Kryelartë, takova pjesëtarët e tjerë të kompanisë me të cilët do kryhej konferenca, të cilët siç dukej kishin kohë që ishin mbledhur në dhomën e madhe në qendër të së cilës ishte një tavolinë drejtkëndore, e rrethuar nga karrige të shumta lëvizëse.
Një fytyrë m'u duk e njohur, si ta kisha parë diku vite më parë, si të kisha kaluar kohë me të dhe si rrjedhojë më kishte ngelur në mendje. Dukej të ishte aty rreth të pesëdhjetave, i mbajtur fort mirë, me një posturë të drejtë e shprehi të një njeriu serioz.
E pashë për një kohë të gjatë, por nuk i fola, vetëm sa i dhashë një prej buzëqeshjeve të mia të konsideruara "rrëzëllitëse" prej Sejdit.Bisedimi nisi kur Anuelio dhe Bredi arritën të fundit. Njerku im përfitoi të ulej në karrigen bosh që ishte ajo në të majtën time. Për të fshehur bezdisjen, nënqesha lehtë pa parë askënd në veçanti.
Nuk e di se sa orë kaluan duke biseduar, por di diçka: ishin orët më të pakapërcyeshme për mua, edhe pse u përpoqa të tregohesha mjaft e përqëndruar dhe aktive.
Mendja më fluturonte tjetërkund, humbisja në kujtime të së shkuarës, në njerëz të cilët i njihja, në biseda të shkurtra për të cilat nuk e dija nëse ishin vërtet reale apo mendja ime i kishte krijuar sa për të shtyrë kohën.Ndjeva Bredin që më shtyu lehtë në krah për të më sjellë në vete. E hutuar, ngrita kokën që deri në ato momente e kisha mbajtur ulur, fokusuar te një njollë e zbehtë në tavolinë dhe shikimin s'po dija nga ta çoja, se s'e kisha idenë se cili prej tyre më kishte pyetur.
-Më falni, u hutova për pak çaste, - thashë duke ruajtur të njëjtin qëndrim të patrazuar.
-Jam i interesuar të di nëse keni ndonjë ide tjetër për këtë çështje, - më tha i njëjti person që më kishte bërë përshtypje në fillim, Xhoni, emër ky që e fiksova gjatë mbledhjes.
Para se të përgjigjesha, rikujtova edhe një herë gjërat për të cilat kishim folur dhe lehtë shkunda supet.
-Jo, gjithë ç'mendoja e thashë, - qe kjo një përgjigje e sinqertë nga ana ime.
Pas një dialogu të shkurtër që ai bëri me të tjerët në dhomë, dëgjova më në fund fjalët e shumëpritura "Shumë mirë atëherë, besoj se këtu mbaron edhe kjo mbledhje".
Mora frymë e çliruar dhe u ngrita menjëherë prej karriges për të dalë e para nga ajo dhomë që më dukej mbytëse, e errët dhe pa dritë.
Ndieja hapa mbrapa vetes, por nuk ktheja kokën për të parë se kush ishte, vetëm vazhdoja dhe ecja me hapa të sigurt nëpër hollin e gjatë e të pastër.Vendosa të ndaloja kur dola jashtë ndërtesës, me mendimin e vetëm për t'u ndeshur me Arvelin e t'i kërkoja të uleshim diku vetëm.
-Arv.. - por vetëm kaq munda të thosha, se pikërisht në momentin kur doli ai, një tjetër prezencë do vija re pranë vetes. -Xhon?
-Mund të bisedojmë pak?
E vështrova për pak çaste hezitueshëm në fytyrë para se pa rrugëdalje tjetër të pohoja. Mohimi do të thoshte për mua që të qëndroja net me radhë e penduar që nuk e shfrytëzova mundësinë për ta njohur.
Më çoi te një lokal i vogël përballë ndërtesës ku disa minuta më parë kishim qëndruar e zumë atje dy karrige të rehatshme pranë dritares së madhe, e cila na jepte mundësinë të shihnim ato çka ndodhnin jashtë.
-Fabiola, - e nisi ai bisedën duke më vështruar në sy teksa buzëqeshte mistershëm. Nuk ishte një thirrje për mua ajo fjalë, më tepër ishte sikur të thoshte "pra, të kam ty përballë". -Nuk jam i sigurt nëse më mban mend akoma.
-Më kujtohesh mjegullt. S'mund të them me siguri se kush je.
-Kam qenë mik me babanë tënd, Robertin. Shpesh vija t'ju vizitoja te shtëpia në Detroit.
Aq pak fjalë mjaftuan të më sillnin kujtime të tjera në mendje për të cilat deri në ato momente s'isha në dijeni që i kisha përjetuar.
