend ta thyej, as sot as kurrë.

- Si s'më përket? Ti je shoqja ime e ngushtë dhe mes shoqeve të ngushta s'ka sekrete, prandaj hape gojën. Ke lënë ndonjë në shtëpi që po të pret?

Ami s'dinte si të përgjigjej. Askush s'ishte duke e pritur ose të paktën ashtu mendonte ajo, por donte të ecte me mendimin se do të vinte një ditë që copëzat e humbura të dashurisë së saj me Kristin do të gjendeshin përsëri dhe do të bashkoheshin për të mos u ndarë më asnjëherë.

-Pse mendohesh? Është shumë e thjeshtë, thjesht thuaj po apo jo?

-Kam premtuar "Përgjithmonë!".- zëri I Amit dridhej nga emocionet dhe filloi të kërciste gishtat e duarve.- Jo shumë kohë më parë isha e lidhur me një djalë, Kristi. I premtuam njëri-tjetrit që çfarëdo gjëje që do të përpiqej të na ndante do ta flaknim tej pa hezituar aspak. E doja shumë dhe akoma e dua, nuk mund ta harroj dot dikë te cilit i kam dorëzuar shpirtin, është e pamundur.

Babi më siguroi bursë studimi këtu. I thashë Kristit se një fjalë e tij mund të ndryshonte gjithçka, se një "Mos shko!" do të na mbante ende bashkë, por ai ishte i një mendimi komplet ndryshe nga unë. Kristi më kërkoi të largohesha, se gjoja ishte më e mira për mua, se do të përfitoja nga jeta e re, nga mundësitë e shumta që do të më ndiqnin gjatë jetës, por unë doja të rrija me të. Mendova se do të mund ta vazhdonim lidhjen tonë, se do të mund t'i bënim miljet metra, por s'ndodhi kështu.

Rrugët tona u ndanë vetëm katër ditë para se të nisesha për këtu. Ende jam nën efektin e asaj dashurie dhe s'e besoj se kam për të dalë ndonjëherë. Unë dua ta pres Sibila, jam e sigurt se ai do të vijë, e di që edhe ai më do po kaq shumë sa edhe unë. Vetëm t'ia shikoje sytë kur më thoshte "Të dua!". Shkëlqenin! Ishin kaq të pastër, të sinqertë. Nën përqafimet e tij ndihesha kaq e mbrojtur, kaq e bekuar që kisha pranë dikë që më donte pa kushte, pa shkak.

-Mund të jetë shumë vonë kur Kristi të vijë përsëri afër teje. Ndoshta edhe kurrë.

-Mos i thuaj "Kurrë!" dashurisë. Ajo pret, pret deri në përjetësi.

-Atëherë pse s'të ka marrë qoftë një herë të vetme në telefon? Shumë mirë mund t'ia kishte kërkuar prindërve të tu.

-S'di të të përgjigjem. Kam pyetur mamin sa herë që flasim se si është ai, si është mamaja e tij, teta Dona, pasi ishte sëmurë me leukemi, por mami më ka thënë që janë shumë mirë, prandaj s'gjej një arsye pse Kristi është zhdukur kështu, pa asnjë shenjë.

-Mos do të thotë që të ka harruar?

-Oi dhe ti mos më fut këto mendime. Nuk e besoj, Kristi s'do më linte kurrë vetëm.

- Të paktën shko bëj qejf një herë të vetme në jetën tënde! Nuk mund të rrish tërë jetën e mbyllur këtu në dhomë. Jam dakort nëse nuk do të kesh diçka serioze, por askush nuk të ndalon të kesh shokë, për më tepër që do të shkoni vetëm të shikoni një film.

Te mungoj?(COMPLETED)✔Where stories live. Discover now