Kujtimet e zbehta më bënë të kuptoja se sa shumë e doja Xhonin kur isha një vajzë e vogël, se sa shumë më pëlqenin dhuratat që ai më bënte shpesh. Pas babit, tek ai kisha gjithë mbështetjen që më nevojitej, mbështetje kjo që do doja aq shumë ta merrja pas humbjes së tim eti e s'e gjeta dot tek askush.Buzëqesha teksa përpiqesha të dukesha e fortë e të mos e lija veten të thyhesha nga ato kujtime.
-Ti vije në shtëpi e unë të fshihja këpucët që të mos ikje.
-Ke qenë një mistrece që ç'të të them, - më tha duke qeshur. - Jam kurioz të di nëse vitet të kanë ndryshuar.
-Ashtu siç bënë me të gjithë, bënë edhe me mua.
-Kam frikë se mos ndoshta te ti kanë pasur më tepër ndikim.
Biseda mori një kthesë 360 gradë brenda sekondës: nëse deri pak më parë kishte qenë hokatare, tashmë bëri që të më kaplonte një trishtim i thellë, që kisha frikë se mos ma hiqte tutje atë qetësi e siguri që kisha krijuar plot mund.
Vazhdova ta shihja në sy e patundur, e frikësuar për t'ia treguar ndjenjat e mia të errëta.
-Nuk e di, nuk kam vënë re ndonjë ndryshim drastik.
-Do preferoja që këtë temë ta linim për më vonë. Jam i sigurt se të ka ikur ajo lirshmëria në të folur, sidomos me dikë si unë, që ke vite pa e parë e takuar.
Nëse do ishte dikush tjetër, do ishte gënjyer prej fjalëve të mia, ndoshta mund të ishte gënjyer edhe ai sikur të mos e dinte të shkuarën time të dhimbshme.
-Koha s'ka për t'i ndryshuar mendimet e mia, - bëra një tjetër përpjekje për t'ia mbushur mendjen.
-Kam përshtypjen se besimi tek unë po, - dhe ai sigurisht nuk do hiqte dorë nga e tija. - Dhe mos të të duket i çuditshëm ky interesim. Roberti gjithnjë më është lutur të kujdesesha për ty nëse atij i ndodhte diçka.
Qetësi për disa çaste, ose më mirë le të them heshtje vrastare. Sa më gërryenin përbrenda biseda të tilla, sa më rëndonin në shpirt.
-Kam disa gjëra të Robertit që i kam ruajtur për vite. Mendoj se më tepër se mua, ato të takojnë ty.
E di se sytë po më ndrisnin në ato momente, ndoshta nga ajo dritë e paktë e diellit, ose ndoshta nga bulëzat e lotëve që m'u formuan edhe pse desha t'i ndaloja.
-Kur mundem t'i marr?
-Si thua për pak kohë më vonë? Sot do bëje mirë të qetësoheshe, a nuk mendon kështu?
Ula kokën dhimbshëm ndërkohë që miratova me një "ke të drejtë" pëshpëritëse.
-Mund të vish tek unë kur të kesh nevojë.
Nëse ke nevojë për mbështetje, mos ngurro të më kërkosh të takohemi.-E si mund të takohemi shpesh kur unë jetoj në një qytet tjetër e ti këtu në Detroit? - mërmërita duke vështruar jashtë dritares.
-Në fakt kam menduar të shpërngulem. Ndoshta gjej ndonjë shtëpi jo shumë larg banesës sate.
Buzëqesha, përfitova për t'u kapur pas asaj fijeje të hollë lumturie.
-Do ishte perfekte diçka e tillë.
Ai më rrahu shpatullat lehtshëm duke ruajtur të njëjtin vështrim të butë që nga fillimi i takimit.
Ndoshta për herë të parë pas shumë vitesh ndjeva një ndjenjë të ngrohtë atësore brenda vetes, a thua se kisha tim atë përballë kur flisja me Xhonin.
E shtrëngova akoma dhe më fort atë fije që kisha frikë se mos këputej, u kapa fort pas të vetmes dritë shpresëdhënëse që gjeta në horizont.Buzëqesha. Edhe pse e vrarë, buzëqesha.
Që tani e tutje do postoj nga dy ose tre pjesë në ditë, se për disa arsye më duhet ta mbaroj librin sa më shpejt të jetë e mundur. Pra e keni dhe një pjesë tjetër sot, andej midis orës tetë dhe nëntë XD
YOU ARE READING
Peng mëkati
General FictionSot jam peng i mëkatit tim. U ringjall ai mallkim yti që mendova se e kisha vrarë vite më parë. U riktheva sërish në kohën kur aq shumë dëm e dhimbje të shkaktova. Sot më duhet të paguaj, e s'më mbrojnë dot justifikimet e kota. Sot paratë s'më bëjn...